Kapitujt

Galatasve: 6. Mbartni barrėn e njėri tjetrit

6

1 Vėllezėr, nėse ndokush bie nė faj, ju qė jeni njerėz shpirtėrorė, forcojeni tė tillin me shpirt butėsie. Ruaje veten qė edhe ti tė mos biesh nė tundim.

2 Mbartjani njėri‑tjetrit barrėn e kėshtu do ta plotėsoni Ligjin e Krishtit.

3 Sepse, po mendoi ndokush se ėshtė diēka ‑ e nuk ėshtė asgjė ‑ ai gėnjen vetveten. 4 Secili le ta shqyrtojė vetė veprėn e vet e atėherė, po gjeti arsye mburrjeje, le tė jetė nė krahasim me vetveten ‑ e jo me tė tjerėt. 5 Sepse, secili do ta mbartė barrėn e vet.

6 Kush merr mėsim nė Fjalėn e Hyjit prej ndokujt, le ta bėjė mėsuesin e vet pjesėtar nė tė gjitha tė mirat e veta.

7 Mos u gėnjeni: Hyji nuk lejon tė vihet nė lojė! Atė qė njeriu mbjell, atė edhe do tė korrė! 8 Kush mbjell nė trup tė vet, nga trupi do tė korrė shkatėrrimin, e kush mbjell nė Shpirt, nga Shpirti do tė korrė jetėn e pasosur.

9 Mos tė lodhemi kurrė duke bėrė mirė; pėr tė vėrtetė, nėse nuk do tė mejmė, patjetėr nė kohėn e duhur, do tė korrim. 10 Prandaj, derisa tė kemi kohė, t’i bėjmė mirė gjithkujt, sidomos vėllezėrve nė fe.

Qortimet e fundit dhe bekimi

11 Shikoni se me ē’germa tė mėdha po ju shkruaj me dorėn time! 12 Tė gjithė ata qė duan tė mbahen tė rėndėsishėm sipas parimeve tė mishit e tė gjakut, tė tillėt ju shtyjnė tė rrethpriteni me qėllim qė tė mos jenė tė salvuar pėr shkak tė kryqit tė Krishtit. 13 E pra, as vetė tė rrethprerėt nuk e mbajnė Ligjin, por duan qė ju tė rrethpriteni, qė tė mund tė mburren me trupin tuaj. 14 Sa pėr mua, mos e thashtė Zoti tė mburrem me tjetėr gjė, pėrveēse me kryqin e Zotit tonė Jezu Krishtit, nėpėr tė cilin pėr mua bota ėshtė e kryqėzuar dhe unė pėr botėn. 15 Sepse s’vlen asgjė as rrethprerja as parrethprerja ‑ por krijesa e re. 16 Tė gjithė ata qė do ta mbajnė kėtė rregull si edhe mbarė Izraeli i Hyjit, paēin paqe e mėshirė!

17 Qė tani askush mė tė mos mė trazojė, sepse unė mbart nė trupin tim shenjat e Jezusit.

18 Hiri i Zotit tonė Jezu Krishtit qoftė me shpirtin tuaj, o vėllezėr! Amen.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Galatasve > Mbartni barrėn e njėri tjetrit