Kapitujt

Efesianėve: 3. Misioni i Palit ndėr paganė

3

1 Pėr kėtė arsye unė Pali, i burgosuri i Krishtit [Jezus] pėr ju paganėt...

2 Mendoj se patjetėr do tė keni marrė vesh pėr hirin qė Hyji, pėr ta ēuar nė vend synimin e vet, ma ka dhėnė pėr tė mirėn tuaj, 3 [se] me zbulesė qesh vėnė nė njohuri tė Misterit, pėr tė cilin shkurtimisht posa ju vura nė dijeni. 4 Duke e lexuar mund ta kuptoni se si unė e marr vesh Misterin e Krishtit, 5 i cili nuk u qe zbuluar njerėzve tė breznive tė shkuara sikurse tani u ėshtė zbuluar nė Shpirt Shenjt apostujve tė tij tė shenjtė dhe profetėve: 6 se paganėt ‑ nė Jezu Krishtin ‑ janė bashkėpjesėtarė tė tė njėjtit trashėgim, bashkėgjymtyrė tė tė njėjtit trup, dhe bashkanėtarė tė tė njėjtit premtim nė saje tė Ungjillit, 7 mbarėshtuesi i tė cilit u bėra me anė tė dhuratės sė hirit tė Hyjit qė m’u dha me fuqinė mrekullisht vepruese tė tijėn.

8 Mua, mė tė voglit ndėr tė gjithė shenjtėrit, m’u dha ky hir: t’ua shpall paganėve pasurinė e pashqyrtueshme tė Krishtit, 9 e tė bėj tė dalė nė dritė [para tė gjithėve] si vihet nė veprim Misteri i mbajtur fshehur qė prej amshimit nė mendjen e Hyjit, Krijuesit tė rruzullimit, 10 qė tani ‑ me anė tė Kishės ‑ tė njoftohen Principatat e Pushtetet nė qiell lidhur me dijen e shumėllojshme tė Hyjit ‑ 11

tė synuar qė prejamshimit e tė zbatuar nėpėr Jezu Krishtin, Zotėrinė tonė. 12 Nė tė kemi, nė saje tė besimit nė Tė, lirinė t’ i afrohemi Hyjit me plot shpresė. 13 Prandaj po ju lutem tė mos ju lėshojė zemra pėr shkak tė vuajtjeve tė mia qė i pėsoj pėr ju! Ato janė nder pėr ju!

Njohja e dashurisė sė Hyjit

14 Pėr kėtė arsye i pėrkul gjunjėt e mi para Atit, 15 prej tė Cilit merr emrin e vet ēdo atėsi nė qiell e mbi tokė, 16 qė tė denjohet, nė saje tė begatisė sė Lavdisė sė vet, t’ju forcojė me anė tė Shpirtit tė vet nė fuqi pėr tė mirėn e njeriut tė brendshėm, 17 qė Krishti tė banojė nė zemrat tuaja me anė tė fesė nė mėnyrė qė, tė rrėnjosur e tė themeluar nė dashuri, 18 tė mund ta kuptoni bashkė me tė gjithė shenjtėrit ēka ėshtė Gjerėsia, Gjatėsia, Lartėsia dhe Thellėsia 19 e ta merrni vesh dashurinė e Krishtit qė kapėrcen ēdo dije kėshtu qė tė mbusheni me tėrė plotėsinė e Hyjit.

20 E Atij, qė, nė saje tė fuqisė qė vepron nė ne, mund tė bėjė shumė mė tepėr se ne mund tė kėrkojmė ose edhe mund tė mendojmė, 21 Atij i qoftė Lavdia nė Kishė e nė Jezu Krishtin nė tė gjitha breznitė e jetės sė jetėve. Amen.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Efesianėve > Misioni i Palit ndėr paganė