Kapitujt

Mikea: 4. Mbretėria e ardhshme e Zotit nė Sion

4

E do tė ndodhė nė kohė ‑ qė do tė vijnė:

Mali i Shtėpisė sė Zotit

do tė ngallitė mbi majė tė maleve,

do tė lartėsohet pėrmbi kodra!

Atėherė tek ai do tė ngarendin popujt,

2 do tė shkojnė me nxitim shumė popuj

e do tė thonė: “Ejani

tė ngjitemi nė Malin e Zotit,

nė Shtėpinė e Hyjit tė Jakobit,

pėr tė na i mėsuar udhėt e veta

qė t’i ndjekim shtigjet e tij!”

Sepse Ligji vjen nga Sioni,

fjala e Zotit nga Jerusalemi.

Ai do tė gjykojė ndėrmjet shumė popujve,

do t’i shqyrtojė popujt e fuqishėm

deri nė vendet mė tė largėta.

Shpatat e veta do t’i kthejnė nė palla,

nė drapėrinj heshtat e veta.

Njė popull kundėr tjetrit shpatėn s’do ta nxjerrė,

s’do ta mėsojnė mė mjeshtrinė e luftimit!

4 Secili do tė pushojė nėn hardhinė e vet,

nėn hijen e fikut tė vet:

askush nuk do t’u shtjerė mė frikė,

sepse kėshtu ka thėnė goja e Zotit tė Ushtrive.

5 Sepse tė gjithė popujt ecin,

secili nė emėr tė zotit tė vet,

kurse ne ecim nė emėr tė Zotit,

Hyjit tonė tani e pėrgjithmonė e jetės!

Mbledhja nė Sion e grigjės sė shpėrndarė

“Po atė ditė ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

do t’u bashkoj ēalamanėt,

edhe atė qė e dėbova, do ta sjell,

po edhe atė qė e ndėshkova.

7 Me grigjė tani tė ēalė do tė pėrftoj Tepricėn,

popull tė fortė me atė qė hoq aq keq!”

Pėrmbi ta do tė sundojė Zoti nė Malin Sion

tani e pėrgjithmonė e jetės!

E ti, o Kulla e Grigjės,

ti, Kodra e Bijės sė Sionit,

te ti do tė vijė, do tė arrijė

pavarėsia e dikurshme,

mbretėria e bi’sė sė Jerusalemit.

Rrethimi, mėrgimi e ēlirimi i Sionit

Pėrse tani lėshon klithma tė mėdha?

Pse, a mbret nė ty nuk ka,

a mbaroi kėshilltari yt,

qė tė pushtoi dhembja

si dhembjet e lindėses?

10 Vuaj e mundohu porsi ajo qė lind,

Bija e Sionit,

se tė duhet ta lėshosh qytetin

e tė qėndrosh nė fushė tė larė,

duhet tė shkosh nė Babilon!

Atje do tė fitosh ēlirimin,

atje Zoti do tė tė shpėrblejė

prej dorės sė armiqve tė tu.

Popujt e fshirė nė lėmė

E tani, shumė kombe

janė bashkuar kundėr teje.

Ato thonė: “Tė pėrdhunohet,

mbi Sionin tė kėnaqet syri ynė!”

12 Por ata s’janė nė gjendje tė njohin

sendėrgjimet e Tenzot,

s’e kuptuan kėshillin e tij

se i bashkoi si duaj nė lėmė!

13 Ēohu e shij, Bija e Sionit,

brirėt e tu do t’i bėj tė hekurt,

thundrat e tua prej tumbakut:

do tė shtypėsh popuj tė panumėrt!

Prenė e tyre do t’ia kushtosh Zotit,

kamjen e tyre Zotit tė mbarė tokės!

Poshtėrim e lavdi e dinastisė sė Davidit

Tani gėrvishtu, o bija e vragės!

Sepse tė ngujuar jemi nė rrethim;

me thupėr mollėzėn godisin

tė gjykatėsit tė Izraelit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Mikea > Mbretėria e ardhshme e Zotit nė Sion