Kapitujt

Jakobi: 5. Qortime tė drejtuara pasanikėve

5

1 Ku e latė, tani ju, o pasanikė! Qani dhe vajtoni pėr tė kėqijat qė do tė vijnė mbi ju! 2 Pasuria juaj u kalb dhe petkat tuaja i brejti tenja. 3 Ari dhe argjendi juaj u ndryshk dhe ndryshku i tyre do tė bėhet dėshmi kundėr jush dhe do ta hajė trupin tuaj porsi zjarri! Keni mbledhur visare pėr ditėt e fundit! 4 Ja! Paga qė u hėngrėt punėtorėve qė u korrėn arat, bėrtet dhe – ofshama e korrėtarėve arriti nė veshėt e Zotėrisė sė Ushtrive! 5 Jetuat mbi tokė plot luks dhe u kėndedhėt nė ėndje tė ulėta, i ushqyet zemrat tuaja pėr ditėn e therjes! 6 E dėnuat, e vratė tė drejtin: ai nuk ju kundėrshton.

Durimi dhe lutja

7 Jini, pra, tė durueshėm, o vėllezėr, deri nė ditėn e Ardhjes sė Zotit! Ja, edhe bujku e pret frytin e ēmueshėm tė tokės i durueshėm me tė derisa ta kapė shiu i lashtė dhe i voni. 8 Jini tė durueshėm edhe ju, forconi zemrat tuaja, sepse Ardhja e Zotit u afrua!

9 Mos u ankoni, vėllezėr, njėri kundėr tjetrit qė tė mos dėnoheni! Qe: Gjykatėsi qėndron para derės! 10 Merrni, o vėllezėr, pėr shembull tė vuajtjes dhe tė duresės profetėt qė folėn nė Emėr tė Zotit. 11 Ja, tė lumtur i quajmė ata qė qėndruan nė duresė. Pėr duresėn e Jobit dėgjuat edhe qėllimin e Hyjit e patė se Zoti ėshtė shumė i mėshirshėm dhe i dhimbshėm.

12 Sidomos, vėllezėrit e mi, mos bėni be: as pėr qiell as pėr dhe, as me ndonjė betim tjetėr. Po-ja juaj le tė jetė »Po« dhe Jo-ja juaj »Jo«, qė tė mos tė dėnoheni.

13 Vuan ndoshta ndokush ndėr ju? Le tė lutet! A ėshtė ndokush nė gėzim? Le tė kėndojė himne! 14 Ėshtė ndokush ndėr ju i sėmurė? Le t’i thėrrasė udhėheqėsit e Kishės! Ata le tė luten mbi tė duke e lyer me vaj nė emėr tė Zotit 15 dhe lutja e fesė do ta shpėtojė tė sėmurin dhe Zoti do ta ripėrtėrijė e, nė qoftė se ka bėrė mėkate, do t’i falen. 16 Rrėfejani mėkatet njėri-tjetrit dhe lutuni pėr njėri-tjetrin qė tė shėroheni!

Lutja e tė drejtit ka shumė fuqi kur thuhet me gjithė zemėr. 17 Elia ishte njeri tamam si ne: u lut me gjithė shpirt tė mos bjerė shi dhe mbi tokė nuk ra shi pėr tri vjet e gjashtė muaj. 18 Dhe pėrsėri u lut dhe qielli dha shi e toka dha frytin e vet.

19 Vėllezėrit e mi, nė qoftė se ndonjė prej jush e lė Udhėn e sė Vėrtetės, por nėse ndokush e kthen, 20 le ta dini se kush e kthen mėkatarin prej udhės sė gabuar do tė (ia) shėlbojė shpirtin nga vdekja dhe do tė bėjė tė zhduket njė shumicė mėkatesh.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Jakobi > Qortime tė drejtuara pasanikėve