Kapitujt

Filipianėve: 3. Udha e vėrtetė e shėlbimit

3

1 Sė fundi, vėllezėrit e mi, gėzohuni nė Zotin!

T’ju shkruaj tė njėjtat gjėra unė nuk e kam tė vėshtirė, kurse pėr ju ėshtė pėrforcim: 2 Ruajuni prej “qenve”! Ruajuni prej punėtorėve tė kėqij! Ruanu Ruajuni prej rrethprerjes gjymtuese! 3 Sepse, ne jemi tė rrethprerėt “e vėrtetė”, ne qė nė Shpirtin e Hyjit kryejmė shėrbesėn hyjnore dhe mburremi nė Krishtin Jezus dhe nuk shpresojmė nė trup. 4 Megjithatė, unė do tė mund tė shpresoja edhe nė trup, sepse, nė mendoftė ndokush se ka arsye tė shpresojė nė trup ‑ unė edhe mė tepėr! 5 I rrethprerė tė tetėn ditė, izraelit me kombėsi, nga fisi i Beniaminit, hebre prej hebrenjsh; sipas Ligjit farise; 6 pėr kah zelli, salvues i Kishės e, pėr sa i pėrket drejtėsisė ‑ asaj tė Ligjit ‑ i patėmetė.

7 Por tė gjitha kėto qė i mbaja si pėrparėsi, tani i ēmoj si njė bjerrje pėr shkak tė Krishtit. 8 Madje unė ēmoj gjithēka si dėm nė krahasim me mė tė madhen tė mirė: me njohjen e Jezu Krishtit, Zotit tim. Pėr tė kam bjerrė ēdo gjė dhe tė gjitha i ēmoj si llom, me qėllim qė tė fitoj Krishtin 9 dhe tė gjendem nė Tė ‑ jo me drejtėsinė time ‑ me atė qė vjen nga Ligji, por me atė qė vjen nga feja nė Krishtin, me drejtėsinė qė vjen nga Hyji, e themeluar nė fe ‑ 10 qė ta njoh atė dhe fuqinė e ngjalljes sė tij me pjesėmarrjen nė vuajtjet e tij, qė tė bėhem i ngjashėm me Tė nė vdekjen e tij, 11 qė nė ndonjė mėnyrė tė mund ta arrij ngjalljen e tė vdekurve.

Vrapimi drejt qėllimit

12 Jo, si t’ia kisha arritur,

as, si tė isha bėrė i pėrsosur,

por ‑ vrapoj qė, nė ndonjė mėnyrė, tė mund ta zė,

sepse edhe vetė kam qenė zėnė prej Krishtit [Jezus].

13 Vėllezėr, unė nuk mendoj se ia kam arritur, di vetėm kaq:

harroj ēka kam lėnė pas

dhe zgjatem drejt sė ardhmes,

14 sulem drejt qėllimit,

drejt shpėrblimit tė thirrjes qiellore tė Hyjit nė Krishtin Jezus.

15 Ne, pra, qė e kemi arritur “pjekurinė”, ta kemi nė mendje kėtė gjė! Po, nėse e mendoni ndryshe, pikėrisht kėshtu Hyji do t’jua zbulojė. 16 Ndėrkaq, prej asaj pike ku kemi arritur ‑ tė vazhdojmė tė pėrparojmė asaj hullie.

17 Mė pėrngjani mua, o vėllezėr, dhe vėreni ata qė jetojnė sipas shembullit qė keni nė ne. 18 Sepse, siē ju kam thėnė shpeshherė e tani po jua them me lot pėr faqe, shumė jetojnė si armiq tė kryqit tė Krishtit! 19 Mbarimi i jetės sė tyre ėshtė dėnimi, hyji i tyre ėshtė barku dhe lavdia e tyre nė turp ‑ ata mendojnė vetėm gjėrat tokėsore. 20 Kurse Atdheu ynė ėshtė qielli, nga presim se vjen si Shėlbues Jezu Krishti Zot. 21 Ai do ta shndėrrojė trupin tonė tė mjerė nė njė trup tė ngjashėm me trupin e tij tė lavdishėm nė saje tė pushtetit qė ka tė nėnshtrojė nėn sundimin e vet gjithēka.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Filipianėve > Udha e vėrtetė e shėlbimit