Kapitujt

Galatasve: 4. Kujdesi i Palit pėr galatasit

4

1 Dua tė them: Derisa trashėgimtari ėshtė i mitur, nuk dallohet nė asgjė nga skllavi edhe pse ėshtė pronari i tė gjithė pasurisė. 2 Ai ėshtė nėn kujdestarė e mbarėshtues deri nė atė ditė qė ka caktuar i ati. 3 Po kėshtu edhe ne. Kur ishim tė mitur, ishim skllevėr tė parimeve fillestare tė shekullit.

4 Por, kur erdhi koha e caktuar,

Hyji dėrgoi Birin e vet,

tė lindur prej gruaje,

tė nėnshtruar Ligjit,

5 qė t’i shpėrblente tė nėnshtruarit e Ligjit,

qė ne ta fitonim bijėsinė nė shpirt.

6 E, ngaqė vėrtet jeni bij:

Hyji e dėrgoi nė zemrat tona Shpirtin e Birit tė vet,

i cili gėrthet: Abba ‑ o Atė!

7 Kėndej, mė nuk je skllav, por bir;

e, pasi je bir,

atėherė, pėr vullnet tė Hyjit, je edhe trashėgimtar.

Kujdesi i Palit pėr galatasit

8 Dikur, kur ende nuk e njihnit Hyjin, u shėrbenit hyjnive, qė, pėr kah natyra e tyre, nuk janė hyjni. 9

Por tani, kur e njohėt Hyjin ‑ mė mirė tė them: kur Hyji ju njohu ju ‑ si tani rishtas tė ktheheni te parimet e dobėta e tė mjera dhe prapė rishtas doni tė bėheni skllevėr tė tyre? 10 I kremtoni me kujdes disa ditė, muaj, stinė e vite! 11 Gjithė po trembem se kot hoqa keq mes jush!

12 Po ju lutem, o vėllezėr, bėhuni si unė, se edhe unė u bėra si ju. Me asgjė nuk mė fyet! 13 Ju e dini se me rastin e njė sėmundjeje tė trupit tim pėr herėn e parė ju kam kumtuar Ungjillin; 14 dhe trazimin qė jua bėri trupi im i sėmurė nuk e pėrbuzėt dhe nuk treguat pakėnaqėsi, por, pėrkundrazi, mė pranuat porsi engjėllin e Hyjit, porsi Jezu Krishtin. 15 Ku ėshtė tani ai gėzimi juaj i dikurshėm? E pra, unė ju dėshmoj se, tė kishte qenė e mundshme, sytė tuaj i kishit nxjerrė pėr tė m’i dhėnė! 16 Kėshtu? A thua u bėra armiku juaj pse ju them tė vėrtetėn?

17 Ata dėftojnė gjasme kujdes pėr ju, por jo nė mėnyrė tė ndershme ‑ pse duan t’ju ndajnė [prej meje] ‑ qė ju pastaj tė jepeni me zell pas tyre. 18 Mirė ėshtė tė jeni tė rrethuar me kujdes qėllimmirė gjithmonė e jo vetėm kur jam pranė jush, 19 o fėmijėt e mi, qė unė ju rilind me dhimbje rishtas derisa Krishti tė formohet nė ju. 20 Oh, sa dėshiroj tė gjendem tani ndėr ju, pėr tė gjetur fjalėn e pėrshtatshme pėr ju, sepse nuk jam nė gjendje tė vendos ē’tė bėj me ju!

Alegoria me Agarėn e me Sarėn

21 E ju qė dėshironi tė jeni nėn Ligj, mė thoni, a nuk dėgjoni ēka thotė Ligji? 22 Sepse, nė Shkrimin e shenjtė thuhet se Abrahami pati dy djem: njėrin prej skllaves e tjetrin prej tė lirės. 23 Ai prej skllaves ėshtė i lindur natyrisht, kurse ai prej gruas sė lirė, nė fuqi tė premtimit. 24 Kjo ėshtė alegori: kėto gra paraqesin dy Besėlidhjet: njėra Besėlidhjen qė vjen nga Mali Sinaj ‑ e cila lind pėr skllavėri ‑ e paraqitur me Agarėn; 25 e Agara do tė thotė Mali Sinaj, qė ėshtė nė Arabi dhe i pėrgjigjet Jerusalemit tė tanishėm ‑ sepse ėshtė nė skllavėri me gjithė fėmijėt e vet. 26 Ndėrsa Jerusalemi ‑ ai lart ‑ ėshtė i lirė, ai ėshtė Nėna jonė. 27 Sepse nė Shkrimin e shenjtė ėshtė:

“Galdo, beronjė, ti qė nuk lind fėmijė,

gėrthit nė britmė hareje,

ti, qė nuk i sprovon dhimbjet e lindjes,

sepse e pėrbuzura ka mė shumė fėmijė

se ajo qė e ka burrin!”

28 Kurse ju, o vėllezėr, jeni porsi Izaku ‑ fėmijėt e premtimit. 29 Dhe, sikurse asohere, ai qė ishte i lindur natyrisht e salvonte atė qė ishte i lindur sipas Shpirtit, ashtu ndodh edhe tani.

30 Porse, ēka thotė Shkrimi i shenjtė;

“Dėboje skllaven edhe djalin e saj, sepse biri i skllaves nuk mund tė jetė trashėgimtar me djalin e gruas sė lirė!”

31 Kėndej, o vėllezėr, nuk jemi bijtė e skllaves, por tė sė lirės!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Galatasve > Kujdesi i Palit pėr galatasit