Kapitujt

2 e Selanikasve: 2. Njeriu i fajit Antikrishti

2

1 Nė lidhje me Ardhjen e Zotit tonė Jezu Krishtit dhe me bashkimin tonė rreth tij, ju bėjmė lutje, vėllezėr, 2 mos lejoni tė merreni mendsh dhe as mos u trazoni pėr shkak tė ndonjė vegimi gjasme profetik, ose tė ndonjė fjale ose tė ndonjė letre gjasme tė shkruar prej nesh, thua se ja, arriti Dita e Zotit! 3 Mos lejoni t’ju gėnjejė kush nė asnjė mėnyrė! Sepse njėherė duhet tė ndodhė rėnia nga feja (apostazia) dhe tė shfaqet Njeriu i fajit, biri i Bjerrjes, 4 Kundėrshtari, ai qė e ngre veten kundėr ēdo qenieje qė quhet Hyj dhe gjė e shenjtė, sa qė ta vėrė veten edhe nė Tempull tė Hyjit, duke e paraqitur veten pėr Hyj.

5 Po a nuk ju bie ndėr mend se kur isha ndėr ju, jua thosha kėtė gjė? 6 Tani e dini ēka e ndalon, qė tė shfaqet vetėm nė kohėn e vet. 7 Vėrtet, misteri i paudhėsisė ėshtė tashmė nė veprim, por ėshtė diēka qė e ndalon derisa tė hiqet tutje. 8 Atėherė do tė shfaqet i Paudhi, tė cilin Zoti [Jezus] do ta mbysė me frymėn e gojės sė vet dhe do ta zhdukė me shkėlqimin e Ardhjes sė vet tė dukshme. 9 I Paudhi do tė vijė me pushtetin e Satanit dhe do tė bėjė gjithfarė mrekullish, shenjash dhe ēudish tė rreme. 10 Ai me ngashnjime tė padrejta do t’i gėnjejė ata qė birren pėr arsye se nuk e pranuan dashurinė e tė vėrtetės qė i kishte shėlbuar. 11 Prandaj edhe Hyji ua dėrgon njė fuqi qė i bėn tė gabojnė e t’i besojnė gėnjeshtrės, 12 qė tė dėnohen tė gjithė ata qė nuk i besuan tė vėrtetės, por pėrqafuan padrejtėsinė.

Jeni tė zgjedhur tė shėlboheni

13 Kurse neve na duhet ta falėnderojmė gjithmonė Hyjin pėr ju, vėllezėr tė dashur prej Zotit, sepse Hyji ju zgjodhi qė prejfillimit pėr shėlbimin qė fitohet me anė tė veprės shenjtėruese tė Shpirtit Shenjt dhe tė fesė sė vėrtetė, 14 nė tė cilėn ju grishi me anė tė Ungjillit tonė ‑ qė ta fitoni lumturinė e Zotit tonė Jezu Krishtit.

15 Prandaj, o vėllezėr, jini tė qėndrueshėm dhe mbajini porositė qė i morėt prej nesh qoftė me anė tė fjalės qoftė me anė tė Letrės sonė.

16 Dhe vetė Zoti ynė Jezu Krishti dhe Hyji, Ati ynė, qė na dėftoi dashuri dhe na dhuroi me anė tė hirit tė vet ngushėllimin e amshuar dhe shpresėn e lume, 17 Ai i ngushėlloftė zemrat tuaja dhe i forcoftė nė ēdo vepėr dhe fjalė tė mirė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Selanikasve > Njeriu i fajit Antikrishti