Kapitujt

Numrat: 19. Hiri i mėshqerrės sė kuqe

19

1 Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha:

2 “Kjo ėshtė njė vendosje ligjore qė e caktoi Zoti. Urdhėroju bijve tė Izraelit ta bien te ti njė mėshqerrė tė kuqe, tė shėndoshė, tė patėmetė dhe pa u mbrehur nė zgjedhė. 3 Jepja Eleazarit prift. Le tė hidhet jashtė zemėrimiės e le tė theret para syve tė tij. 4 Ai le ta ngjyejė nė gjak tė saj gishtin e le tė stėrpikė shtatė herė nė drejtim tė hyrjes sė Tendės sė takimit. 5 Atėherė le tė digjet nė praninė e tij e le tė digjen: lėkura, mishi, gjaku dhe uti i saj. 6 Prifti le tė qesė nė flakė nė tė cilėn e djeg mėshqerrėn njė dru cedri, hisop dhe njė pėlhurė tė kuqe. 7 Atėherė, pasi t’i ketė larė petkat dhe trupin, le tė hyjė nė zemėrimiė dhe do tė jetė nė gjendje tė papastėr deri nė mbrėmje. 8 Po ashtu edhe ai qė ta ketė djegur, le t’i lajė petkat dhe trupin dhe do tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje. 9 Kurse njė njeri nė gjendje tė pastėr le ta mbledhė hirin e mėshqerrės e le ta vendosė jashtė zemėrimiės nė njė vend tė pastėr qė tė ruhet pėr bashkėsinė e Izraelit pėr tė pėrgatitur ujin e pastrimit. 10 Ai qė do ta ketė mbledhur hirin e mėshqerrės, le t’i lajė petkat e veta dhe do tė jetė nė gjendje papastrie deri nė mbrėmje.

Ky ėshtė njė ligj i pandėrrueshėm brez pas brezi si pėr bijtė e Izraelit ashtu edhe pėr tė huajit qė banojnė ndėr ta”.

Raste papastrie

11 “Kush ta ketė prekur kufomėn e njeriut pėr kėtė arsye le tė jetė shtatė ditė i papastėr. 12 Le tė shtėrpiket me kėtė ujė tė tretėn e tė shtatėn ditė e do tė jetė i pastruar. Nėse nuk shtėrpiket tė tretėn ditė, tė shtatėn ditė nuk do tė jetė i pastruar. 13 Kush ta prekė tė vdekurin, meitin e tij dhe nuk qe stėrpikur me kėtė pėrbėrje, ai e pėrdhos Banesėn e Zotit: i tilli le tė shfaroset prej Izraelit, sepse nuk ėshtė stėrpikur me ujin e shpagimit: do tė jetė i papastėr dhe ndyerėsia e tij le tė mbesė mbi tė!

14 Ky ėshtė ligj pėr raste kur njė njeri vdes nė tendė: tė gjithė ata qė hyjnė nė tendė dhe gjithēka gjendet aty, do tė jenė tė papastėr pėr shtatė ditė. 15 Ena qė nuk ka kapak ose nuk ėshtė e mbuluar, do tė jetė e papastėr.

16 Kush ta prekė nė fushė kufomėn e njeriut tė prerė prej shpate ose tė vdekur vetiu ose edhe eshtrat e tij ose edhe varrin, do tė jetė i papastėr pėr shtatė ditė. 17 Le tė merret prej hirit tė djegies pėr mėkat dhe le tė hidhet mbi tė nė njė enė ujė tė gjallė; 18 njė njeri i pastėr le ta ngjyejė nė tė hisopin e le ta stėrpikė me tė mbarė tendėn dhe tė gjitha orenditė edhe njerėzit qė tė jenė brenda si dhe mbi atė qė i ka prekur eshtrat ose tė vrarin ose atė qė vdes vetiu ose varrin e tij. 19 Nė kėtė mėnyrė i pastėrti le ta pastrojė tė papastrin tė tretėn e tė shtatėn ditė; i pastruari tė shtatėn ditė, le t’i lajė petkat e le tė lahet vetė e nė mbrėmje do tė jetė nė gjendje tė pastėr. 20 Por, po ndodhi se dikush qė ishte i papastėr e nuk u pastrua me kėtė rit, le tė ērrėnjoset prej bashkėsisė, sepse e ndoti Shenjtėroren e Zotit e nuk u pastrua me ujin e pastrimit: ėshtė i papastėr.

21 Ky urdhėr le t’ju jetė ligj i pėrhershėm.

Po edhe ai qė stėrpik me ujin e pastrimit, le t’i lajė petkat e veta: edhe ai qė e ka prekur ujin e pastrimit, le tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje.

22 Ēkado qė tė prekė i papastėrti, le tė jetė i papastėr, po edhe ai njeri qė tė prekė ndonjė gjė tė tillė, le tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Hiri i mėshqerrės sė kuqe