Kapitujt

Filipianėve: 2. Pėrvujtėria e krishterė dhe pėrvujtėria e Krishtit

2

1 Nėse, pra, vlen gjė ngushėllimi nė Krishtin, nėse qortimi me dashuri, nėse pjesėmarrja nė Shpirtin Shenjt, nėse vlen gjė zemra e dhimbshme, 2 atėherė ma plotėsoni gėzimin: jetoni nė marrėveshje, kini tė njėjtėn dashuri, jini njė zemre, njė mendimi! 3 Mos bėni asgjė pėr kryelartėsi, as pėr mendje tė madhe, por, me pėrvujtėri mbajeni njėri‑tjetrin mė tė madh se veten. 4 Mos kėrkoni vetėm tė mirėn tuaj, por edhe tė mirėn e tė tjerėve.

5 Kini nė ju po ato ndjenja qė ishin nė Krishtin Jezus:

6 i cili, edhe pse me natyrė Hyj,

barazinė e vet me Tė

nuk e ēmoi si njė visar qė s’mundet pa tė,

7 por ia mohoi vetvetes

e mori natyrėn e shėrbėtorit

dhe u bė i ngjashėm me njerėz

dhe, pėr kah pamja e jashtme,

dukej vetėm njeri.

8 E pėruli vetveten

duke u bėrė i dėgjueshėm deri nė vdekje,

mu deri nė vdekjen nė kryq.

9 Prandaj edhe Hyji e lartėsoi tesve

dhe i dha emrin qė ėshtė mbi ēdo emėr

10 qė nė Emėr tė Jezusit

tė pėrkulet ēdo gju

i atyre qė janė nė qiell, nė tokė e nė nėntokė

11 dhe ēdo gjuhė tė dėshmojė:

‘Jezu Krishti ėshtė Zot!’

Nė nder tė Hyjit Atė.

Shndritni si pishtarė nė botė

12 Kėshtu, pra, tė dashurit e mi, ju qė ishit gjithmonė tė dėgjueshėm, jini, jo vetėm nė praninė time, por shumė mė tepėr tani qė nuk jam pranė jush; punoni me frikė dhe me drojė tė madhe pėr shėlbimin tuaj. 13 Sepse Hyji ėshtė ai qė, sipas mirėsisė sė vet, ndikon nė ju e tė doni e tė veproni. 14 Bėni gjithēka pa murmurim e pa vonesė, 15 qė tė jeni pa tė meta dhe tė pastėr, fėmijė tė panjollė tė Hyjit nė mes tė kėsaj breznie tė prishur e dinake, nė tė cilėn ndriēoni porsi pishtarė nė botė, 16 duke e mbajtur lart Fjalėn e Jetės qė tė mund tė mburrem nė Ditėn e Krishtit se nuk kam vrapuar kot dhe nuk jam munduar kot. 17 Mu, pėrkundrazi, edhe nė qoftė se duhet qė gjaku im tė derdhet si fli njomėse e shėrbesės hyjnore pėr fenė tuaj, jam i kėnaqur dhe galdoj bashkė me ju. 18 Po ashtu edhe ju gėzohuni dhe galdoni bashkė me mua!

Timoteu dhe Epafroditi

19 Shpresoj, pra, nė Zotin Jezus, se sė shpejti do ta dėrgoj te ju Timoteun, qė tė kėnaqem edhe unė kur tė marr vesh pėr gjendjen tuaj. 20 Dhe njėmend, s’kam askėnd tjetėr qė tė na pėrkojnė shpirtrat, qė pa u kursyer tė kujdeset pėr ju, 21 sepse tė gjithė tė tjerėt kėrkojnė interesin e vet e jo atė tė Jezu Krishtit. 22 Dhe ju e dini se ky e ka vėrtetuar ndershmėrinė e vet nė ēdo pikėpamje, pasi si fėmija me t’anė ka shėrbyer bashkė me mua nė pėrhapje tė Ungjillit. 23 Kėtė, pra, shpresoj se do ta dėrgoj posa tė shoh se si do tė marrė puna ime. 24 Por jam i bindur nė Zotin se sė shpejti do tė vij edhe vetė te ju.

25 Ndėrkaq e ēmova tė nevojshme ta dėrgoj te ju Epafroditin, vėllanė, bashkėpunėtorin dhe bashkėluftėtarin tim, qė ma patėt dėrguar tė mė ndihmojė nė nevojat e mia. 26 Po e dėrgoj sepse kishte dėshirė tė madhe tė shihej me ju tė gjithė dhe vuante se ju kishit marrė vesh se ėshtė i sėmurė. 27 Edhe, vėrtet, qe i sėmurė pėr vdekje, porse Hyji pati dhimbje pėr tė dhe, jo vetėm pėr tė, por edhe pėr mua, qė tė mos kisha trishtim mbi trishtim. 28 Prandaj e nisa shpejt e shpejt qė, kur ta shihni pėrsėri, tė gėzoheni dhe edhe unė tė kem mė pak trishtim. 29 Bėjini, pra, nė Zotin njė pritje vėrtet tė gėzueshme dhe ēmojini fort njerėzit e tillė, 30 sepse, pėr veprėn e Krishtit pėr pak sa s’vdiq; jetėn e vet e vuri nė rrezik pėr tė plotėsuar atė qė ju s’mund tė bėnit pėr shėrbimin tim.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Filipianėve > Pėrvujtėria e krishterė dhe pėrvujtėria ...