Kapitujt

2 e Korintasve: 9. Kėshilla tė tjera lidhur me mbledhjen e ndihmave

9

1 Lidhur me ndihmat nė dobi tė shenjtėrve s’ėshtė nevoja t’ju shkruaj mė gjatė. 2 Vėrtet, e di gatishmėrinė tuaj, pėr tė cilėn mburrem para maqedonasve: “Akaja ėshtė gati qė vitin e shkuar!” Dhe gatishmėria juaj nxiti shumė tė tjerė. 3 Megjithatė po i dėrgoj vėllezėrit qė tė mos hidhet poshtė nė kėtė pikėpamje mburrja jonė pėr ju, qė tė jeni tė gatshėm, siē kam thėnė qė 4 ‑ nėse me mua vijnė maqedonas e ju gjejnė tė papėrgatitur, tė mos koritemi ne ‑ pėr tė mos thėnė ju ‑ pikėrisht nė kėtė gjė, me tė cilėn u mburrėm. 5 Prandaj, e kam ēmuar pėr detyrė t’i dėrgoj pėrpara vėllezėrit qė ta bėjnė gati dhuratėn tuaj tė premtuar qė mė parė e tė jetė gati ‑ si dhuratė bujarie e jo koprracie.

6 Sepse:

“Kush mbjell me horrjati, pak do tė korrė,

e kush mbjell me begati, me begati do tė korrė.”

7 Secili le tė japė aq sa ia do zemra, jo i trishtuar e pėrdhuni, sepse: ‘Hyji e do atė qė jep me gėzim.’ 8 Hyji mund t’ju dhurojė ēdo tė mirė qė gjithmonė tė keni gjithēka mjaft pėr vete e t’ju teprojė gjithnjė pėr tė ndihmuar ēdo vepėr tė mirė, 9 siē ėshtė nė Shkrimin e shenjtė: ‘Ai ndan me bujari, u jep skamnorėve; drejtėsia e tij qėndron nė amshim.’

10 Ai qė mbjellėsit i jep farėn, ai do t’i japė edhe bukėn pėr ushqim. Ai edhe juve do t’ju japė farė e do ta shumėzojė dhe do tė bėjė tė rriten frytet e drejtėsisė suaj. 11 Kėshtu do tė pasuroheni me ēdo bujari, e cila me ndėrmjetėsinė tonė do ta lartėsojė te Hyji himnin e falėnderimit, 12 sepse kjo shėrbesė ndihme nuk vlen vetėm pėr tė pėrmbushur nevojat e shenjtėrve, por edhe ėshtė plot falėnderime tė shumta ndaj Hyjit. 13 Besimtarėt, duke e parė ndihmėn tuaj, do ta lavdėrojnė Hyjin pėr bindjen tuaj kundrejt Ungjillit tė Krishtit dhe pėr bujarinė tuaj, me tė cilėn merrni pjesė me ta e me tė gjithė. 14 Ata do tė luten pėr ju e do ta tregojnė dashurinė e madhe ndaj jush pėr arsye tė begatisė sė hirit qė Hyji ka ndikuar nė ju. 15 Lavdi Hyjit pėr dhuratėn e tij tė patregueshme!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Kėshilla tė tjera lidhur me mbledhjen e ...