Kapitujt

2 e Korintasve: 12. Vegime dhe zbulesa qė pati Pali

12

1 Duhet tė krenohem!? Punė kote! Pra, po ia nisi me vegime e zbulesa tė Zotit. 2 E njoh njė njeri nė Krishtin, i cili, para katėrmbėdhjetė vjetėsh ‑ a ishte nė trupin e vet: nuk e di; a ishte jashtė trupit, nuk e di ‑ e di Hyji ‑ ky njeri qe ngritur nė tė tretin qiell. 3 Dhe e di se ky njeri ‑ a ishte nė trup, a ishte jashtė trupit, nuk e di ‑ e di Hyji ‑ 4 ka qenė ngritur nė parajsė dhe ka dėgjuar fjalė tė patregueshme, tė cilat njeriu nuk guxon t’i pėrsėritė. 5 Pėr atė njeri tė tillė do tė krenohem e jo pėr vetvete nuk do tė lėvdohem, pėrveē me ligėshti (tė mia). 6 Vėrtet, po edhe tė mė mbushej mendja tė lėvdohem, nuk do tė isha i marrė, sepse do tė flisja tė vėrtetėn. Por nuk e bėj qė ndokush tė mos mendojė pėr mua mė shumė se ē’sheh nė mua ose ē’dėgjon prej meje.

7 Dhe qė, tė mos mė rritet mendja pėr shkak tė lartėsisė sė zbulesave, m’u dha nė trup njė ferrė ‑ engjėlli i djallit ‑ pėr tė mė rrahur qė tė mos krenohem. 8 Pėr kėtė gjė tri herė iu luta Zotit tė largohet prej meje. 9 Por Ai m’u pėrgjigj: “Tė mjafton hiri im, sepse fuqia pėrsoset nė ligėshti.” Pėr kėtė arsye me kėnaqėsi do tė krenohem edhe mė tepėr me ligėshtitė e mia qė tė banojė nė mua fuqia e Krishtit.

10 Prandaj kėnaqem

nė ligėshti,

nė sharje,

nė vėshtirėsi,

nė salvime e ngushtica

qė mė bėhen pėr shkak tė Krishtit!

Sepse, kur jam i ligshtė ‑ atėherė jam i fortė.

Kujdesi i Palit pėr kishėn e Korintit

11 U bėra i marrė! Por ju mė ngacmuat! E pra, u desh qė ju tė mė porositni, sepse nė asgjė nuk jam mė i vogėl se “kryeapostujt”, edhe pse nuk jam asgjė. 12 E pra, shenjat dalluese tė apostullit u vėrtetuan ndėr ju: duresė e vazhdueshme nė ēdo provė, shenja tė mrekullueshme, vepra tė bindshme. 13 Dhe, njėmend, nė ēka mbetėt pas kishave tė tjera, pėrveē se unė nuk u bėra barrė pėr ju? Ma falni kėtė “padrejtėsi!”

14 Dhe, ja, tani jam gati tė vij te ju pėr tė tretėn herė dhe nuk do t’ju bėhem barrė, sepse unė nuk e kėrkoj pasurinė tuaj, por ju. Sepse fėmijėt nuk janė tė detyruar tė fitojnė pėr prindėr, por, pėrkundrazi, prindėrit pėr fėmijėt. 15 E unė me gėzim do tė shpenzoj e do tė shpenzohem pėr shpirtrat tuaj. Por, a thua, nėse ju dua mė fort, do tė duhem prej jush mė pak? 16 Ani, nė dashtė! Unė nuk u bėra barrė pėr ju, por kėshtu si jam “dinak”, ju zura ju me “dredhi”. 17 A thua ndoshta ju shfrytėzova me anė tė atyre qė i dėrgova te ju? 18 Unė iu luta Titit dhe e dėrgova bashkė me njė vėlla. A mos ju shfrytėzoi Titi? A thua nuk ecėm tė njėjtės udhė? A thua jo tė njėjtave gjurmė?

19 Ndoshta kaherė mendoni se po mbrohemi para jush? Jo, por po flasim para Hyjit nė Krishtin: tė gjitha kėto i thamė pėr ndėrtimin tuaj, o fort tė dashur! 20 Sepse trembem tė mos ju gjej ndoshta, kur tė vij, ashtu si dėshiroj t’ju gjej dhe se ju do tė mė gjeni ashtu sikurse ju nuk do tė dėshironit: qė rastėsisht tė mos ketė grindje, smirė, zemėrime, rivalitete, tė pėrfolura, spiunime, krenari, kryengritje; 21 qė, pėrsėri, kur tė vij ndėr ju, Hyji im tė mos mė pėrvujtėrojė e tė mė duhet tė qaj pėr shumė prej atyre qė mėkatuan qė pėrpara e nuk iu larguan fėlligėshtisė, ndyrėsisė e shfrenisė qė bėnė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Vegime dhe zbulesa qė pati Pali