Kapitujt

Filipianėve: 4. Qortime

4

1 Prandaj, vėllezėrit e mi tė dashur qė aq fort ju kam pėr zemėr, gėzimi dhe kurora ime, kėshtu pra, ‑ qėndroni tė fortė nė Zotin.

Qortime

2 E porosis Evodinė dhe e pėrbetoj Sintikėn tė jetojnė nė pėrkim me Zotin. 3 Po tė lutem edhe ty, Shok i dashur, ndihmoju sepse ato luftuan bashkė me mua pėr Ungjill, sė bashku me Klementin dhe me bashkėpunėtorėt e mi, emrat e tė cilėve gjenden nė “librin e jetės”.

4 Gėzohuni gjithmonė nė Zotin, rishtas po ju them: gėzohuni! 5 Mirėsinė tuaj le ta njohin tė gjithė njerėzit! Zoti ėshtė afėr! 6 Pėr asgjė mos u shqetėsoni, por gjithēka ‑ me lutje dhe me lutja tė pėrcjella me falėnderim ‑ paraqitjani Hyjit nevojat tuaja! 7 Dhe paqja e Hyjit, qė ėshtė mė e vlefshme se mund ta mendojmė, do t’i ruajė zemrat tuaja dhe mendimet tuaja nė Krishtin Jezus.

8 Sė fundi, o vėllezėr, mundohuni tė keni pėr zemėr gjithēka ėshtė e vėrtetė, gjithēka ėshtė e ndershme, gjithēka ėshtė e drejtė, gjithēka ėshtė e pastėr, gjithēka ėshtė e shenjtė, gjithēka ėshtė e denjė pėr dashuri, gjithēka ėshtė e denjė pėr lavdi, gjithēka ėshtė virtyt. 9 Ēka keni mėsuar, ēka keni marrė, ēka keni dėgjuar dhe parė nė mua ‑ atė bėni ‑ dhe Hyji qė jep paqen do tė jetė me ju.

Falėnderim filipianėve pėr ndihmat

10 Jam tejet i gėzuar nė Zotin, pse kujdesi juaj ndaj meje mundi sė fundi tė lulėzojė. Vėrtet, ju edhe mė parė keni menduar tė kujdeseni pėr mua, por nuk keni pasur rast. 11 Nuk po them kėshtu pėr arsye tė s’kamjes, sepse ju e dini se unė jam mėsuar tė jem i kėnaqur me aq sa kam.

12 Di tė jetoj nė skamje

dhe di tė jetoj nė pasje.

Jam mėsuar gjithsesi dhe pėr gjithēka:

tė ngihem e tė jem i uritur,

tė kem mjaft e tė kem pak!

13 Gjithēka mundem me ndihmėn e Atij qė mė jep fuqi!

14 Por, prapėseprapė, ėshtė bukur pėr ju qė morėt pjesė nė nevojėn time.

15 Po edhe ju, o filipianė, e dini mirė se nė fillim tė predikimit tė Ungjillit, kur u nisa prej Maqedonisė, asnjė kishė nuk mė dha gjė lidhur me “tė dala e tė marra”, pėrveēse vetėm ju. 16 Madje edhe nė Selanik kur isha nė nevojė, mė dėrguat ndihma njė herė e dy herė. l7 Jo, nuk kėrkoj dhurata, por kėrkoj fryt tė begatshėm nė dobinė tuaj.

18 Kam gjithēka mė duhet, madje edhe pėr sė tepėrmi: jam plot me ēdo tė mirė qė mora prej Epafroditit, ēka ju mė dėrguat: “erė e mirė” ‑ fli e erėndshme qė i pėlqen Hyjit. 19 Dhe Hyji im do tė plotėsojė ēdo nevojė tuajėn me begatinė e vet, pėr mrekulli, nėpėr Jezu Krishtin. 20 Hyjit, Atit tonė, i qoftė ēdo lavdi nė shekuj tė shekujve. Amen.

Pėrshėndetjet e fundit

21 Pėrshėndetni ēdo shenjt nė Jezu Krishtin!

Vėllezėrit qė janė me mua ju bėjnė tė fala. 22 Ju bėjnė tė fala tė gjithė shenjtėrit, sidomos ata qė janė tė pallatit tė perandorit.

23 Hiri i Zotit tonė Jezu Krishtit qoftė me shpirtrat tuaj!

Kapitujt

Kapitujt