Kapitujt

1 e Selanikasve: 2. Veprimtaria e Palit nė Selanik

2

1 Nga ana tjetėr edhe ju vetė e dini mirė, o vėllezėr, se ardhja jonė ndėr ju nuk qe e kotė, 2 por, pėrkundrazi edhe pse, siē e dini, qemė tė salvuar e tė poshtėruar nė Filipe, prapė morėm guxim, me ndihmėn e Hyjit tonė, ta predikojmė Ungjillin e Hyjit ndėr ju sadoqė me luftė tė madhe. 3 Vėrtet, predikimi ynė nuk vjen nga gabimi, as nuk ka qėllime tė papastra, as nuk mbėshtetet nė dinakėri, 4 por, sikurse Hyji vendosi tė na e besojė Ungjillin, ashtu ne edhe e predikojmė; jo, sikurse tė donim t’u pėlqejmė njerėzve, por Hyjit qė i shqyrton zemrat tona. 5 Sepse, siē e dini mirė, askurrė nuk pėrdorėm fjalė pėrkėdhelėse dhe ‑ Hyjin e kemi dėshmitar ‑ as dėshirė tė fshehtė tė lakmimit tė pasurisė. 6 Nuk kėrkuam as lavdi prej njerėzve ‑ as prej jush as prej tjetėrkujt ‑ edhe pse mundėm ta vėmė nė pah autoritetin tonė si apostuj tė Krishtit. 7 Pėrkundrazi qemė ndėr ju tė butė, porsi nėna qė ushqen e kujdeset pėr fėmijėt e vet. 8 Kėndej, prej dashurisė qė kemi pėr ju, ishim tė gatshėm t’ju shpallim jo vetėm Ungjillin e Hyjit, por t’ju jepnim edhe jetėn tonė, kaq ju kemi pasur pėr zemėr. 9 Dhe vėrtet, vėllezėr, patjetėr do t’ju bien ndėr mend mundimi dhe vuajtjet tona: kemi punuar natė e ditė qė tė mos i bėheshim ndokujt barrė dhe ju predikuam Ungjillin e Hyjit. 10 Dėshmitarė ju kemi ju dhe Hyjin se me ē’mėnyrė tė shenjtė, tė drejtė dhe tė patėmetė jemi sjellė kundrejt jush, besimtarėve. 11 Dhe, siē e dini, secilin prej jush ‑ si babai fėmijėt, 12 e kemi nxitur, i kemi dhėnė zemėr dhe e kemi pėrbetuar tė jetojė nė mėnyrė tė denjė pėr Hyjin qė ju thėrret nė Mbretėrinė e vet dhe nė lumturi.

13 Prandaj edhe ne, prej anės sonė, pa pushim i falemi nderit Hyjit pėr ju qė, kur e morėt fjalėn e Hyjit, tė dėgjuar prej nesh e morėt, jo porsi fjalė njerėzish, por pikėrisht ashtu si nė tė vėrtetė ėshtė ‑ porsi fjalėn e Hyjit ‑ qė vazhdimisht vepron nė ju qė besoni.

14 Nė tė vėrtetė, o vėllezėr, ju u pėrngjatė Kishave tė Hyjit qė janė nė Jude nė Krishtin Jezus, sepse edhe ju keni vuajtur prej bashkėvendasve tuaj atė qė edhe ata e pėsuan prej ēifutėve. 15 Kėta e vranė edhe Zotin Jezus dhe profetėt. Na salvuan edhe ne. Ata nuk i pėlqejnė Hyjit. Janė armiq me tė gjithė njerėzit l6 duke u munduar tė na e ndalojnė ė predikojmė paganėve qė ta fitojnė shėlbimin. Kėshtu ēifutėt nė ēdo kohė e mbushin masėn e mėkateve tė veta. Por tekembramja, ra mbi ta hidhėrimi i Hyjit.

Dėshira e Palit tė vizitojė pėrsėri Kishėn

17 E ne, vėllezėr, pasi u ndamė prej jush pėr pak kohė ‑ larg me sy e jo me zemėr ‑ gjithnjė e mė fort, prej dėshirės sė madhe na mori malli tė vijmė t’ju shohim. 18 Prandaj edhe deshėm tė vijmė te ju ‑vetė, unė Pali, disa herė, por na pengoi satani. 19 Sepse, kush tjetėr do tė jetė shpresa jonė, gėzimi ynė, mburrja pėr kurorėn tonė para Zotit tonė Jezus nė Ditėn e Ardhjes sė tij ‑ po qe se nuk do tė jeni edhe ju? 20 Jo, po, ju jeni nderi dhe gėzimi ynė!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Selanikasve > Veprimtaria e Palit nė Selanik