Kapitujt

2 e Korintasve: 13. Qortimet e fundit dhe pėrshėndetjet

13

1 Ėshtė e treta herė qė dua tė vij te ju.

“Ēdo gjė do tė vendoset sipas fjalėve tė dy ose tre dėshmitarėve.” 2 Kur isha te ju, herėn e dytė, u pata thėnė atyre qė kanė mėkatuar dhe tė gjithė tė tjerėve ‑ po jua them edhe tani qė jam larg jush ‑ po jua rithem qė pėrpara: nėse do tė vij prapė, nuk do t’ju kursej. 3 Sepse ju kėrkoni provėn se nė mua flet Krishti, i cili kundrejt jush nuk ėshtė i pafuqi, por i plotfuqishėm nė ju. 4 Vėrtet, ai qe kryqėzuar pėr shkak tė dobėsisė, por jeton nė saje tė fuqisė sė Hyjit. Po, edhe ne jemi tė ligshtė nė Tė, por do tė jetojmė nė Tė nė saje tė fuqisė sė Hyjit pėr ju.

5 Shqyrtoni mirė vetveten! Shihni a jeni nė fe! Kontrolloni vetveten! A thua ndoshta nuk e njihni vetveten se Krishti Jezus ėshtė nė ju? Nėse jo, atėherė nuk jeni besimtarė tė vėrtetė! 6 Shpresoj se do tė shihni se ne jemi tė vėrtetė. 7 E tani ne i lutemi Hyjit qė ju tė mos bėni kurrnjė tė keqe; jo, pra, qė ne tė dalim tė drejtė, por qė ju tė bėni tė mirėn; ani se mendimi ynė del i gabueshėm. 8 Sepse kurrgjė nuk mund tė bėjmė kundėr sė vėrtetės: pushteti ynė ėshtė vetėm nė dobi tė sė vėrtetės. 9 Po, po, ne gėzohemi kur jemi tė ligshtė e ju tė fortė. Prandaj edhe lutemi qė ju tė bėheni tė pėrsosur. 10 Ja, pra, pse larg jush ju shkruaj kėshtu, me qėllim qė, kur tė gjendem pranė, tė mos mė duhet ta pėrdor me ashpėrsi pushtetin qė Zoti mė dha pėr tė ndėrtuar e jo pėr tė shkatėrruar.

11 Mė nė fund, o vėllezėr, gėzohuni! Mos pushoni sė pėrmirėsuari! Ngushėllohuni dhe jini nė pėrkim me njėri-tjetrin! Jetoni nė paqe e Hyji, prej tė cilit buron dashuria e paqja, do tė jetė me ju.

12 Pėrshėndeteni njėri‑tjetrin me puthje tė shenjtė! Ju bėjnė tė fala tė gjithė shenjtėrit.

13 Hiri i Zotit tonė Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit dhe bashkėsia me Shpirtin Shenjt, qoftė me ju tė gjithė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Qortimet e fundit dhe pėrshėndetjet