Kapitujt

1 e Gjonit: 3. Dashuria vėllazėrore

3

1 Shikoni ē’dashuri tė madhe na dhuroi Ati sa qė quhemi bijtė e Hyjit edhe jemi! Bota nuk na njeh sepse nuk e njeh Atė. 2 Tė dashur, tani jemi fėmijėt e Hyjit, por ēka do tė jemi ende nuk u zbulua. Kaq dimė: kur tė shfaqet do tė bėhemi tė ngjashėm me Tė, sepse do ta shohim ashut siē ėshtė. 3 Kush e ka kėtė shpresė nė Tė, bėhet i pastėr siē ėshtė Ai i pastėr. 4 Kush bėn mėkat, shkel Ligjin, sepse mėkati ėshtė shkelja e Ligjit. 5 Dhe e dini: Jezusi u shfaq pėr tė hequr mėkatet, e mėkat nė Tė nuk ka. 6 Kushdo qėndron nė Tė, nuk mėkaton. Kushdo mėkaton, nuk e pa as nuk e njohu Atė. 7 Fėmijėzit e mi, tė mos ju gėnjejė askush! Kush ushtron drejtėsinė, ėshtė i drejtė, sikurse edhe Ai ėshtė i drejtė. 8 Kush bėn mėkat, ėshtė prej djallit, sepse djalli mėkaton qė prejfillimit. Prandaj edhe u shfaq Biri i Hyjit qė t’i zhdukė veprat e djallit. 9 Kushdo ėshtė i lindur prej Hyjit, nuk bėn mėkat, sepse fara e Atij mbetet nė tė dhe nuk mund tė mėkatojė sepse ėshtė i lindur prej Hyjit. 10 Prej kėsaj dallohen bijtė e Hyjit prej bijve tė djallit: kush nuk ushtron drejtėsinė dhe kush nuk e do vėllain, nuk ėshtė prej Hyjit.

Dashuria vėllazėrore

11 Sepse kjo ėshtė shpallja qė e dėgjuat qė nė fillim: qė ta duam njėri-tjetrin! 12 Jo, si Kaini qė ishte prej Djallit dhe e vrau tė vėllanė. E pse e vrau? Pse veprat i kishte tė kėqija, kurse ato tė tė vėllait ishin tė drejta. 13 (Dhe) Mos u ēuditni, vėllezėr, nėse ju urren bota! 14 Ne e dimė se kemi kaluar prej vdekjes nė jetė, pėr arsye se i duam vėllezėrit. Kush nuk ka dashuri, mbetet nė vdekje. 15 Kushdo e urren tė vėllanė, ėshtė vrastar. Dhe mirė e dini se asnjė vrastar nuk e ka nė vetvete jetėn e pasosur. 16 Me kėtė gjė e njohėm dashurinė: Jezusi e dhuroi jetėn e vet pėr ne. Edhe ne e kemi pėr detyrė ta japim jetėn tonė pėr vėllezėr. 17 Kush i ka tė mirat e kėsaj bote dhe e sheh vėllain e vet nė ngushticė dhe e mbyll zemrėn e vet para tij – nė ē’mėnyrė dashuria e Hyjit qėndron nė tė? 18 Fėmijėzit e mi, mos tė duam me fjalė e me gjuhė, por me vepra e nė tė vėrtetė!

Shpresėn ta kemi nė Hyjin

19 (Dhe) Me kėtė gjė e dimė a jemi prej sė vėrtetės. Dhe do ta qetėsojmė zemrėn tonė para Tij 20 nė qoftė se ajo na qorton pėr ndonjė gjė. Sepse Hyji ėshtė mė i madh se zemra jonė dhe njeh gjithēka. 21 Fort tė dashur! Nėse zemra nuk na padit, mund tė shkojmė me guxim te Hyji 22 dhe ēkado qė kėrkojmė, prej Tij e marrim, sepse i mbajmė urdhėrimet e tij dhe bėjmė ēka Atij i pėlqen. 23 Ky ėshtė urdhri i tij: qė tė besojmė nė Emrin e Birit tė tij – nė Jezu Krishtin dhe ta duam njėri-tjetrin, si Ai na urdhėroi. 24 Kush i mban urdhėrimet e tij, mbetet nė Hyjin dhe Hyji nė tė. Me kėtė e dimė se Ai mbetet nė ne: me anė tė Shpirtit qė na e ka dhėnė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Gjonit > Dashuria vėllazėrore