Kapitujt

1 e Gjonit: 4. Shpirti i Hyjit dhe shpirti i Antikrishtit

4

1 Tė dashurit e mi! Mos i besoni ēdo shpirti, por vėrini nė provė shpirtrat pėr t’i vėrtetuar a janė tė Hyjit, sepse shumė profetė tė rrejshėm janė shpėrndarė nėpėr botė. 2 Me kėtė mund ta njihni shpirtitn qė vjen prej Hyjit: ēdo shpirt qė dėshmon se Jezu Krishti ka ardhur nė trup, ėshtė prej Hyjit. 3 Kurse ēdo shpirt qė nuk e dėshmon Jezusin tė tillė, nuk ėshtė prej Hyjit: ėshtė prej Antikrishtit, pėr tė cilin keni dėgjuar se vjen e tani edhe ėshtė nė botė. 4 Ju, o fėmijėzit e mi, jeni prej Hyjit dhe i keni mundur ata, sepse ėshtė mė i fortė Ai qė ėshtė nė ju se ai qė ėshtė nė botė. 5 Ata janė nga bota prandaj edhe flasin me gjuhėn e botės, dhe bota i dėgjon. 6 Ne jemi prej Hyjit. Kush e njeh Hyjin, ai na dėgjon, kush nuk ėshtė prej Hyjit, ai nuk na dėgjon. Me kėtė gjė e dallojmė shpirtin e sė vėrtetės prej shpirtit tė gabimit.

Hyji ėshtė dashuri

7 Tė dashur, ta duam njėri-tjetrin, sepse dashuria vjen nga Hyji, dhe, secili qė ka dashuri, ka lindur prej Hyjit dhe Hyjin e njeh. 8 Kush nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Hyjin, sepse Hyji ėshtė dashuri. 9 Ja si u dėftua dashuria e Hyjit nė ne: Hyji dėrgoi nė botė njė tė Vetmin Birin e vet qė ne tė jetojmė nė saje tė tij. 10 Dashuria pėrmbahet nė kėtė: Jo se ne e kemi dashur Hyjin, por – Ai na ka dashur ne dhe e ka dėrguar Birin e vet si fli pajtuese pėr mėkatet tona. 11 Tė dashur, nė qoftė se Hyji na ka dashur ashtu, edhe neve na duhet ta duam njėri-tjetrin. 12 Hyjin askurrė askush nuk e pa. Nėse e duam njėri-tjetrin, Hyji mbetet nė ne dhe dashuria e tij nė ne ėshtė e pėrkryer. 13 Me kėtė gjė e dimė se mbetemi nė Tė edhe Ai nė ne: na e ka dhuruar Shpirtin e vet. 14 Ne pamė dhe dėshmojmė se Ati e dėrgoi Birin pėr Shėlbues tė botės. 15 Kush dėshmon se Jezusi ėshtė Biri i Hyjit, Hyji mbetet nė tė edhe ai nė Hyjin. 16 Ne e njohėm dashurinė qė Hyji ka kundrejt nesh dhe i besuam asaj. Hyji ėshtė Dashuri, dhe, kush mbetet nė dashuri, mbetet nė Hyjin dhe Hyji mbetet nė tė. 17 Nė kėtė pėrmbahet pėrsosmėria e dashurisė ndaj nesh: kemi sigurinė e plotė pėr Ditėn e Gjyqit, sepse, siē ėshtė Ai, jemi edhe ne nė kėtė botė. 18 Frikė nė dashuri nuk ka, sepse dashuria e pėrsosur e pėrjashton frikėn, pse frika nėnkupton ndėshkimin. Pra, ai qė trembet, nuk ėshtė i pėrsosur nė dashuri. 19 Ne duam sepse Ai na deshi mė parė. 20 Nėse ndokush thotė: »E dua Hyjin«, e kėndej e urren vėllain e vet, ėshtė gėnjeshtar. Sepse kush nuk e do vėllain e vet qė e sheh, Hyjin qė nuk e sheh, s’mund ta dojė. 21 Prej tij e kemi edhe kėtė urdhėr: Kush e do Hyjin, duhet ta dojė edhe vėllain e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Gjonit > Shpirti i Hyjit dhe shpirti i Antikrisht...