Kapitujt

Galatasve: 2. Apostujt e pranojnė Palin

2

1 Pastaj, pas katėrmbėdhjetė vjetėsh, pėrsėri u ngjita nė Jerusalem bashkė me Barnabėn. Mora me vete edhe Titin. 2 Dhe u ngjita pse i nxitur nga njė zbulesė. Ua parashtrova nė kėshillim ‑ posaēėrisht mė tė rėndėsishėmve ‑ Ungjillin qė predikoj ndėr paganė, qė ndoshta tė mos veproja ose tė mos kisha vepruar kot.

3 Tashti, as Titi qė ishte me mua, edhe pse grek, nuk qe shtrėnguar tė rrethpritej, 4 e kjo pėr shkak tė vėllezėrve tė rrejshėm qė e fusin hundėn kudo, tė cilėt u futėn padrejtėsisht pėr tė na e cenuar lirinė qė na e jep Jezu Krishti ‑ pėr tė na bėrė skllevėr. 5 Kėtyre as pėr njė ēast tė vetėm nuk u lėshuam pe as nuk u nėnshtruam qė tė ruhej e pacenuar e vėrteta e Ungjillit ndėr ju.

6 E ata qė janė diēka ‑ ēka ata ishin dikur, unė s’i jap kėsaj rėndėsi ‑: Hyji nuk sheh kush ėshtė kush, kėta njerėz me rėndėsi nė Kishė, kurrgjė nuk kėrkuan tė shtohet. 7 Por pėrkundrazi, ata panė se mė qe besuar predikimi i Ungjillit ndėr paganė, pikėrisht sikurse edhe Pjetrit ndėr tė rrethprerė ‑ 8 pasi Ai qė kishte vepruar nė Pjetrin pėr apostullim ndėr tė rrethprerė, po ashtu kishte vepruar edhe nė mua pėr tė mirėn e paganėve 9 dhe, duke njohur hirin qė mė qe dhėnė, Jakobi, Kefa e Gjoni ‑ qė ēmohen shtyllat e fesė ‑ na i shtrinė tė djathtat e veta, mua dhe Barnabės, nė shenjė tė bashkėsisė, kėshtu qė ne tė shkonim ndėr paganė e ata ndėr tė rrethprerė. 10 Vetėm na porositėn t’i kujtojmė tė vobektėt ‑ gjė qė jam kujdesuar ta bėj nė mėnyrė tė veēantė.

Pali i kundėrshton Pjetrit

11 Kur Kefa erdhi nė Antioki i kundėrshtova ndėr sy haptas, sepse e meritoi dėnimin. 12 E njėmend, para se tė arrinin disa njerėz prej rrethit tė Jakobit, hante bashkė me paganė, por, kur erdhėn ata, nisi tė tėrhiqej e tė ndahej, pse i druante tė rrethprerėt. 13 Pas shembullit tė tij shkuan edhe judenjtė e tjerė, kėshtu qė edhe Barnaba u gėnjye prej shtirėsisė sė tyre.

14 Pra, kur pashė se nuk po ecnin drejtė sipas sė vėrtetės sė Ungjilit, i thashė Kefės para tė gjithėve: “Nėse ti, qė je hebre, jeton si paganėt e jo si hebre, pėrse paganėt i detyron tė jetojnė si hebrenj?”

Hebrenjtė e paganėt shėlbohen me anė tė fesė

15 Ne jemi prej natyre hebrenj, e jo “mėkatarė nga paganizmi.” 16 Dhe e dimė [tashti] se njeriu nuk shfajėsohet nė saje tė veprave tė Ligjit, por vetėm nė saje tė fesė nė Jezu Krishtin. Prandaj ne besuam nė Jezu Krishtin, qė ta fitojmė drejtėsinė nga feja e Krishtit e jo nga veprat e Ligjit, sepse ‘askush nuk do tė mund ta fitojė drejtėsinė’ me anė tė veprave tė Ligjit.

17 Por, nėse, duke kėrkuar tė fitojmė drejtėsinė nė Krishtin ‑ doli nė shesh se edhe ne jemi mėkatarė, a mos ėshtė atėherė edhe Krishti nė shėrbim tė mėkatit?

Prite Zot! 18 Porse, vėrtet, nė qoftė se pėrsėri ndėrtoj, ēka mė parė rrėnova, dėshmoj pėr vetvete se jam kundėrvajtės. 19 Sepse, me anė tė Ligjit, vdiqa pėr Ligjin qė tė jetoj pėr Hyjin; u kryqėzova bashkė me Krishtin; 20 jetoj, por jo mė unė, nė mua jeton Krishti. E kėtė jetė qė tani e jetoj nė trup, e jetoj nė fenė e Birit tė Hyjit, i cili mė deshi dhe e flijoi vetveten pėr mua. 21 Jo, unė nuk e hedh poshtė hirin e Hyjit, sepse, nė qoftė se shfajėsimi fitohet me anė tė Ligjit, atėherė Krishti ka vdekur kot.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Galatasve > Apostujt e pranojnė Palin