Kapitujt

Efesianėve: 6. Fėmijėt e prindėrit

6

1 Fėmijė, dėgjojini prindėrit tuaj nė Zotin, sepse ėshtė e drejtė. 2 “Ndero babain tėnd dhe nėnėn” ‑ ėshtė urdhri i parė me premtim: 3 ”qė tė jesh mirė e tė jetosh gjatė mbi dhe!”

4 Ju, o prindėr, mos i hidhėroni fėmijėt tuaj, por edukojini me disiplinė e me kėshilla qė vijnė prej Zotit.

Skllevėrit dhe zotėrinjtė

5 Skllevėr, dėgjojini zotėrinjtė tuaj tokėsorė me nderim e bindje nė thjeshtėsinė e zemrės ‑ porsi Krishtin. 6 Jo pėr sy e faqe, si ata qė duan t’u pėlqejnė njerėzve, por si skllevėrit e Krishtit, tė cilėt me vetėdije e kryejnė vullnetin e Hyjit, 7 dhe me ėndje shėrbejnė, porsi Zotit e jo njerėzve, 8 duke ditur se ai qė bėn mirė, qoftė skllav qoftė i lirė, pėr kėtė do ta marrė pagėn prej Zotit.

9 Por edhe ju, zotėrinj, silluni edhe ju ashtu kundrejt tyre: larg jush mendimi t’i ndėshkoni! Dijeni se Zotėruesi i tyre dhe juaji ėshtė nė qiell! Te Ai nuk ka krahambajtje!

Luftojeni tė keqen

10 Kėshtu kėndej forcohuni nė Zotin dhe nė fuqinė e pakufishme tė tij! 11 Ngjeshuni me armėt e Hyjit qė tė mund t’u bėni ballė pritave tė djallit. 12 Sepse, nuk kemi luftė vetėm kundėr njeriut, por kundėr principatave, kundėr pushteteve, kundėr sunduesve tė kėsaj bote tė errėt, kundėr shpirtrave tė kėqij tė hapėsirės qiellore. 13 Prandaj ngjeshni tė gjitha armėt e Hyjit qė tė mund tė qėndroni pėrballė nė ditėn e ligė e, pasi tė ngadhėnjeni mbi tė gjitha, tė qėndroni zotėrues tė fushės. 14

Nė kėmbė, pra! Ngjeshni ijėt me tė vėrtetėn dhe veshni drejtėsinė nė vend tė pancirės, 15 mbathni kėmbėt me zellin e kumtimit tė Ungjillit tė paqes! 16 Nė ēdo gjė mbani nė dorė shqytin e fesė: me tė do tė mund t’i fikni shigjetat e zjarrta tė tė Keqit! 17 Merrni pėrkrenaren e shėlbimit dhe shpatėn e Shpirtit Shenjt, d. m. th. Fjalėn e Hyjit!

18 Lutuni nė bashkim me Shpirtin Shenjt me ēdo uratė e lutje nė ēdo rast! Prandaj edhe rrini zgjuar me shumė qendresė dhe nė lutje pėr tė gjithė shenjtėrit. 19 Lutuni edhe pėr mua, qė Hyji tė ma zhdėrvjellė gjuhėn dhe tė mė japė fjalė tė pėrshtatshme pėr ta kumtuar plot guxim misterin e Ungjillit, 20 i dėrguari i tė cilit jam nė pranga, qė tė mund tė flas me guximin e duhur.

Pėrshėndetjet e fundit

21 Dhe qė ju tė dini si jam dhe ēka bėj, pėr ēdo gjė do t’ju vėrė nė dijeni Tihiku, vėllai i dashur dhe ndihmėsi besnik nė Zotin. 22 Atė po e dėrgoj te ju pikėrisht pėr kėtė punė qė tė dini si jemi dhe qė t’i ngushėllojė zemrat tuaja.

23 Hyji Atė dhe Zotėria Jezu Krisht u dhėnēin tė gjithė vėllezėrve paqe, dashuri bashkė me fenė!

24 Paēin hir tė gjithė ata qė e duan Jezu Krishtin, Zotėrinė tonė me dashuri qė nuk mbaron.

 


 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Efesianėve > Fėmijėt e prindėrit