Kapitujt

Dalja: 10. VIII. Karkalecat

10

1 Atėherė Zoti i tha Moisiut: “Hyr te faraoni! Unė e bėra gur zemrėn e tij e zemrėn e shėrbėtorėve tė tij qė t’i bėj ndėr ta kėto mrekulli tė mia, 2 qė tė mund t’ia tregosh djalit tėnd dhe nipave tė tu sa herė i shtrėngova egjiptianėt e sa mrekulli bėra kundėr prej tyre, qė ta dini se unė jam Zoti”.

3 Hynė, pra, Moisiu dhe Aroni te faraoni dhe i thanė: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i hebrenjve: ‘Deri kur nuk do tė mė nėnshtrohesh? Lėshoje popullin tim tė mė bėjė fli! 4 Por nėse kundėrshton dhe nuk do ta lėshosh: ja, unė nesėr do t’i sjell karkalecat brenda kufijve tė tu. 5 Ata do ta mbulojnė sipėrfaqen e tokės aq sa as trualli nuk do tė shihet: do tė pėrpijnė gjithēka qė mbeti pas breshrit; do t’i zhveshin tė gjitha lėndėt qė bulojnė nė fushė. 6 Do t’i mbushin shtėpitė e tua, shtėpitė e shėrbėtorėve tė tu dhe tė tė gjithė egjiptianėve, njė mori qė kurrė nuk e panė as etėrit dhe tė parėt e tu, qė kur u zu froni i tyre e deri nė ditėn e sotme’”. Ia ktheu shpinėn dhe doli prej faraonit.

7 Faraonit i thanė shėrbėtorėt e tij: “Deri kur do ta durojmė kėtė kurth? Lėshoj njerėzit t’i bėjnė fli Zotit, Hyjit tė tyre! A nuk po sheh se do tė mbarojė Egjipti”?

8 Ēuan dhe i thirrėn Moisiun e Aronin. Faraoni u tha: “Shkoni e flijoni Zotit, Hyjit tuaj! Kush janė ata qė duhet tė shkojnė”? 9 Moisiu tha: “Do tė shkojmė me fėmijėt dhe me pleqtė tanė: me djem e me vajza, me bagėti tė imėta e me bagėti tė trasha: ne kemi festėn e Zotit”! 10 Ai u pėrgjigj: “Ashtu e paēi nė ndihmė Zotin, siē do t’ju lėshoj unė tė shkoni me fėmijėt tuaj! Kush dyshon se ju nuk mendoni zi e mė zi? 11 Jo, s’do tė bėhet ashtu! Por, shkoni vetėm ju burrat e bėni fli Zotit! Po kėtė ju edhe vetė e kėrkuat”. Dhe menjėherė i qitėn jashtė prej pranisė sė faraonit.

12 Atėherė Zoti i tha Moisiut: “Shtrije dorėn tėnde mbi Egjipt qė tė vijnė karkalecat, ta mbulojnė atė dhe le ta hanė krejt barin: gjithēka shpėtoi prej breshrit”. 13 Moisiu e shtriu shkopin pėrmbi dheun e Egjiptit dhe Zoti e solli erėn e ngrohtė gjithė ditėn e gjithė natėn. Kur zbardhi drita, era djegėse i ngrehi nė ajėr karkalecat. 14 Ata e mbuluan skaj mė skaj mbarė dheun e Egjiptit dhe u lėshuan me shumicė tė atillė qė s’qenė parė deri nė atė kohė dhe nuk do tė shihen as nė tė ardhmen. 15 E mbuluan tėrė sipėrfaqen e tokės dhe e nxinė tokėn. Kėshtu, pra, e pėrpinė tė gjithė barin e tokės, tė gjitha frutat e pemėve qė kishin shpėtuar prej breshrit: nuk shpėtoi asgjė e blertė as nė lėndė as nė bar nė mbarė dheun e Egjiptit.

16 Pėr kėtė arsye faraoni thirri me nxitim Moisiun e Aronin dhe u tha: “Mėkatova kundėr Zotit, Hyjit tuaj, dhe kundėr jush! 17 Por, tani ma falni mėkatin edhe kėtė herė dhe lutuni Zotit, Hyjit tuaj, tė ma heqė sė paku kėtė shuplakė vdekjeprurėse”. 18 Moisiu, si u largua prej faraonit, iu lut Zotit, 19 i cili ēoi njė erė shumė tė fortė prej perėndimit qė i pėrmblodhi karkalecat dhe i hodhi nė Detin e Kuq: s’mbeti as edhe njė nė mbarė dheun e Egjiptit. 20 Por Zoti e guroi zemrėn e faraonit dhe ky nuk i lėshoi bijtė e Izraelit.

IX. Errėsirat

21 Atėherė Zoti i tha Moisiut: “Ēoje dorėn tėnde drejt qiellit dhe le tė bjerė terri mbi dheun e Egjiptit, terr aq i dendur sa tė mund tė preket!” 22 Moisiu e ēoi dorėn drejt qiellit dhe ra njė errėsirė e tmerrshme pėr tri ditė rresht mbi mbarė dheun e Egjiptit. 23 Askush nuk mundi ta shohė askėnd pėr tri ditė dhe askush s’luajti pėr ato ditė prej vendit. Kurse, gjithkund ku banonin bijtė e Izraelit, ishte dritė!

24 Atėherė faraoni e thirri Moisiun e Aronin dhe u tha: “Shkoni e bėni fli Zotit! Lini vetėm bagėtitė e imėta e tė trasha, kurse fėmijėt tuaj, le tė vijnė me ju”! 25 Moisiu i tha: “Po edhe tė na i jepshe ti kushtet dhe flitė e shkrumbimit pėr t’ia kushtuar Zotit, Hyjit tonė, 26 megjithatė edhe grigjat tona duhet tė vijnė me ne. Nuk do tė mbetė prej tyre asnjė kėmbė e vetme berri, sepse prej tyre do tė marrim, sa ėshtė e domosdoshme pėr kultin e Zotit, Hyjit tonė. Aq mė tepėr kur nuk dimė se ēka duhet tė flijohet, derisa tė arrimė nė vendin e caktuar”.

27 Zoti e guroi zemrėn e faraonit dhe ai nuk deshi t’i lėshojė.

28 Atėherė faraoni i tha: “Largohu kėndej! Ruaju se mė del mė para sysh! Kurdo qė do tė marrėsh guxim tė dalėsh para meje, do t ė vdesėsh”!

29 Moisiu iu pėrgjigj: “Mirė e ke! S’do ta shoh mė kurrė fytyrėn tėnde”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > VIII. Karkalecat