Kapitujt

Dalja: 12. Pashkėt

12

1 Zoti i tha Moisiut e Aronit nė dheun e Egjiptit: 2 “Ky muaj do tė jetė pėr ju fillimi i muajve, mė i pari ndėr muajt e vitit. 3 Flisni me tėrė bashkėsinė e bijve tė Izraelit e thojuni: Tė dhjetėn ditė tė kėtij muaji, le ta marrė secili pėr shtėpi njė qengj pėr familjen e vet. 4 Por, po qe se numri i anėtarėve ėshtė mė i vogėl sesa do tė mund tė mjaftonte pėr ta ngrėnė qengjin, le tė marrė tė afėrmin e vet, qė ėshtė mė afėr shtėpisė sė tij, sipas numrit tė frymėve qė mjafton pėr tė ngrėnė qengjin. 5 Qengji le tė jetė i patėmetė, mashkull, i njė viti. Mund tė merrni qengj ose edh. 6 Ruajeni deri tė katėrmbėdhjetėn ditė tė kėtij muaji: atėherė, nė muzg le ta flijojė e tėrė bashkėsia e bijve tė Izraelit. 7 Le tė marrin prej gjakut tė tij dhe le t’i lyejnė tė dy shtalkat dhe ballzinat e dyerve tė shtėpive, nė tė cilat do ta hanė qengjin. 8 Mishin e pjekur nė zjarr le ta hanė atė natė me tė pabrume dhe me barishte tė hidhura. 9 Prej qengjit mos hani asgjė prej mishit tė gjallė, as tė zier me ujė, por vetėm tė pjekur nė zjarr: me kokė, kėmbė e zorrė. 10 Dhe tė mos mbetet asgjė prej tij deri nė mėngjes. Po qe se teproi gjė, le tė digjet nė zjarr. 11 Dhe hajeni kėshtu: me ijė tė ngjeshura, me sandale nė kėmbė dhe shkop nė dorė: hajeni me shpejti, sepse, janė Pashkėt /d. m. th. kalimi i/ e Zotit! 12 Atė natė do tė kaloj nėpėr dheun e Egjiptit dhe do tė vras ēdo tė parėlindur nė dheun e Egjiptit qė nga njeriu e deri nė bagėti dhe do t’i ndėshkoj tė gjitha hyjnitė e Egjiptit; unė Zoti ! 13 Gjaku do t’ju shėrbejė si shenjė se nė tė cilėn shtėpi jeni: unė do ta shoh gjakun dhe ju do t’ju kaloj. Kėshtu ndėr ju nuk do tė ketė shuplakė farosjeje, kur unė do t’i sulem dheut tė Egjiptit. 14 Kijeni kėtė ditė pėrkujtim dhe kremtojeni festė nė nder tė Zotit brez pas brezi me sjellje fetare tė pėrhershme.

E kremtja e tė pabrumeve

15 Pėr shtatė ditė hani bukė tė pabrumė.

Qė ditėn e parė hiqeni brumin prej shtėpive tuaja. E cilido tė hajė bukė tė mbrume prej tė parės ditė deri tė shtatėn ‑ ai njeri do tė zhduket prej Izraelit.

16 Ditėn e parė do tė mbani mbledhje shenjte.

Po edhe tė shtatėn ditė do tė bėni ashtu.

Ndėr kėto ditė s’guxoni tė bėni kurrfarė pune, por keni leje tė pėrgatitni ēka lypet pėr ushqimin e secilit.

17 Festojeni tė kremten e tė pabrumeve, sepse atė ditė e nxora ushtrinė tuaj prej dheut tė Egjiptit. Mbajeni kėtė ditė brez pas brezi si festė tė pėrhershme. 18 Tė parin muaj, tė katėrmbėdhjetėn ditė tė muajit, prej mbrėmjes, hani bukė tė pabrumė deri nė ditėn e njėzetenjėtė tė tė njėjtit muaj, nė mbrėmje.

19 Pėr shtatė ditė brumė nuk do tė gjendet nė shtėpitė tuaja. Kush do tė hajė bukė tė mbrumė, ai njeri do tė zhduket prej bashkėsisė sė Izraelit, qoftė i ardhur ose i lindur nė vend. 20 S’guxoni tė hani asgjė tė mbruar. Nė ēdo vend, ku ju tė banoni, do tė hani bukė tė pabrume”.

Rregullore lidhur me Pashkėt

21 Moisiu i bashkoi tė gjithė pleqtė e bijve tė Izraelit dhe u tha: “Shkoni e merrni njė bagėti tė imėt pėr familjet tuaja dhe flijoni pėr Pashkė. 22

Tubėzėn e hisopit ngjyjeni me gjakun qė ėshtė nė enė dhe stėrpikni me tė ballėzinėn dhe dy shtalkat. Askush prej jush tė mos dalė jashtė derės sė vet deri nė mėngjes. 23 Sepse Zoti do tė kalojė pėr tė goditur Egjiptin e, kur tė shohė gjakun nė ballėzinė dhe nė tė dy shtalkat, do ta kalojė derėn dhe nuk do ta lėrė shfaruesin tė hyjė nė shtėpitė tuaja e tė godasė. 24 Mbajeni kėtė rregullore porsi ligj tė pėrhershėm pėr ju dhe pėr fėmijėt e tu.

25 Edhe kur tė hyni nė tokėn, qė Zoti do t’jua japė juve, siē ka premtuar, mbajeni kėtė sjellje.

26 E kur fėmijėt tuaj t’ju pyesin: ‘Ēdo tė thotė pėr ju ky vit’? 27 u thoni: ‘Ėshtė flia e Pashkėve nė nder tė Zotit, kur i shkapėrceu familjet e bijve tė Izraelit nė Egjipt, kurse egjiptianėt i goditi, e familjet tona i shpėtoi’”.

Populli ra pėrmbys pėrdhe dhe adhuroi.

28 Atėherė bijtė e Izraelit shkuan dhe vepruan siē u kishte urdhėruar Zoti i Moisiut e Aronit.

X. Vdekja e tė parėlindurve

29 Nė mesnatė Zoti goditi ēdo tė parėlindur nė dheun e Egjiptit, prej tė parėlindurit tė faraonit, qė rrinte nė fronin e tij, deri nė tė parėlindurin e tė burgosurit qė ishte nė burg dhe ēdo tė parėlindur tė ēdo bagėtie. 30 Faraoni dhe tė gjithė shėrbėtorėt e tij u ēuan natėn ‑ u ēua mbarė Egjipti ‑ sepse plasi njė vigmė e madhe nė Egjipt! S’kishte shtėpi pa tė vdekur! 31 Faraoni e thirri natėn Moisiun dhe Aronin e u tha: “Ēohuni e dilni prej popullit tim ju dhe bijtė e Izraelit! Shkoni dhe flijoni Zotit sikurse thoni! 32 Merrni, si kėrkuat, bagėtitė e imėta e tė trasha! Nisuni dhe mė bekoni”! 33 Egjiptianėt e nxitnin popullin e Izraelit tė dalė sa mė shpejt prej vendit. Thonin: “s’do tė mbesė kush gjallė”! 34 Populli mori edhe brumin para se tė mbruhej e, duke i mbėshtjellė magjet me petka, i vunė nė krah.

Izraelitėt ua marrin pasurinė egjiptianėve

35 Bijtė e Izraelit bėnė siē u kishte urdhėruar Moisiu: kėrkuan prej egjiptianėve enė argjendi, ari dhe petka tė shumta. 36 Zoti ua zbuti zemrėn egjiptianėve ndaj izraelitėve dhe ata u jepnin gjithė ē’kėrkonin. Kėshtu izraelitėt i bėnė pre egjiptianėt.

Dalja e izraelitėve prej Egjiptit

37 Izraelitėt u nisėn prej Ramsesit nė drejtim tė Sukotit. Ishin rreth gjashtėqind mijė kėmbėsorė pa (numėruar) fėmijėt. 38 Me ta u nis njė shumicė e panumėrt prej fiseve tė tjera si edhe bagėti tė imėta e tė trasha tė shumta nė masė. 39 Poqėn brumin qė e kishin marrė prej Egjiptit tė pabrumė dhe i poqėn kuleētė e pabrumė: nė tė vėrtetė s’patėn kohė ta mbrumin, sepse egjiptianėt i shtrėngonin tė dalin e nuk i linin tė presin. As ushqimet qė lypen pėr udhėtim s’patėn kur t’i pėrgatisin.

40 Bijtė e Izraelit qėndruan nė Egjipt katėrqind e tridhjetė vjet. 41 Si u plotėsua kjo kohė, po atė ditė, e tėrė ushtria e Zotit doli prej dheut tė Egjiptit. 42 Kjo natė ėshtė natė vigjilie nė nder tė Zotit, kur Zoti i nxori nga dheu i Egjiptit: tė gjithė bijtė e Izraelit duhet ta kremtojnė si natė vigjilie nė nder tė Zotit brez pas brezi.

Rregullore lidhur me Pashkėt

43 Zoti i tha Moisiut e Aronit:

“Ky ėshtė riti i Pashkėve:

‑ Asnjė i huaj s’guxon ta hajė.

44 ‑ Ēdo skllav i blerė: mė parė tė rrethpritet e pastaj tė hajė.

45 Mysafiri dhe mėditėsi nuk guxojnė tė hanė prej qengjit tė Pashkėve.

46 ‑ Do tė hahet vetėm nė njė shtėpi.

‑ Ruaj se e qet mishin e Pashkėve jashtė dhe ruaj se i then asht. 47 ‑ Mbarė bashkėsia e bijve tė Izraelit duhet ta kremtojė.

48 ‑ Po qe se ndokush i huaj do tė jetojė me ju dhe, nėse do tė bėjė Pashkė, mė parė le tė rrethpritet ēdo anėtar i tij mashkull dhe, vetėm atėherė, mund ta kremtojė rregullisht: atėherė do tė jetė si njė vendas i juaji. Kush nuk ėshtė i rrethprerė, tė mos hajė nga flia e Pashkėve.

49 Duhet tė jetė ligji i njėjtė pėr vendasin dhe pėr ardhacakun qė banon ndėr ju”.

50 Tė gjithė bijtė e Izraelit bėnė ashtu sikurse Zoti i kishte urdhėruar Moisiut e Aronit.

51 Pikėrisht kėtė ditė Zoti i nxori bijtė e Izraelit sipas turmave tė tyre prej dheut tė Egjiptit.

Kapitujt

Kapitujt