Kapitujt

Numrat: 30. Ligji mbi kushte

30

1 Moisiu u tregoi izraelitėve gjithēka i kishte urdhėruar Zoti.

Ligji mbi kushte

2 Atėherė Moisiu u tha prijėsve tė fiseve tė izraelitėve:

Ja ēka urdhėroi Zoti:

3 “Nėse ndokush ia bėn Zotit ndonjė kusht, ose me pėrbetim zotohet tė heqė dorė nga diēka, mos ta hajė fjalėn e vet, por gjithēka premtoi le ta ēojė nė vend.

4 Gruaja, nėse i kushton ēkado Zotit, ose zotohet me pėrbetim se do tė heqė dorė nga diēka: nėse ėshtė nė shtėpinė e t’et dhe ende nė moshėn e rinisė, 5 e i ati i saj e merr vesh se ka bėrė atė kusht ose pėrbetim e nuk bėn zė, atėherė janė tė vlefshme tė gjitha kushtet e saja e ēfarėdo pėrbetimi qė merr mbi vete. 6 Kurse, porsa dėgjon i ati, i kundėrshton, si kushti si zotimi me betim i saj, janė tė pavlefshėm, Zoti do ta falė, sepse i kundėrshton i ati.

7 Nėse bėn ndonjė kusht ose e lidh veten me mendjelehtėsi me pėrbetim e zotim se do tė pėrmbahet, po pastaj martohet: 8 atė ditė qė burri i saj e merr vesh pėr kėtė gjė e nuk i kundėrshton, kushti ėshtė i vlefshėm dhe ajo duhet tė kryejė, ēkado qė premtoi. 9 Kurse, kur i shoqi e merr vesh, i kundėrshton bėhen tė pavlefshme si kushti e premtimet e saja dhe me tė cilat ėshtė lidhur: Zoti do t’ia falė.

10 Vejusha dhe e lėshuara ēkado tė kushtojnė, detyrohen ta plotėsojnė.

11 Gruaja nė shtėpinė e burrit, nėse lidhet me ndonjė kusht ose me pėrbetim merr ndonjė zotim, 12 nėse burri i saj merr vesh e hesht dhe nuk i kundėrshton premtimit me kusht, duhet tė kryejė ēkado qė premtoi. 13 Por, nėse burri, posa merr vesh, i kundėrshton, nuk do tė vlejė premtimi, sepse burri i kundėrshton: dhe Zoti do t’ia falė. 14 Nėse u kushtua ose edhe lidhet me pėrbetim tė bėjė pendesė me njėnesė, burrit i pėrket ta pranojė ose ta mohojė kushtin. 15 Por, nėse i shoqi e merr vesh e hesht dhe e shtyn tė vendosė prej ditės nė ditė: ēfarėdo qė kushtoi ose premtoi, le ta ēojė nė vend, sepse, prej ditės qė dėgjoi, heshti. 16 Por, nėse kundėrshtoi, dikur vonė, pėrgjegjėsinė e merr mbi vete pėr gabimin e gruas”.

17 Kėto janė ligjet qė Zoti ia dha Moisiut lidhur me burrin e gruan, lidhur me babanė dhe tė bijėn ende tė re qė gjendet ende nė shtėpinė e t’et.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Ligji mbi kushte