Kapitujt

1 e Selanikasve: 4. Si duhet tė jetoni pėr t’i pėlqyer Hyjit

4

1 Pastaj, vėllezėr, ju lutemi ngrohtėsisht dhe ju pėrbejmė nė Zotin Jezus qė, siē mėsuat prej nesh si duhet tė jetoni pėr t’i pėlqyer Hyjit, ashtu edhe jetoni qė tė pėrparoni edhe mė tepėr.

2 Patjetėr i dini urdhėrimet qė ju kemi dhėnė prej anės sė Zotit Jezus. 3 Vullneti i Hyjit ėshtė ky: shenjtėrimi juaj ‑ tė ruheni nga fėlligėshtia 4 qė secili tė dijė tė jetojė me gruan e vet nė shenjtėri e me nder 5 dhe jo nė prirje tė ulėta porsi paganėt qė nuk e njohin Hyjin 6 e nė kėtė gjė mos t’i mohohet e drejta vėllait as mos tė gėnjehet, sepse Zoti ėshtė hakmarrės pėr tė gjitha kėto, siē ju kemi thėnė mė parė dhe jua kemi dėshmuar. 7 Jo po, Hyji nuk na ka grishur pėr tė bėrė fėlligėshti, por pėr tė jetuar nė shenjtėri. 8 Prandaj, kush i pėrbuz kėto urdhėrime, nuk pėrbuz njė njeri ēfarėdo, por vetė Hyjin qė ju jep Shpirtin Shenjt tė vetin.

9 Lidhur me dashurinė vėllazėrore nuk ėshtė nevoja t’ju shkruaj sepse vetė Hyji ju ka mėsuar ta doni njėri‑tjetrin. 10 Kėtė ju e bėni, vėrtet, kundrejt tė gjithė vėllezėrve qė janė nė mbarė Maqedoninė; porse, vėllezėr, ju nxisim qė nė kėtė gjė tė pėrparoni gjithnjė e mė tepėr, 11 tė kujdeseni tė jetoni nė paqe; tė shikoni punėt tuaja dhe tė punoni me duart tuaja, siē ju kemi urdhėruar, 12 qė tė jetoni me nder kundrejt atyre qė nuk janė nė fe dhe tė mos e keni nevojėn e kujt.

Ardhja e Zotit

13 Nuk duam, o vėllezėr, t’ju lėmė nė padijeni lidhur me ata qė vdiqėn, qė tė mos trishtoheni porsi tė tjerėt qė nuk kanė shpresė. 14 E njėmend, nėse besojmė se Jezusi vdiq dhe u ngjall, atėherė Hyji patjetėr edhe ata qė vdiqėn, nėpėr Jezusin dhe bashkė me Jezusin do t’i marrė nė lumturi.

15 Kėtė po jua themi tė bazuar nė fjalėn e Zotit: ne qė jemi gjallė, qė do tė ndodhim gjallė nė Ditėn e Ardhjes sė Zotit, nuk kemi pėr tė qenė para atyre qė kanė vdekur. 16 Sepse vetė Zoti ‑ kur tė jepet urdhri, me zė tė kryeengjėllit, me zė tė borisė sė Hyjit ‑ do tė zbresė nga qielli e mė sė pari do tė ngjallen tė vdekurit nė Krishtin, 17 dhe vetėm atėherė, ne qė do tė jemi ende nė jetė, bashkė me ta kemi pėr tė qenė marrė nė re, nė takim me Zotin, nė ajėr. Kėshtu do tė jemi gjithmonė me Zotin. 18 Pra, ngushėlloni njėri‑tjetrin me kėto fjalė!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Selanikasve > Si duhet tė jetoni pėr t’i pėlqyer Hyjit