Kapitujt

Galatasve: 5. Fryti i Shpirtit Shenjt dhe veprat e mishit

5

1 Krishti na liroi qė tė mbeteshim vėrtet tė lirė. Qėndroni, prandaj, e mos lejoni t’ju zėnė nė zgjedhėn e skllavėrisė!

2 Ja, unė, Pali, po ju them: nė qoftė se rrethpriteni, Krishti mė s’do t’ju vlejė asgjė! 3 Pėrsėri dua t’ju vė nė dijeni: ēdo njeri qė rrethpritet, e detyron vetveten ta zbatojė mbarė Ligjin. 4 I kėputėt marrėdhėniet me Krishtin, ju qė e themeloni shfajėsimin nė Ligj: keni rėnė nga hiri. 5 Sepse ne nėpėr Shpirtin Shenjt e presim me anė tė fesė drejtėsinė qė e shpresojmė. 6 E njėmend, nė Jezu Krishtin nuk vlen gjė as rrethprerja as parrethprerja, por ‑ feja qė vepron me dashuri.

7 Aq bukur vraponit! Po kush qe ai qė ju pengoi e tani nuk i nėnshtroheni mė tė vėrtetės? 8 Njė bindje e tillė me siguri nuk vjen prej Atij qė ju grish! 9 Pak tharm e mbrun tė gjithė brumin. 10 E, lidhur me ju, shpresoj nė Zotin, se nuk do tė merrni njė drejtim tjetėr. E ai qė ju turbullon, kushdo qoftė, do ta marrė dėnimin.

11 E unė, o vėllezėr, po ta predikoja gjithnjė rrethprerjen, pėrse do tė vazhdonin tė mė salvojnė? Atėherė mbetka pa fuqi skandali i kryqit! 12 E bėftė Zoti e veten e gjymtofshin ata qė mbjellin turbullime ndėr ju!

13 Vėrtet, vėllezėr, ju jeni tė grishur nė liri! Por, kini kujdes qė kjo liri tė mos bėhet shkak tė jetoni si do trupi, por ‑ me dashuri shėrbejini njėri‑tjetrit! 14 Sepse i tėrė Ligji pėrmblidhet nė kėtė urdhėr: “Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten!” 15 Nėse njėri‑tjetrin nuk e lini nė paqe me fjalė dhe ia breni njėri-tjetrit jetėn me ngatėrresa, hapni sytė: po e qitni fare njėri‑tjetrin!

Fryti i Shpirtit Shenjt dhe veprat e mishit

16 Dua tė them: jetoni nėn ndikimin e Shpirtit Shenjt e nuk do t’i kryeni dėshirat e mishit e tė gjakut. 17 Sepse mishi e gjaku me dėshirat e veta i kundėrshtojnė Shpirtit e Shpirti i kundėrshton mishit e gjakut: kėta tė dy janė nė kundėrshtim me njėri-tjetrin qė tė mos bėni ēka dėshironi. 18 E nėse ju prin Shpirti, nuk jeni tė nėnshtruar Ligjit.

19 Tashti, veprat e mishit e tė gjakut janė tė njohura. Ato janė: fėlligėshtia, papastėrtia, shfrenia, 20 idhujtaria, magjia, armiqėsitė, grindjet, smira, hidhėrimi, ngacmimet, dasitė, mospėrkimet, 21 zilitė, zdėrhalljet, ndejat me pije e qejfe e tė tjera si kėto. Lidhur me kėto po ju vė nė dijeni qė tani, siē jua thashė mė parė: kush i bėn kėto, nuk do ta trashėgojė Mbretėrinė e Hyjit.

22 Kurse fryti i shpirtit ėshtė: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirėsia, mirėsia, besnikėria, 23 butėsia, pėrkormėria. Kundėr kėtyre nuk ka ligj.

24 Ata qė janė tė Krishtit [Jezus] e kryqėzuan trupin e vet bashkė me prirjet dhe dėshirat e ulėta.

25 Nėse jetojmė nėn ndikimin e Shpirtit Shenjt, edhe tė udhėheqemi nėn drejtimin e Shpirtit Shenjt. 26 Mos tė jepemi pas lavdisė sė kotė! Mos ta ngacmojmė njėri‑tjetrin! Mos t’ia kemi smirė njėri‑tjetrit!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Galatasve > Fryti i Shpirtit Shenjt dhe veprat e mis...