Kapitujt

Dalja: 6. Tregim i ri i thirrjes sė Moisiut

6

1 Zoti i tha Moisiut: “Tani do tė shohėsh ēka do t’i bėj faraonit! Sepse, nėn peshėn e dorės sė rėndė do t’i lėshojė dhe madje pėrdhunė do t’i dėbojė prej vendit tė vet”!

Tregim i ri i thirrjes sė Moisiut

2 Zoti foli me Moisiun e tha: “Unė jam Zoti, 3 qė iu dėftova Abrahamit, Izakut e Jakobit si Hyj i gjithėpushtetshėm. Unė atyre nuk ua tregova emrin tim Zot. 4 Unė edhe bėra besėlidhje me ta se do t’ua jap dheun Kanaan ‑ tokėn e ēojave tė tyre, nė tė cilėn banuan si tė huaj. 5 Unė e dėgjova dėnesjen e izraelitėve, sepse egjiptianėt i shtypėn dhe m’u kujtua besėlidhja ime. 6 Prandaj thuaju bijve tė Izraelit: Unė jam Zoti qė do t’i nxjerr nga shtypja e egjiptianėve! Unė do t’ju shpėtoj nga skllavėria dhe do t’ju shpėrblej me goditje tė fuqishme, duke i ndėshkuar rėndė! 7 Juve do t’ju marr pėr popullin tim dhe do tė jem Hyji juaj. Atėherė do ta dini se unė jam Zoti, Hyji juaj, kur do t’ju shpėtoj nga shtypja e egjiptianėve 8 dhe do t’ju fus nė tokėn, mbi tė cilėn u pėrbeva se do t’ia jap Abrahamit, Izakut e Jakobit. Unė, Zoti, do t’jua jap pėr pronė!”

9 Moisiu tė gjitha kėto ua tregoi bijve tė Izraelit, por ata nuk ia vinin fare veshin, sepse ishin shpirtėrisht tepėr tė ngushtuar nga puna tepėr e rėndė. 10 E Zoti prapė i tha Moisiut: 11 ”Hyr dhe fol me faraonin, mbretin e Egjiptit, qė t’i lėshojė bijtė e Izraelit prej dheut tė tij”!

12 Moisiu foli nė praninė e Zotit: “Ja, as bijtė e Izraelit nuk mė dėgjojnė, po si atėherė do tė mė dėgjojė faraoni, sidomos kur nuk jam gojėmbarė”? 13 Zoti foli pėrsėri me Moisiun e me Aronin dhe u urdhėroi tė shkojnė njėherė te bijtė e Izraelit e pastaj te faraoni, mbreti i Egjiptit, pėr t’i nxjerrė izraelitėt nga dheu i Egjiptit.

Breznitė e Moisiut e tė Aronit

14 Kėta janė zotėt e shtėpive sipas familjeve tė tyre. Bijtė e Rubenit, tė tė parėlindurit tė Izraelit: Henoku, Faluu, Hesroni dhe Karmiu. Kėto janė familjet e Rubenit.

15 Bijtė e Simonit: Jamueli, Jamini, Ahodi, Jakini, Soari dhe Sauli, biri i Kananeases. Kėto janė familjet e Simonit.

16 Kėta janė emrat e bijve tė Levit sipas familjeve tė tyre: Gersoni, Kaati dhe Merariu. Levi jetoi njėqind e tridhjetė e shtatė vjet.

17 Bijtė e Gersonit: Lobniu dhe Semeia sipas familjeve tė tyre.

18 Bijtė e Kaatit: Amrami, Isaari, Hebroni, Ozieli. Kaati jetoi njėqind e tridhjetė e tre vjet.

19 Bijtė e Merariut: Moholiu dhe Musiu. Kėto janė familjet e Levit sipas breznive tė tyre.

20 Amrami e mori pėr grua Johabedėn, emtėn e vet. Ajo i lindi Aronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njėqind e tridhjetė e shtatė vjet.

21 Bijtė e Isaharit: Koreu, Nefegu dhe Zehriu.

22 Bijtė e Ozielit: Misaeli, Elisafani dhe Setriu.

23 Aroni mori pėr grua Elizabetėn, bijėn e Aminadabit, motrėn e Nahasonit. Kjo i lindi Nadabin, Abiun, Eleazarin dhe Itamarin.

24 Bijtė e Koreut: Asiri, Elkanai dhe Abiasafi. Kjo ėshtė familja e Koritajve.

25 Kurse Eleazari mori pėr grua njė vajzė tė Futielit, qė i lindi Fineesin. Kėta janė trungjet e familjeve tė Levitajve, sipas barqeve tė tyre.

26 Ky ėshtė ai Aroni dhe Moisiu, tė cilėve u urdhėroi Zoti qė t’i nxjerrin bijtė e Izraelit turma‑turma prej dheut tė Egjiptit.

27 Kėta janė ata qė folėn me faraonin, mbretin e Egjiptit, qė t’i nxjerrin bijtė e Izraelit prej Egjiptit: janė po ai Moisi dhe ai Aron.

Pėrsėritet tregimi i thirrjes sė Moisiut

28 Kjo ndodhi atė ditė, kur Zoti i foli Moisiut nė dheun e Egjiptit:

29 Zoti i tha Moisiut: “Unė jam Zoti! Thuaj faraonit, mbretit tė Egjiptit, thuaj gjithēka po tė them unė ty”. 30 Moisiu foli nė praninė e Zotit: “Ja, unė nuk jam gojėmbarė! Si do tė mė dėgjojė faraoni”?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Tregim i ri i thirrjes sė Moisiut