Kapitujt

Numrat: 18. Roli shpėrblyes i priftėrisė

18

1 Zoti i tha Aronit: “Ti e bijtė e tu dhe familja e tyt et me ty do ta mbartni peshėn e mėkateve ndaj Shenjtėrores; ti dhe djemtė e tu me ty do tė jepni pėrgjegjėsi pėr mėkatet e priftėrisė suaj. 2 Po edhe vėllezėrit e tu prej fisit tė Levit, fisin e tyt et, merre me vete; tė jenė tė gatshėm e tė ndihmojnė; ti dhe djemtė e tu kryeni shėrbesėn nė Tendėn e Dėshmisė. 3 Levitėt le tė jenė nė shėrbimin tėnd dhe tė mbarė Tendės, porse tė mos u afrohen enėve tė Shenjtėrores as lterit qė tė mos vdesin ata e tė mos sharroni edhe ju me ta. 4 Le tė jenė me ty e le tė kujdesen nė rojėn e Tendės sė takimit dhe pėr ēdo shėrbesė qė i pėrket asaj; asnjė laik tė mos pėrzihet me ju. 5 Kujdesoje shėrbesėn e Shenjtėrores e tė lterit qė mė tė mos shpėrthejė hidhėrimi kundėr izraelitėve. 6 Unė i mora vėllezėrit e tu levitėt prej bijve tė Izraelit dhe i dhashė dhuratė Zotit qė tė shėrbejnė nė Tendėn e takimit. 7 Ti e bijtė e tu me ty kryeni priftėrinė rreth gjithēkaje qė i pėrket lterit dhe rreth tė gjithave brenda tisit. Unė po jua dhuroj priftėrinė, ushtrojeni ju kėtė shėrbesė: nėse guxon tė afrohet ndonjė i jashtėm, le tė vritet”.

Pjesa e priftėrinjve

8 Zoti i tha Aronit:

“Ja, ty po t’i lė nė kujdes tė gjitha qė mė kushtohen mua. Krejt ē’mė shugurohen mua prej bijve tė Izraelit po t’i jap ty dhe bijve tė tu pėr shėrbesėn priftėrore qė kryeni ‑ ligj i pėrhershėm. 9 Prandaj, merr prej gjėrave mė tė shenjta, me pėrjashtim tė atyre qė digjen: tė gjitha flitė kushtimore bimore, flia pėr mėkat, flia pėr shpėrblim, qė do tė mė kushtojnė: tė gjitha kėto janė gjėra tejet tė shenjta qė tė takojnė ty dhe bijve tė tu. 10 Haji nė Shenjtėrore. Le t’i hanė vetėm meshkujt. Ēmoj se janė gjėra tė shuguruara!

11 Po t’i jap ty, bijve e bijave tė tua me tė drejtė tė pėrhershme edhe si ndihmesė tė gjitha dhuratat e kushtuara prej bijve tė Izraelit me ritin e lartėsimit e tė tundjes: kush ėshtė i pastėr nė shtėpinė tėnde le t’i hajė. 12 Mė tė mirin vaj, verė e drithė, ēdo frytė tė parė tė kushtuar Zotit, ta dhashė ty. 13 Tė gjitha frytet e para qė do tė prodhojė toka e tyre e ata t’ia kushtojnė Zotit, le tė jenė nė pėrdorimin tėnd: kush ėshtė i pastėr nė shtėpinė tėnde, le t’i hajė. 14 Gjithēka tė jetė nė Izrael e goditur me “mallkim”, ty tė pėrket. 15 Ty tė takojnė tė gjithė tė parėlindurit qė sillen te Zoti, qoftė tė parėlindurit e njerėzve qoftė tė kafshėve, por vetėm me kėtė qyshke qė ēdo tė parėlindur njeriu dhe kafshė tė papastra tė bėsh t’i shpėrblejnė. 16 Shpėrblimi le tė jetė pasi ta ketė mbushur muajin pesė sikla tė argjendtė tė peshės sė Shenjtėrores. Sikli ka njėzet gera. 17 I parėlinduri i gjedhit, i deles e dhisė mos lejo tė shpėrblehet, sepse janė tė shuguruara Zotit. Gjakun e tyre derdhe nė lter e dhjamin digje nė erė tė kėndshme Zotit. 18 Mishi i tyre le tė pėrkasė ty. Po ashtu si gjoksi i flisė me ritin e tundjes dhe shpatulla e djathtė. 19 Tė gjitha ndihmesat qė bijtė e Izraelit ia kushtojnė me lartėsim si gjė tė shenjtėruar Zotit, tė takojnė ty e bijve e bijave tė tua me tė drejtė tė pėrhershme: marrėveshje kripe i pėrhershėm para Zotit pėr ty e pėr bijtė e tu”.

Pjesa e levitėve

20 Zoti i tha Aronit:

“Ti s’do tė kesh pronė kurrfare nė tokėn e tyre dhe nuk do tė kesh pjesė nė mesin e tyre: unė jam pjesa dhe trashėgimi yt nė mesin e bijve tė Izraelit.

21 Kurse bijve tė Levit u dhashė tė gjitha tė dhjetat e Izraelit si pronė pėr shėrbesėn qė ma kryejnė nė Tendėn e takimit, 22 qė tė mos afrohen mė bijtė e Izraelit nė Tendėn e takimit e tė mos bėjnė mėkatin qė bie vdekjen. 23 Vetėm levitėt le tė mė shėrbesojnė nė Tendėn e takimit dhe ata le ta marrin mbi vete pėrgjegjėsinė e mėkateve nėse populli afrohet. Le tė jetė ligj i pėrhershėm nė breznitė tuaja! Nė mesin e bijve tė Izraelit tė mos kenė farė prone. 24 Pėr pronė unė u dhashė tė gjitha tė dhjetat qė bijtė e Izraelit ia dhurojnė Zotit. Kėndej edhe u thashė atyre: Nuk do tė keni pronė ndėr bijtė e Izraelit”.

Tė dhjetat

25 Zoti foli me Moisiun e tha:

26 “Urdhėroju levitėve dhe shpallu: Kur prej bijve tė Izraelit t’i merrni tė dhjetat, qė unė jua dhashė juve, prej tyre ju atėherė kushtoni si ndihmesė me ritin e lartėsimit nė nder tė Zotit, d. m. th. tė dhjetėn pjesė tė tė dhjetave, 27 qė t’ju ēmohet si ndihmesė prej lėmės e prej shtrydhėsit. 28 Po kėshtu prej tė gjithave qė merrni prej bijve tė Izraelit si fryte tė para, kushtojani me ritin e lartėsimit Zotit: e jepjani Aronit prift. 29 Ēdo gjė qė t’i kushtoni Zotit prej tė dhjetave, ndajeni pjesėn qė duhet tė shugurohet nė ndėr tė Zotit: le tė jetė pjesa mė e mira e mė e zgjedhura.

30 Thuaju edhe kėtė: Pasi ta keni ndarė pjesėn mė tė mirė tė tyre, kjo do tė vlejė pėr ju levitėt si tė ishin prodhimet e lėmės e tė shtrydhėsit; 31 dhe do tė mund t’i hani nė ēdo vend ju dhe anėtarėt e familjes suaj, sepse ėshtė paga juaj pėr shėrbesėn qė bėni nė Tendėn e takimit. 32 Kėshtu nuk do tė bini nė mėkat pasi nuk i keni ruajtur pėr vete mė tė zgjedhurat dhe mė tė majmet dhe nuk do t’i ndotni kushtet e bijve tė Izraelit e nuk do tė vdisni”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Roli shpėrblyes i priftėrisė