Kapitujt

Hebrenjve: 8. Kryeprifti i Besėlidhjes sė re dhe tė pėrmirėsuar

8

1 Dhe ja, pika kryesore nė kėtė shtjellim: kemi njė Kryeprift tė tillė, i cili rri nė tė djathtėn e fronit tė Madhėrisė nė qiell, 2 si Mbarėshtues i Shenjtėrores dhe i Tendės sė vėrtetė, tė cilėn e ngriti Zoti dhe jo njeriu.

3 Meqenėse ēdo kryeprift vihet pėr tė kushtuar dhurata dhe fli, kėndej edhe Ai ka pėr detyrė tė ketė ēka tė kushtojė. 4 Po tė ishte Ai mbi tokė, nuk do tė ishte as prift, sepse janė ata qė nė fuqi tė Ligjit i kushtojnė dhuratat. 5 Kėta i shėrbejnė figurės dhe hijes sė Tendės qiellore, sikurse qe udhėzuar Moisiu, kur mendonte tė ndėrtonte Tendėn, sepse:

»Shiko - i thuhet - bėji tė gjitha sipas gjedhes qė tė qe dėftuar nė mal

6 Por tani Krishti, fitoi njė shėrbesė shumė mė tė shquar, sepse ėshtė ndėrmjetėsi i Besėlidhjes mė tė mirė, tė themeluar mbi premtime mė tė mira.

7 Po tė kishte qenė me tė vėrtetė Besėlidhja e parė e patėmetė, nuk ishte dashur t’i bėhej vend tjetrės. 8 Sepse, duke i prozhmuar, u thotė:

»Ja, po vijnė ditėt - thotė Zoti - kur do tė bėj me Shtėpinė e Izraelit dhe me shtėpinė e Judės njė Besėlidhje tė re.

9 Jo mė si Besėlidhja qė pata bėrė me etėrit e tyre, kur i mora pėr dore pėr t’i nxjerrė nga toka e Egjiptit. Meqenėse ata nuk qėndruan besnikė ndaj Besėlidhjes sime, prandaj as vetė nuk u kujdesova pėr ta - thotė Zoti.

10 Dhe ja, Besėlidhja tė cilėn do ta lidh me Shtėpinė e Izraelit pas kėtyre ditėve - thotė Zoti: ligjet e mia do t’i thadroj nė shpirtrat e tyre dhe do t’i zgavėroj me shkronja nė zemrat e tyre.

Unė do tė jem Hyji i tyre kurse ata do tė jenė populli im.

11 Askush nuk do ta mėsojė bashkėqytetarin e vet, askush vėllain e vet duke thėnė: ‘Njihe Zotin!’, sepse tė gjithė do tė mė njohin, prej mė tė voglit e deri nė mė tė madhin ndėr ta, 12  sepse do tė kem mėshirė pėr fajet e tyre dhe s’do t’i kujtoj mėkatet e tyre«.

13 Kur thotė »Tė Renė« dėshmon se »E Para« ėshtė plakur; tashti, ēka plaket e vjetrohet, ėshtė afėr zhdukjes.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Kryeprifti i Besėlidhjes sė re dhe tė pė...