Kapitujt

Efesianėve: 1. Bekimi shpirtėror nė Krishtin

1

1 Pali, apostulli i Jezu Krishtit pėr vullnet tė Hyjit:

shenjtėrve qė janė (nė Efes), besimtarėve nė Jezu Krishtin.

2 Paēi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonė, dhe prej Jezu Krishtit Zot!

Bekimi shpirtėror nė Krishtin        

3 Qoftė bekuar Hyji.

Ati i Zotit tonė Jezu Krishtit,

i cili na bekoi

me ēdo bekim shpirtėror

nė qiell

nė Krishtin.

4 Nė Tė na zgjodhi

para krijimit tė botės

qė tė jemi tė shenjtė e tė papėrlyer para Tij

nė dashuri.

5 Ai na parashėnoi pėr vete

tė jemi bij nė shpirt

nė saje tė Jezu Krishtit

me pėlqimin e vullnetit tė vet

6 pėr nder tė lavdisė sė hirit tė tij

me tė cilin na pajisi me anė tė tė Dashurit:

7 nė Tė, nė saje tė gjakut tė tij,

e fituam shpėrblimin;

nė Tė na u falėn fajet

me anė tė begatisė sė hirit tė tij,

8 tė cilin Hyji e ndikoi nė ne

bashkė me ēdo urti e kuptim.

9 Ai na vuri nė dijeni mbi misterin e vullnetit tė vet ‑ synim qė lirisht kishte vendosur qė mė parė ta kryente nė Tė ‑

10 kur tė plotėsohej koha:

d. m. th. tė vėrė ēdo gjė nėn kryesinė e Krishtit,

tė gjitha qeniet qė janė

nė qiell e nė tokė.

11 Nė tė edhe ne u bėmė trashėgimtarė

‑ tė paracaktuar

me vendim tė Atij

qė vepron gjithēka sipas pėlqimit tė vullnetit tė vet ‑

12 tė jemi nė nder tė lavdisė sė tij

‑ne qė qė mė parė e vumė shpresėn nė Krishtin.

13 Po nė Tė edhe ju

qė e dėgjuat fjalėn e sė vėrtetės

‑ Ungjillin e shėlbimit tuaj ‑

pasi besuat nė Tė,

u vulosėt me Shpirtin Shenjt ‑ tė Premtuarin ‑

14 qė ėshtė pengu i trashėgimit tonė:

pėr shpėrblimin e plotė tė atyre

qė u bėnė pronė e Hyjit ‑

nė nder tė Lavdisė sė tij.

Lutja e Palit

15 Prandaj edhe vetė, qė kur dėgjova pėr fenė tuaj nė Jezusin Zot dhe pėr dashurinė kundrejt tė gjithė shenjtėrve, 16 nuk pushoj sė falėnderuari pėr ju e sė kujtuari ju nė lutjet e mia, 17 qė Hyji i Zotit tonė Jezu Krishtit, Ati i Lavdisė, t’ju japė Shpirtin e dijes e tė zbulesės pėr ta njohur Atė; 18 t’ju japė syve tė zemrės (tuaj) dritė, qė tė mund ta kuptoni shpresėn e madhe qė jep thirrja e tij, begatinė e pakufishme tė trashėgimit tė tij ndėr shenjtėr, 19 dhe madhėrinė e pamasė tė fuqisė sė tij kundrejt nesh qė besojmė, tė matur sipas veprimtarisė sė pushtetit dhe forcės sė Tij,

20 tė cilėn e tregoi me vepėr nė Krishtin

duke e ngjallur nga tė vdekurit

dhe duke e vendosur nė tė djathtėn e vet nė qiell,

21 mbi ēdo Principatė, Pushtet,

Fuqi, Zotėrim

dhe mbi ēdo emėr qė mund tė pėrmendet

jo vetėm nė kėtė, por edhe nė botėn e ardhshme.

22 Dhe ēdo gjė vuri nėn kėmbėt e tij

e Atė e vendosi mbi ēdo gjė

‑ pėr Krye tė Kishės,

23 e cila ėshtė Trupi i tij,

plotėsimi i Atij qė plotėson gjithēka nė tė gjithė.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Efesianėve > Bekimi shpirtėror nė Krishtin