Kapitujt

2 e Pjetrit: 3. Premtimi i udhės sė Zotit

3

1 Tė dashurit tė mi! Ja, po ju shkruaj letrėn e dytė. Nė tė dyja mundohem ta zgjoj kuptimin tuaj tė shėndoshė me anė tė porosisė, 2 qė t’i kujtoni fjalėt e paralajmėruara prej profetėve tė shenjtė dhe urdhrin e Zotit dhe Shėlbuesit qė shpallėn apostujt tuaj.

3 Mė sė pari duhet ta dini: nė ditėt e fundit do tė vijnė pėrqeshės qė do tė pėrqeshin; ata do tė jetojnė sipas prirjeve tė veta tė ulta 4 dhe do tė pyesin: »Ku ėshtė premtimi i Ardhjes sė tij? Sepse, qė kur vdiqėn tė parėt tanė, gjithēka mbetet si nė fillim tė krijimit!« 5 Ata me qėllim harrojnė se qielli ėshtė qė moti dhe se toka, nė fuqi tė fjalės sė Hyjit, nxori prejardhjen nga uji dhe nėpėr ujė. 6 Po nė tė njėjtėn mėnyrė, bota e atėhershme, e pėrmbytur me ujė, mbaroi. 7 Edhe qielli dhe toka e tanishme, prej tė njėjtės fjalė, ruhen pėr zjarr dhe presin Ditėn e Gjyqit dhe shkatėrrimin e njerėzve tė kėqij.

8 Por njė gjė, fort tė dashur, assesi s’duhet ta harroni, e kjo ėshtė se te Zoti njė ditė ėshtė si njė mijė vjet, po edhe njė mijė vjet janė si njė ditė e vetme: 9 Nuk vonon Zoti ta ēojė nė vend premtimin, si disa e mendojnė tė ngadalshėm, por ėshtė i durueshėm me ju, se nuk do qė ndokush tė birret, por do qė tė gjithė ta kenė mundėsinė tė kthehen. 10 Dita e Zotit do tė vijė si vjedhėsi: Atė ditė qiejt do tė zhduken me krizmė; elementet do tė shkrihen prej tė nxehtit dhe toka e veprat nė tė do tė gjenden para Gjyqit.

11 Pasi kėshtu do tė shkatėrrohen tė gjitha kėto, sa njerėz tė mirė duhet tė jeni ju tė gjithė me jetė tė shenjtė, me pėrshpirtėri, 12 ju qė e prisni dhe e shpejtoni Ditėn e Ardhjes sė Hyjit, nė tė cilėn qiejt do tė shkatėrrohen me zjarr dhe elementet e botės do tė shkrihen prej nxehtėsisė. 13 Ne veē, sipas premtimit tė tij, presim »qiellin e ri dhe tokėn e re«, ku banon drejtėsia.

14 Kėndej, o tė dashur, ju, ndėrsa i prisni kėto, mundohuni tė jeni para tij tė panjollė, tė patėmetė, nė paqe! 15 Po edhe duresėn e Zotit tonė ēmojeni si rast shėlbimi, sikurse edhe Pali, vėllai ynė i dashur, ju shkroi me dijen qė iu dhurua. 16 Kėshtu ai thotė nė tė gjitha Letrat, ku flet pėr kėto gjėra. Nė to ka nga diēka qė merret vesh vėshtirė, ēka tė padijshmit dhe tė paqėndrueshmit e shtrembėrojnė, si bėjnė edhe me pjesėt e tjera tė Shkrimit tė shenjtė - nė dėnim tė vetvetes.

17 Ju, pra, o tė dashur, pasi jeni tė porositur qė mė parė pėr kėto, ruajuni qė, tė marrė mendsh nga gabimi i tė mbrapshtėve, tė mos e humbisni sigurinė qė jep feja! 18 Por rrituni nė hir dhe nė njohje tė Zotit tonė Jezu Krishtit Shėlbues! Atij i qoftė lavdia qė tani dhe deri nė ditė tė amshimit. [Amen].

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Pjetrit > Premtimi i udhės sė Zotit