Kapitujt

Efesianėve: 2. Prej vdekjes nė jetė

2

1 Edhe ju ishit tė vdekur pėr shkak tė fajeve e tė mėkateve tuaja, 2 nė tė cilat dikur keni jetuar, kur ndiqnit parimet e kėtij shekulli, tė prijėsit qė sundon mes qiellit e tokės, sipas atij shpirti qė tani vepron nė bijtė e padėgjesės... 3 Ndėr ta edhe ne dikur jetonim nė prirjet e ulėta tė mishit e tė gjakut tonė duke i kėnaqur epshet e mishit e tė sedrės dhe, prej natyre, ishim edhe ne, si tjerėt, bij tė lėshuar nė dorė tė hidhėrimit.

4 Porse Hyji, i pasur me mėshirė, nė saje tė dashurisė sė madhe, me tė cilėn na deshi, 5 ne qė ishim tė vdekur pėr shkak tė fajeve, na ngjalli bashkė me Krishtin ‑ ju jeni tė shėlbuar me hir ‑ 6 dhe, bashkė me tė na ngjalli dhe na vendosi nė qiell nė Krishtin Jezus: 7 qė me mirėsinė e tij ndaj nesh nė Jezu Krishtin ta tregojė nė shekujt e ardhshėm pasurinė e vet tė patregueshme. 8 Sepse me hir, nė saje tė fesė, jeni shėlbuar! Dhe kjo s’vjen prej jush, por ėshtė dhuratė e Hyjit! 9 E jo me anė tė veprave qė ndokush tė mos lavdėrohet. 10 Jemi vepėr e tij, tė krijuar nė Krishtin Jezus pėr veprat e mira, qė Hyji i pėrgatiti qė mė parė qė tė jetojmė nė to.

Njė gjė e vetme nė Krishtin

11 Kėndej le t’ju bjerė nė mend se dikur ishit paganė nė trup ‑ quheshit “tė parrethprerė” prej atyre qė mbahen tė rrethprerė, me dorė, nė trup! 12 Le t’ju bjerė nė mend se nė atė kohė ishit pa Mesinė, tė pėrjashtuar nga nėnshtetėsia e Izraelit, tė huaj pėr Besėlidhjet e premtimit, ishit tė pashpresė e tė pahyj nė botė. 13 Por tani, nė Jezu Krishtin, ju qė ishit ‘larg’ erdhėt ‘afėr’ ‑ nė saje tė gjakut tė Krishtit.

14 Pėrnjėmend Ai ėshtė Paqja jonė,

Ai qė prej dy popujve bėri njė

e pėrmbysi murin ndarės

d. m. th. armiqėsinė ‑

nė trupin e vet.

15 Ai e shfuqizoi Ligjin e urdhėrimeve me tė gjitha rregulloret,

me qėllim qė prej dyve: paganėve e hebrenjve,

tė trajtonte nė vetvete njė njeri tė ri

e, duke vendosur paqen,

16 tė dy t’i pajtonte nė njė trup me Hyjin

me anė tė kryqit

duke e asgjėsuar nė vetvete armiqėsinė.

17 E prandaj erdhi t’ju kumtojė paqen

juve qė ishit larg

paqen edhe atyre qė ishin afėr.

18 Nė saje tė tij, pra, si njėra palė ashtu edhe tjetra,

kemi tė drejtė tė dalim para Atit

nė fuqi tė tė njėjtit Shpirt Shenjt.

19 Prandaj, nuk jeni mė tė huaj e mėrgimtarė, por jeni bashkėqytetarė tė shenjtėrve dhe anėtarė tė familjes sė Hyjit, 20 tė ndėrtuar mbi themelin e vėrtetė qė janė apostujt e profetėt, ku guri i kėndit qė mban gjithēka, ėshtė vetė Jezusi Mesi. 21 Nė Tė mbarė ndėrtesa ėshtė e lidhur dhe rritet nė tempull tė shenjtė nė Zotin. 22 Nė tė edhe ju jeni bėrė pjesė e ndėrtesės sė pėrbashkėt qė tė bėheni nė Shpirtin Shenjt banesė e Hyjit.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Efesianėve > Prej vdekjes nė jetė