Besėlidhja e Vjetėr

Pesėlibėrshi

Pesė librat e parė tė Biblės pėrbėjnė njė tėrėsi, tė cilėn hebrenjtė e quajnė Tora - Ligji. Kėta pesė libra, qė nė fillim tė krishterimit, u quajtėn me njė emėr: Pesėlibėrsh. Emėrtimi vjen nga greqishtja (qė i quan) Pentateukos (biblos) - Libri pesėvėllimėsh ose Pesėlibėrshi. Se u nda kėshtu qė nė kohėt e lashta na e vėrteton pėrkthimi greqisht i tė Shtatėdhjetėve LXX. Kėta pėrkthyes, sipas pėrmbajtjes, ia ngjitėn emrin secilit prej tyre.

Janė kėta pesė:
1. Zanafilla (mund tė pėrkthehet edhe me: Tė bėrėt, Prejardhja) genesis;
2. Dalja Exodos
3. Levitiku Levitikon
4. Numrat Arithmoi
5. Ligji i pėrtėrirė Deuteronomion (Ligji i dytė).


Emėrtimi qė pėrdorin hebrenjtė: merret fjala e parė e librit ose edhe fjala e parė mė e rėndėsishme.

Pesėlibėrshi pėrbėn njė tėrėsi tė veēantė. Pikat thelbėsore janė: fillimi i rruzullit, i njeriut, i Popullit tė zgjedhur dhe pėrgatitja pėrfundimtare pėr tė hyrė nė tokėn e premtuar. Rreth kėtyre dy gjėrave kryesore gėrshetohen tė dhėnat e tjera historike tė zhvillimit tė popullit tė Izraelit si popull me ngjarjet dhe formimin e tij si popull: tė dalėt nga skllavėria egjiptiane, tė zgjedhurit si popull i Hyjit, lidhja e Besėlidhjes, Ligji... Me kohė kėto ngjarje do tė merren si njė dhuratė e veēantė e Hyjit ndaj popullit tė Izraelit dhe do tė simbolizojnė shėlbimin pėrfundimtar. Nė kėtė edhe (duhet tė) shihet karakteri thjesht dhe thellė fetar i Pesėlibėrshit dhe i tėrė Biblės ėshtė, pra, kjo histori religjioze, qė biblistėve u pėlqen ta quajnė, historia e shėlbimit.

Historia e popullit tė Izraelit fillon me ēlirimin nga skllavėria egjiptiane dhe themelimin e Besėlidhjes sė Sinait. Ēka sjell Bibla para kėsaj kohe, janė shkoqitje tė gjeniut hebre tė tė dhėnave tė ndryshme tė popujve tė tjerė apo edhe shtjellime tė tyre lidhur me ēėshtjet jetėsore e gjithmonė tė rėndėsishme tė njerėzve me aftėsi mendore tė mėdha, ndėr ta ėshtė domosdo Moisiu, edhe pse jo i vetmi qė zė vendin e parė. Pas tė dhėnave tė gojėdhėnave tė ndryshme, mė vonė shtjellohen ngjarjet sipas aftėsisė dhe mėnyrės sė mendimit dhe tė dijes sė kohės e tė vendeve.

Lidhur me krijimin e Pesėlibėrshit ka shumė hipoteza, por ajo qė sot pėr sot ėshtė mė tepėr e pranuar, edhe pse ka kundėrshtime, ėshtė hipoteza e gojėdhėnave. Biblistėt e sotėm kėto gojėdhėna i ndajnė nė katėr tė tillė.

E ato janė:
a) Gojėdhėna jahviste e emėrtuar kėshtu, sepse Hyjin e quan Jahve. Ka fjalor tė veēantė, stil tė gjallė plastik dhe figurativ. Historinė e rėnies dhe tė prishjes sė njeriut e shndėrron nė historinė e shėlbimit me ndėrmarrje tė veēantė tė vetė Krijuesit. Kėsaj gojėdhėne i mbėshtetet ligji jahvist (Dl 34).
Mendohet se burimi i saj ėshtė nė Jude.

b) Gojėdhėna elohiste e emėrtuar kėshtu, sepse Hyjin e quan Elohim. Nė kėtė gojėdhėnė takimi i Hyjit me njeriun ėshtė mė pak material; fjalori ėshtė mė i varfėr e antropomorfizma ka shumė pak apo aspak.
Kėsaj gojėdhėne i mbėshtetet ligji elohist (Dl 21 23).
Burimin duket se e ka nė fiset e veriut.

c) Gojėdhėna priftėrore e emėrtuar kėshtu, sepse mendohet se bartėsit dhe krijuesit e saj ishin priftėrinjtė e Tempullit tė Jerusalemit. Flet pėr Aronin dhe pėr priftėrinjtė, pėr ligjet e pėrgjithshme tė Daljes (me pėrjashtim tė ligjit jahvist dhe elohist qė u pėrmendėn) dhe pėr ligjet e Lev. dhe tė Nr. Mendohet se bartėsit e kėsaj gojėdhėne qenė ata qė ia dhanė Pesėlibėrshit trajtėn pėrfundimtare qė arriti nė kohėn tonė.

ē) Gojėdhėna deuteronomiste kjo gojėdhėnė gjendet nė librin e fundit tė Pesėlibėrshit, nė Ligjin e pėrtėrirė. Ky libėr greqisht quhet Deuteronomion Ligji i dytė kėndej i pėrtėrirė, sepse pėrsėrit ligjet e mėparshme, sidomos ato qė prej Horebit e mė kėtej. U shkrua me qėllim qė tė vinte nė pah dashurinė, kujdesin dhe pėrkrahjen e veēantė tė Hyjit ndaj Izraelit. Po ky ndikim ndihet gjithashtu edhe nė disa libra tė tjerė jashtė Pesėlibėrshit si nė Librin e Jozuehit, nė Gjyqtarėt, nė Librat mbi Samuelin dhe nė Librat mbi Mbretėrit.

Duket se kjo gojėdhėnė e ka burimin e vet nė fiset e veriut dhe me sa duket, pasi ra mbretėria e Izraelit, levitėt e atyre fiseve, e sollėn nė Tempullin e Jerusalemit.

Gojėdhėna jahviste gjendet nė Zan. qė nga kr 2 e mė tutje, nė D1 dhe nė Nr.

Gojėdhėna elohiste gjendet nė tre librat e parė.

Gojėdhėna priftėrore fillon qė nė Zan 1 dhe vazhdon nė dy librat e tjerė, kurse Lev ėshtė i tėri i kėsaj gojėdhėne.

Kėshtu, nė Zan, D1 dhe Nr janė tė gėrshetuara dhe tė shkrira tė tri gojėdhėnat; Lev i pėrket vetėm gojėdhėnės priftėrore, kurse gojėdhėnės deuteronomiste i pėrket i tėrė Ligji i pėrtėrirė.

Nė Pesėlibėrshin, pra, si shihet, shkrihen gojėdhėna tė ndryshme. Ato janė trashėgim i marrė nga Moisiu qė, mė vonė, u pėrpiluan dhe u renditėn sipas rrethanave dhe nevojave tė kohės, tė njerėzve e tė vendit. Nė kėtė mėnyrė Moisiu mund tė mbahet autor i Pesėlibėrshit nė vėshtrimin mė tė gjerė tė fjalės, sepse ai si protagonist me paraqitje, veprimtari dhe ligjdhėnie e, sipas shumė gjasave, edhe me ndonjė shkrim tė lėnė pas, i vuri themelet kombėsisė hebrenje, besimit, ligjeve dhe gojėdhėnave, kėndej edhe vetė librat, nė kėtė vėshtrim, mund ta mbajnė emrin e tij.

Edhe kėtu duhet tė vihet nė dukje, ēka vlen pak a shumė, pėr tė gjithė librat e Biblės se njė autor, pothuajse, ia shtrin puplėn njė autori tjetėr, dhe atė, ndoshta, shumė herė njė numėr i madh njerėzish e vazhduan apo e pėrshtatėn, sipas nevojės sė njerėzve apo tė kohės, atė qė shkroi ai. Sepse, rrallė mund tė gjendet ndonjė libėr i kohėve tė lashta qė tė jetė shkruar prej vetėm njė autori. Kjo vlen posaēėrisht pėr Shkrimin e shenjtė. Por, shumė prej tyre e stilizuan, e pėrmirėsuan dhe e pėrshtatėn. Njėmend, librat e Shkrimit tė shenjtė u shkruan nėn ndikimin e frymėzimin e Hyjit, por prapėseprapė libri mbiu, u rrit dhe lėshoi shtat deri nė trajtėn qė arriti nė kohėn tonė, bashkė me jetėn dhe me kohėn.

Bibla Online > Materiale > Shpjegime mbi Biblėn > Besėlidhja e Vjetėr