Kapitujt

Dalja: 7. 3. SHUPLAKAT E EGJIPTIT. PASHKĖT

7

1 Zoti i tha Moisiut: “Ja unė tė bėra si hyjni pėr faraonin, kurse Aroni, yt vėlla, do tė jetė profeti yt. 2 Ti thuaji krejt si po tė urdhėroj unė; kurse Aroni t’ia thotė faraonit qė t’i lėrė tė shkojnė prej dheut tė tij bijtė e Izraelit. 3 Por unė do ta nguroj zemrėn e tij dhe do t’i shumoj shenjat dhe mrekullitė e mia kundėr dheut tė Egjiptit. 4 Dhe ai nuk do t’ju dėgjojė. Unė do ta shtrij dorėn time mbi Egjiptin duke e dėnuar rreptė, do ta nxjerr armatėn time, popullin tim, bijtė e Izraelit prej dheut tė Egjiptit. 5 Pasi ta kem shtrirė dorėn time pėrmbi Egjipt dhe pasi t’i kem nxjerrė bijtė e Izraelit prej mesit tė tyre, atėherė egjiptianėt do ta marrin vesh se unė jam Zoti”.

6 Kėshtu Moisiu dhe Aroni bėnė krejt si u tha Zoti: po ashtu vepruan. 7 Moisiu kishte tetėdhjetė vjet, kurse Aroni kishte tetėdhjetė e tri, kur folėn me faraonin.

3. SHUPLAKAT E EGJIPTIT. PASHKĖT

Shkopi i shndėrruar nė gjarpėr

8 Zoti i tha Moisiut e Aronit: 9 “Kur faraoni t’ju thotė: ‘Tregojeni shenjėn!’ ti thuaj Aronit: ‘Merre shkopin tėnd dhe hidhe para faraonit, dhe ai le tė shndėrrohet nė shlligėz’!” 10 Si hynė, pra, Moisiu dhe Aroni, bėnė ashtu si u kishte urdhėruar Zoti: Aroni e hodhi shkopin para faraonit dhe ministrave tė tij, dhe shkopi u shndėrrua nė gjarpėr.

11 Atėherė faraoni i grishi tė dijshmit dhe dijetarėt; po edhe magjistarėt e Egjiptit me shortitė e veta bėnė po ashtu. 12 Edhe ata i hodhėn shkopinjtė e vet dhe ata u shndėrruan nė gjarpėrinjė; porse shkopi i Aronit i pėrpiu shkopinjtė e tyre. 13 Por zemra e faraonit iu ngurua dhe nuk deshi t’i dėgjojė ata po ashtu si kishte thėnė Zoti.

I. Uji i shndėrruar nė gjak

14 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “E patrandshme ėshtė zemra e faraonit: nuk do tė lėshojė tė shkojė populli. 15 Shko nė mėngjes tek ai. Ja, ai do tė dalė tek uji. Qėndro ballė pėr ballė mbi breg tė lumit. Merre nė dorėn tėnde shkopin qė u shndėrrua nė shlligėz 16 dhe thuaj: ‘Zoti Hyji i hebrenjve mė dėrgoi te ti e mė tha: Ma lėsho popullin tim qė tė mė bėjė fli nė shkretėtirė. Por ti deri tani nuk deshe tė dėgjosh. 17 Pra, kėshtu thotė Zoti: Me kėtė do ta dish se jam Zoti: ja, do t’i sjell me shkop qė kam nė dorė ujit tė lumit: dhe ky do tė shndėrrohet nė gjak! 18 Peshqit qė janė nė lumė do tė ngordhin, ujėrat do tė qelben dhe egjiptianėve do t’u neveritet tė pinė ujin e lumit”.

19 Zoti i tha Moisiut edhe: “Thuaj Aronit: Merre shkopin tėnd dhe shtrije dorėn tėnde pėrmbi ujėrat e Egjiptit, mbi lumenjtė e tij, mbi pėrrenjtė, mbi kėnetat dhe mbi tė gjithė liqenet me ujė, qė tė shndėrrohen nė gjak. Kėshtu le tė jetė gjak nė mbarė dheun e Egjiptit, qoftė nė enė druri qoftė nė ato guri.” 20 Po kėshtu bėnė Moisiu dhe Aroni si u kishte urdhėruar Zoti. E ēoi lart shkopin, i ra ujit tė lumit nė praninė e faraonit dhe tė shėrbėtorėve tė tij. Uji u shndėrrua nė gjak. 21 Peshqit qė ishin nė Lumė, ngordhėn, mbarė lumi u qelb. Egjiptianėt nuk mund ta pinin ujin e Lumit. Mbarė dheun e Egjiptit e kishte pėrfshirė gjaku.

22 Po kėshtu vepruan edhe dijetarėt egjiptianė me shortitė e tyre. Zemra e faraonit u ngurua dhe s’i dėgjoi ata, po ashtu si kishte thėnė Zoti. 23 U ktheu shpinėn, hyri nė shtėpinė e vet dhe pėr kėtė punė as qė e ēau ndopak kokėn. 24 Mbarė egjiptianėt hapėn pusa pėrbri Lumit pėr tė pirė, sepse nuk mund ta pinin ujin e Lumit. 25 U mbushėn shtatė ditė pasi Zoti shtriu dorėn e i ra Lumit.

II. Bretkocat

26 Zoti i tha prapė Moisiut: “Hyr te faraoni dhe thuaj: ‘Kėshtu thotė Zoti: Lėshoje popullin tim tė mė flijojė! 27 Nėse nuk do ta lejosh tė shkojė, ja, unė do ta ndėshkoj tėrė dheun tėnd me bretkoca. 28 Lumi do tė vėlojė prej bretkocave, tė cilat do tė dalin dhe do tė hyjnė nė shtėpinė tėnde dhe nė dhomėn e shtratit tėnd, madje pėrmbi shtratin tėnd dhe nė shtėpitė e ministrave tė tu, nė popullin tėnd, nė furrat e tua dhe nė magjat e tua. 29 Bretkocat do tė hyjnė te ti, nė popullin tėnd dhe te tė gjithė shėrbėtorėt e tu’”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > 3. SHUPLAKAT E EGJIPTIT. PASHKĖT