Kapitujt

Dalja: 2. Lindja e Moisiut

2

 1 Njė burrė prej familjes sė Levit shkoi e mori pėr grua njė nga fisi i vet. 2 Ajo ngjizi dhe lindi djalė. E pa se fėmija ishte i bukur dhe e fshehi pėr tre muaj. 3 Pasi s’mundi ta mbante mė tė fshehur, mori njė shportė papirusi, e leu me bitum e me peshkve, brenda e futi fėmijėn dhe e la nė kallamishte, nė breg tė lumit. 4 Motra e fėmijės rrinte dhe vėrente prej sė largu ēka do tė ndodhė.

5 Dhe ja, bija e faraonit erdhi dhe hyri tė lahet nė lumė, ndėrsa shėrbėtoret e saja shėtisnin bregut tė lumit. Bija e faraonit, kur e pa shportėn nė kallamishte, e dėrgoi shėrbėtoren e vet pėr ta sjellė. 6 Kur e hapi, pa nė tė njė djalė qė po qante. Pati dhimbje pėr tė dhe tha: “Qenka njė fėmijė hebrenjsh”! 7 Atėherė i tha motra e fėmijės: “A tė shkoj e ta thėrras njė grua hebrenje qė tė mund ta ushqejė foshnjėn”? 8 iu pėrgjigj: “Shko”! Vajza u lėshua vrap dhe e thirri t’ėmėn e foshnjės. 9 Kėsaj bija e faraonit i tha: “Merre kėtė foshnjė dhe ma ushqe! Unė do tė tė paguaj”! Gruaja e mori fėmijėn, e ushqeu e, kur u rrit, ia dorėzoi bijės sė faraonit. 10 Kjo ia ngjiti emrin Moisi. Tha: “Sepse e nxorra prej ujit”.

Moisiu ikėn nė Madian

11 Ndėr ato ditė, Moisiu, si u rrit, shkoi te vėllezėrit e vet. Pa se si po vuanin e pa edhe njė egjiptian duke e rrahur njė hebre ‑ prej vėllezėrve tė tij. 12 Pasi shikoi kėndej e andej e nuk pa kė, e vrau egjiptianin dhe e fshehi nė rėrė. 13 Doli tė nesėrmen dhe i pa dy hebrenj qė po grindeshin. I tha atij qė po e rrihte shokun: “Pėrse po e rrah tė afėrmin tėnd”? 14 Ai iu pėrgjigj: “Kush tė ka vėnė prijės dhe gjykatės mbi ne? A mos po do tė mė vrasėsh, siē e vrave egjiptianin”?

Moisiun e kapi frika dhe tha: “Po si doli kjo gjė nė dritė”?

15 Kur i shkoi kjo ngjarje nė vesh faraonit, ai deshi ta vrasė Moisiun. Moisiu iku prej tij dhe shkoi nė dheun e Madianit e u ndal tė pushojė pėrbri njė pusi.

16 Tashti, prifti i Madianit kishte shtatė vajza. Kėto erdhėn tė nxjerrin ujė. Kėto i mbushėn lugjet me ujė e donin t’u jipnin ujė grigjave tė t’et. 17 Por arritėn barinjtė dhe i dėbuan ato. Mirėpo, Moisiu u ngrit, i mbrojti vajzat dhe u dha ujė deleve tė tyre. 18 Kėto u kthyen tek i ati, Ragueli dhe ai u tha: “Pėrse u kthyet mė shpejt se zakonisht”? 19 Ato pėrgjigjėn: “Njė burrė egjiptian na shpėtoi prej barinjve. Pėr mė tepėr, nxori ujė pėr ne dhe u dha edhe berreve tona”. 20 Por ai u tha: “Ku ėshtė ai njeri? Pėrse e latė tė shkojė? Thirreni tė hajė bukė”! 21 Kėshtu Moisiu pranoi tė jetojė tek ai njeri dhe e mori pėr grua Seforėn, bijėn e tij. 22 Ajo i lindi njė djalė, tė cilin e quajti Gersam. Tha: “Jam i ardhur nė dhe tė huaj”!

THIRRJA E MOISIUT

Hyjit i bie ndėr mend pėr Izraelin

23 Mirėpo, pas njė kohe tė gjatė, vdiq mbreti i Egjiptit. Izraelitėt ende dėnesnin nė skllavėri. Klithnin tė mjerėt prej vuajtjeve tė robėrisė, dhe klithjet e tyre pėr ndihmė arritėn te Hyji. 24 Hyji i dėgjoi klithjet e tyre dhe iu kujtua besėlidhja qė e lidhi me Abrahamin, me Izakun e me Jakobin. 25 Zoti i pa izraelitėt dhe u kujdesua pėr ta. Ai iu dėftua atyre.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Lindja e Moisiut