Kapitujt

1 e Pjetrit: 3. Gratė e burrat

3

1 Gjithashtu edhe ju, gra, dėgjojini burrat tuaj nė mėnyrė qė, nėse ndoshta disa nuk e dėgjojnė fjalėn e Ungjillit, tė mund tė fitohen pa nevojėn e fjalės me anė tė sjelljes sė mirė tė grave tė veta, 2 duke vėrejtur sjelljen tuaj tė pastėr e tė ndershme. 3 Stolia juaj tė mos jetė e jashtme - flokė tė gėrshetuar, stolisje me ar, veshje petkash luksi - 4 por mundohuni tė stolisni zemrėn me shpirt bukurie tė pakalueshme, tė butė e tė ėmbėl, qė ėshtė e ēmueshme para Hyjit. 5 Sepse kėshtu dikur u stolisėn gratė e shenjta qė shpresonin nė Hyjin. Ato i dėgjonin burrat e vet. 6 Sara aq iu bind Abrahamit sa qė e quante »zotėri«. Jeni bijat e saja nė qoftė se veproni mirė pa u trazuar nga asnjė frikė.

7 Kėshtu, edhe ju burra, bashkėjetoni nė mėnyrė tė njerėzishme me gratė tuaja duke pasur parasysh natyrėn mė delikate tė femrės; kini nderim pėr to, sepse edhe ato bashkė me ju, do ta trashėgojnė hirin e Jetės, nė mėnyrė qė tė mos pengohen lutjet tuaja.

Vuajtjet pėr hir tė drejtėsisė

8 Mė nė fund, jini tė gjithė njė mendimi, tė dhimbshėm, plot dashuri vėllazėrore, tė mėshirshėm, tė pėrvuajtur. 9 Mos e ktheni tė keqen me tė keqe, as fyerjen me fyerje! Por pėrkundrazi, bekoni, sepse pėr kėtė edhe u grishėt: qė tė trashėgoni bekimin.

10 E njėmend: »Kush dėshiron ta dojė jetėn dhe tė shohė ditė tė mira, le ta ruajė gjuhėn nga e keqja dhe buzėt nga fjalėt gėnjyese, 11 t’i ikė tė keqes e tė bėjė tė mirėn, ta kėrkojė paqen e tė shkojė pas saj«.

12 Sepse: »Sytė e Zotit priren mbi tė drejtėt dhe veshėt e tij dėgjojnė me vėmendje lutjet e tyre, kurse fytyra e Zotit sillet kundėr atyre qė bėjnė tė keqen«.

13 Kush do t’iu bėjė keq nėse do tė jeni tė zellshėm tė bėni tė mirėn? 14 por, edhe nėse ndoshta do t’iu duhet tė vuani pėr shkak tė drejtėsisė, tė lumėt ju! Frikėsimin e tyre aspak mos e druani as mos u trazoni, 15 veēse adhuroni nė shenjtėri nė zemrat tuaja Krishtin Zot! Jini gjithmonė tė gatshėm t’i jepni pėrgjegje gjithsecilit qė prej jush kėrkon arsyen e shpresės qė ėshtė nė ju, 16 por me butėsi dhe me nderimin e duhur, me ndėrgjegje tė mirė, nė mėnyrė qė ata, qė flasin keq pėr jetėn tuaj nė Krishtin, pikėrisht nė atė pikė, nė tė cilėn juve ju shpifen, tė mbesin tė turpėruar. 17 Pėrnjėmend ėshtė mė mirė tė hiqni keq - nėse ėshtė vullneti i Hyjit - duke bėrė mirė se duke bėrė keq.

18 E njėmend edhe Krishti njė herė vdiq pėr mėkate (tona), i Drejti pėr tė padrejtėt qė t’iu shpiente te Hyji - njėmend i vrarė nė trup, por i ngjallur me anė tė Shpirtit - 19 Nė tė edhe shkoi t’u predikojė shpritrave nė burg, 20 qė nuk u bindėn dikur, kur duresa e Hyjit priste gjatė, nė kohėn e Noehit ndėrsa po ndėrtohej arka, nė tė cilėn pak vetė - vetėm tetė frymė - shpėtuan me ujė.

21 Ky ujė - shėmbėllesė e pagėzimit qė tani ju shėlbon: ky nuk ėshtė pastrim ndyrėsie tė trupit, por lutje e drejtuar Hyjit - pėr ndėrgjegje tė pastėr, nėpėr ngjalljen e Jezu Krishtit, 22 qė, i ngritur nė qiell, rri nė tė djathtėn e Hyjit pasi i nėnshtroi Engjėjt, Pushtetet dhe Fuqitė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Pjetrit > Gratė e burrat