Kapitujt

2 e Korintasve: 3. Shėrbesa e Besėlidhjes sė re

3

1 A thua pėrsėri po fillojmė ta porosisim vetveten? A thua kemi nevojė pėr letra porosie si disa pėr ju e prej jush? 2 Letra jonė jeni ju, e shkruar nė zemrat tona, tė cilėn e njohin dhe e lexojnė tė gjithė njerėzit! 3 Sepse ju e tregoni se jeni letra e shkruar prej Krishtit, tė cilės ne i shėrbyem, e shkruar jo me ngjyrė, por me Shpirtin e Hyjit tė gjallė, jo nė rrasa guri, por nė rrasa mishi tė zemrės.

4 E kemi kėtė bindje nėpėr Krishtin nė Hyjin, 5 jo, sikur tė ishim vetė prej vetvetes tė zotėt tė mendojmė gjė, por zotėsia jonė e ka burimin nė Hyjin. 6 Ai na bėri tė aftė tė jemi mbarėshtues tė Besėlidhjes sė re, jo tė shkronjės, por tė Shpirtit; sepse shkronja vret e Shpirti jep jetėn.

7 Tashti, nėse shėrbesa e vdekjes e shkruar nė rrasė guri, ka qenė aq e lavdishme, sa qė bijtė e Izraelit nuk mundėn tė shikojnė nė fytyrėn e Moisiut pėr shkak tė shkėlqimit tė kalueshėm tė fytyrės sė tij, 8 sa mė e lavdishme do tė jetė shėrbesa e Shpirtit Shenjt? 9 E njėmend, nėse shėrbesa e dėnimit ka qenė e lavdishme, shumė mė tepėr duhet tė jetė e lavdishme shėrbesa e drejtėsisė. 10 E vėrtet, nėn kėtė pikėpamje, ēka atėherė ishte e lavdishme, nuk ėshtė mė, nėse krahasohet me lavdinė mė tė shkėlqyeshme. 11 Sepse, nė qoftė se ajo qė duhej tė kalonte ishte e lavdishme, shumė mė tepėr duhet tė jetė e lavdishme kjo qė qėndron pėr amshim.

12 Tė fortė, prandaj, prej njė shprese tė tillė, flasim haptas 13 e jo sikurse Moisiu, i cili vinte vel pėrmbi fytyrė, nė mėnyrė qė izraelitėt tė mos e shihnin mbarimin e njė shkėlqimi tė kalueshėm. 14

Porse u terratis mendja e tyre! E njėmend, edhe sot e kėsaj dite e mbulon ai vel leximin e Besėlidhjes sė vjetėr: nuk u qe zbuluar se nė Krishtin mori fund. 15 Por deri mė sot, sa herė qė lexohet Moisiu, njė vel ua mbulon zemrėn. 16 ‘Vetėm kur tė kthehet Izraeli te Zoti do tė hiqet veli.’ 17 Sepse Zoti ėshtė Shpirt e aty ku ėshtė Shpirti i Zotit, aty ėshtė edhe liria. 18 E ne tė gjithė, tė cilėt, me fytyrė tė zbuluar, bredhim lavdinė e Zotit, me anė tė Shpirtit tė Zotit, shndėrrohemi nė tė njėjtėn trajtė ‑ nga lavdia nė lavdi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Shėrbesa e Besėlidhjes sė re