Kapitujt

Mikea: 6. Zoti gjykon popullin e vet

6

1 Dėgjoni se ēfarė thotė Zoti:

“Nė kėmbė! Mbrohu nė gjyq pėrpara Maleve

edhe Kodrat le tė ta dėgjojnė zėrin!”

2 Dėgjojeni, Male, gjykimin e Zotit,

vini vesh, themelet e tokės,

sepse Zoti me popull tė vet po gjykohet,

Izraelin Ai po e padit:

3 “Ēka tė kam bėrė, populli im?

E me ēka ty ta mėrzita?

M’u pėrgjigj!

4 Tė nxora nga dheu i Egjiptit,

tė shpėtova prej shtėpisė sė skllavėrisė,

para teje ēova Moisiun,

Aronin edhe Marinė!

5 Populli im, tė tė bjerė nė mend, tė lutem,

ē’synoi Balaku, mbreti i Moabit?

Ē’gjegje i dha Balaam Beori?

Nga Setimi deri nė Galgalė

pėr t’i njohur veprat e drejta tė Zotit.”

6 “Ēka kam tė denjė t’i kushtoj Zotit

kur bie nė gjunj para tė Tejetlartit Hyj?

T’i kushtoj, vallė, fli shkrumbimi

ose viēa qė e mbushėn vitin?

7 A thua Zotit do t’i pėlqejnė?

mijėra deshė

e pėrrenj vaji me miliarda?

T’i kushtoj, thua, tė parėlindurin

si shpėrblim pėr fajin tim,

frytin e kraharorit tim

pėr mėkat qė bėra?”

8 “T’ėshtė dėftuar ē’ėshtė e mirė, o njeri,

e ēka Zoti kėrkon prej teje:

s’kėrkon tjetėr pos tė zbatosh drejtėsinė,

tė duash mirėsinė,

tė jetosh kujdesshėm me Hyjin tėnd!”

Kundėr mashtruesve nė qytet

Zėri i Zotit pėrhapet qytetit

‑ ėshtė urti tė druhet emri yt ‑ :

“Dėgjoni, fis e kuvendi i qytetit!

10 A mund ta duroj batin e rremė,

efin e zvogėluar, tė mallkuarin?

11 Mund t’i shfajėsoj peshoret e rreme,

qeset e peshave mashtruese?

12 Plot paudhėsi janė tė pasurit e qytetit,

sa herė flasin, banorėt e tij rrejnė

gjuhė gėnjeshtare kanė nė gojėn e tyre.

13 Prandaj zura tė tė godas,

tė tė shkretoj pėr mėkate tė tua!

14 Do tė hash, por nuk do tė ngihesh,

gjendja jote e mjerė nė ty do tė mbesė.

Do tė ndash mbanash mėnjanė, por s’do tė shpėtosh gjė,

po edhe nėse do tė shpėtosh gjė,

do t’ia fal shpatės.

15 Do tė mbjellėsh e s’do tė korrėsh,

do tė shtrydhėsh ullinj e me vaj s’do tė lyhesh,

do tė shtrydhėsh rrush e verė s’do pish.

Shembulli i Samarisė

16 I mban urdhėrat e Omriut,

tė gjitha veprat e shtėpisė sė Akabit,

sillesh sipas parimeve tė tyre

qė unė tė bėj nė ty njė emnesė,

banorėt e tu shenjė pėrqeshjeje:

do ta mbartni poshtėrimin e popujve.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Mikea > Zoti gjykon popullin e vet