Kapitujt

Titit: 3. Detyrat e pėrgjithshme tė besimtarit

3

1 Pėrkujtoju se u duhet t’i nėnshtrohen pushtetit dhe autoritetit: t’i dėgjojnė, tė jenė tė gatshėm pėr tė kryer ēdo vepėr tė mirė.

2 Tė mos fyejnė askėnd, t’u shmangen grinjdeve, tė lėshojnė pe, tė tregojnė butėsi tė vazhdueshme kundrejt tė gjithė njerėzve.

3 Sepse edhe ne dikur ishim tė pamendė, tė padėgjueshėm; endeshim larg sė vėrtetės, robėr tė dėshirave dhe tė prirjeve tė ndryshme; kemi jetuar, nė tė kėqija dhe nė smirė, tė denjė pėr tė qenė tė pėrbuzur; kemi urryer njėri-tjetrin.

4 Por, kur, u dėftua mirėsia e Hyjit, Shėlbuesit tonė, dhe dashuria e tij ndaj njerėzve 5 Ai na shėlboi, jo nė saje tė veprave tona qė ne i bėmė nė drjetėsi, por nė saje tė mėshirės sė vet: me anė tė larjes sė rilindjes dhe tė ripėrtėritjes qė jep Shpirti Shenjt, 6 tė cilin me begati e ndikoi nė ne nėpėr Jezu Krishtin, Shėlbuesin tonė, 7 qė, tė shfajėsuar me anė tė hirit tė tij tė jemi, nė saje tė shpresės, trashėgimtarė tė jetės sė pasosur. 8 Kjo fjalė ėshtė e denjė pėr t’u besuar dhe dua qė tė pėrsėritėsh pa pushim qė ata, qė besuan nė Hyjin, tė mundohen tė jenė tė parėt nė vepra tė mira. Kjo gjė ėshtė e bukur dhe e dobishme pėr njerėzit.

9 Kurse diskutimeve tė marra, gjenealogjive, grindjeve dhe pėrleshjeve lidhur me Ligjin, ikju! Ato janė tė padobishme dhe tė kota. 10 Me feshtrembėrin, pasi ta kesh qortuar njė ose dy herė, mos ki punė mė me tė, 11 pasi e di mirė se ėshtė njeri jashtė rruge dhe vazhdon nė mėkate: ai vetė e dėnon vetveten.

Porosi personale dhe pėrshėndetje

12 Kur ta dėrgoj te ti Artemin ose Tihikun, nisu e eja te unė nė Nikopol, sepse atje vendosa tė kaloj dimrin.

13 Jepu ēka u nevojitet pėr udhėtim Zenės, juristit, dhe Apolonit qė tė mos u mongojė gjė. 14 Kėshtu edhe tanėt le tė mėsojnė tė jenė tė parėt pėr vepra tė mira lidhur me nevojat jetėsore qė tė mos jenė tė pafrytshėm.

15 Tė pėrshėndesin tė gjithė ata qė janė me mua.

Pėrshėndeti ata qė na duan nė fe. Hiri qoftė me ju tė gjithė!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Titit > Detyrat e pėrgjithshme tė besimtarit