Kapitujt

Dalja: 5. Takimi i parė me faraonin

5

1 Pas kėsaj ngjarjeje, Moisiu e Aroni hynė te faraoni dhe i thanė: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Lėshoje popullin tim qė tė shkojė tė mė bėjė fli nė shkretėtirė.” 2 Por ai u pėrgjigj: “Kush ėshtė ai Zot, qė t’ia dėgjoj fjalėn e ta lėshoj Izraelin? Unė nuk e pranoj atė Zot, as nuk e lėshoj Izraelin.” 3 Por ata i thanė: “Hyji i hebrenjve na u dėftua. Tė lutemi na lejo tė shkojmė tri ditė udhė larg nė shkretėtirė qė t’i flijojmė Zotit, Hyjit tonė, qė tė mos na vrasė rastėsisht me murtajė ose me shpatė”. 4 Por mbreti i Egjiptit u tha: “Pėrse ti, Moisi e ti Aron, po doni ta ndani popullin prej punės sė vet? Kthehuni nė punėt tuaja”! 5 Faraoni shtoi edhe: “Tani qė ky popull ėshtė shumuar aq fort edhe kėshtu e ka mbushur dheun, ēka do tė ndodhė po qe se u jepni edhe pushim”?

Shpjegime kryepunėtorėve tė punėve tė rėnda

6 Po atė ditė u dha urdhėr mbikėqyrėsve tė popullit dhe shkruesve tė punės: 7 “Qė nga ky moment mos i jepni mė popullit kashtė, por le tė shkojė e ta mbledhė vetė pėr tė prerė qerpiē. 8 Por ju kėrkoni prej tij numėr tė njėjtė tullash si edhe deri tani. Mos e pakėsoni numrin! Sillen kot, prandaj edhe bėrtasin: Na lejo tė shkojmė e t’i bėjmė fli Hyjit tonė! 9 Shtojauni punėn e tė dėrmohen, qė tė mos kenė kohė tė merren me punė tė kota!”

10 Mbikėqyrėsit e popullit dhe shkruesit dolėn dhe i treguan popullit: “Kėshtu thotė faraoni: ‘Nuk ju jap kashtė! 11 Dilni e mblidheni vetė aty ku ta gjeni, por pėr atė gjė nuk do t’jua pakėsoj punėn’”. 12 Mbarė populli u shpėrnda nėpėr dheun e Egjiptit pėr tė mbledhur byk. 13 Mbikėqyrėsit u bėrtitnin: “Bėni pėrditė po aq punė sa bėnit mė parė kur ju jepej kashta!” 14 Bijtė e Izraelit, ata qė mbikėqyrėsit e faraonit i vunė tė regjistrojnė sasinė e punės, qenė frushkulluar. U thonin: “Pse nuk e plotėsuat as dje as sot, numurin e tullave si mė parė”?

Ankimi i shkruesve hebrenj

15 Izraelitėt qė regjistronin e panė se po e kishin punėn pisk dhe shkuan e u ankuan te faraoni: “Pėrse po vepron kėshtu kundėr skllevėrve tė tu? 16 Nuk u jepet byku e u urdhėrohet tė qesin po atė shumė tullash. Ja, madje edhe po i rrahin shėrbėtorėt e tu, kurse fajin e ka populli yt!” 17 Ai u pėrgjigj: “Ju jeni pėrtacė! Po, pėrtacė! Prandaj thoni: ‘Na lejo tė shkojmė t’i bėjmė fli Zotit’!

18 Shkoni, pra, e punoni! Byku nuk do t’ju jepet e ju do tė bėni shumėn e rėndomtė tė tullave!”

19 Shkruesit izraelitė po e shihnin se sa ngusht e kishin punėn pėr shkak tė urdhrit: ‘Pėr asnjė ditė nuk do t’u zvogėlohej numri i tullave!’. 20 Kur dolėn prej faraonit takuan Moisiun dhe Aronin qė po i prisnin 21 dhe u thanė: “Zoti paftė e gjykoftė! Ju bėtė qė tė na urrejė faraoni dhe ministrat e tij! Ju ia dhatė shpatėn qė tė na vrasė”!

22 Moisiu iu drejtua Zotit dhe i tha: “O Zot, e pse po e mundon kėtė popull? Pėrse mė dėrgove? 23 Sepse, qė atė ditė qė hyra te faraoni pėr tė folur nė emrin tėnd, ai po e mundon popullin tėnd e Ti nuk e ēlirove”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Takimi i parė me faraonin