Kapitujt

Numrat: 16. Kryengritja e Koreut, Datanit dhe Abiramit

16

1 Kur ja, Koreu, biri i Isaharit tė birit tė Kaatit tė Levit dhe Datani e Abirami, bijtė e Eliabit si edhe Honi, biri i Feletit prej bijve tė Rubenit, 2 u ēuan kundėr Moisiut si dhe bij tė tjerė tė Izraelit, dyqind e pesėdhjetė burra, krerė tė bashkėsisė, anėtarė tė kėshillit, njerėz me zė. 3 U bashkuan kundėr Moisiut e Aronit e thanė: “Tashmė mjaft se e tepruat! Tė gjithė anėtarėt e bashkėsisė janė tė shuguruar dhe Zoti ėshtė nė mesin e tyre! Me ē’tė drejtė e vėni veten pėrmbi bashkėsinė e Zotit”?

4 Moisiu, si i dėgjoi kėto fjalė, ra me fytyrė pėr dhe. 5 Atėherė i tha Koreut dhe njerėzve tė tij: “Nesėr nė mėngjes Zoti do tė njoftojė se cilėt i pėrkasin atij dhe cilėt janė tė shuguruar dhe cilėt kanė leje t’i afrohen. Ata qė ai i ka zgjedhur do t’i lejojė t’i afrohen. 6 Pra, bėni kėshtu: Secili le ta marrė kemoren e vet, ti, Kore dhe njerėzit e tu, 7 mbushni nesėr me zjarr e qitni kem nė praninė e Zotit, dhe kėdo qė Zoti tė zgjedhė, do tė jetė i shuguruar. E tepruat veē, bijtė e Levit”!

8 E vazhdoi t’i thotė Koreut: “Dėgjoni, bijtė e Levit!

9 A thua ju duket pak se Hyji i Izraelit ju ndau veēmas prej mbarė bashkėsisė e ju afroi pranė vetes qė t’i shėrbeni atij nė shėrbesėn e Banesės sė Zotit e tė qėndroni nė krye tė mbarė bashkėsisė e tė shėrbeni nė vend tė saj? 10 Prandaj tė lejoi t’i afrohesh ti dhe tė gjithė vėllezėrit e tu, bijtė e Levit, e tani po kėrkoni tė merrni edhe priftėrinė? 11 Ti dhe mbarė njerėzit e tu jeni bashkuar kundėr Zotit! Pse, kush ėshtė Aroni qė ju tė murmuroni kundėr tij”?

12 Atėherė Moisiu dėrgoi ta thėrrasin Datanin dhe Abiramin, bijtė e Eliabit, por ata pėrgjigjėn: “Ne nuk vijmė! 13 A mos tė duket pak qė na nxore nga toka ku rridhte qumėsht e mjaltė, pėr tė na vrarė nė shkretėtirė, por do edhe tė zotėrosh mbi ne?! 14 E vėrteta ėshtė se nuk na ēove nė tokėn qė rrjedh rrėke qumėshti e mjalti, s’na dhe pėr pronė as ara as vreshta! A mos do tani kėtyre njerėzve t’ua nxjerrėsh edhe sytė? Ne nuk vijmė”!

15 Atėherė Moisiu u hidhėrua pėr sė forti dhe i tha Zotit: “Mos i merr parasysh flitė e tyre, sepse ti e di mirė se as zog gomari nuk e kam marrė kurrė prej tyre dhe askujt prej tyre nuk i kam bėrė kurrfarė tė ke je”!

Ndėshkimi

16 Moisiu i tha Koreut: “Ti dhe mbarė njerėzit e tu rrini sė bashku para Zotit, po edhe Aroni, veēmas, ditėn e nesėrme. 17 Merrni secili kemoren e vet dhe qitni nė tė kemin pėr t’ia kushtuar Zotit: dyqind e pesėdhjetė kemore; ti edhe Aroni mbani secili kemoren e vet”.

18 Ata bėnė ashtu e, ndėrsa Moisiu dhe Aroni qėndronin nė kėmbė, 19 po edhe Koreu i rrethoi njerėzit e vet pėrballė tyre te dera e Tendės sė takimit, tė gjithėve iu dėftua Lavdia e Zotit.

20 Atėherė Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha: 21 “Ndahuni prej mesit tė kėtyre njerėzve qė ta zhduk menjėherė”.

22 Por kėta ranė me fytyrė pėr dhe e thanė: “O Hyj, Hyj qė i jep shpirtin ēdo njeriu, a thua se pse mėkatoi njė njeri do tė ndizet hidhėrimi yt kundėr tė gjithėve”. 23 E Zoti i tha Moisiut: 24 ”Jepi urdhėr mbarė popullit qė t’u largohet banesave tė Koreut, Datanit e tė Abiramit”.

25 Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani e Abirami dhe pas tij shkuan pleqtė e Izraelit. 26 I tha popullit: “Largohuni prej banesave tė kėtyre njerėzve tė patenzonė dhe mos prekni asgjė qė ėshtė e tyre qė tė mos keni pjesė nė mėkatet e tyre”. 27 Kur u larguan nga vendbanimi i tyre, Datani e Abirami dolėn jashtė e qėndruan nė hyrje tė ēadrave tė tyre me gra e fėmijė e me foshnja.

28 Moisiu tha: “Me kėtė gjė do ta merrni vesh se Zoti vetė mė ka dėrguar t’i kryej tė gjitha kėto gjėra qė po shihni se i bėj dhe se nuk i bėj me nismėn time: 29 nėse kėta njerėz vdesin me vdekje tė rėndomtė si njerėzit e tjerė, nė qoftė se u ndodh ndonjė ndėshkim siē u ndodh njerėzve tė tjerė, atėherė mua nuk mė ka dėrguar Zoti. 30 Por, nėse Zoti bėn me ta njė emnesė: nėse toka e hap gojėn e vet e i pėrpin ata dhe gjithēka kanė dhe nėse pėr sė gjalli zbresin nė Sheol, atėherė dijeni se kėta njerėz e kanė pėrbuzur Zotin”.

31 Posa pushoi sė foluri, u hap toka nėn kėmbėt e tyre, 32 e hapi gojėn e vet dhe i pėrpiu me gjithēka kishin: me shtėpi, me njerėzit e Koreut e me mbarė pasurinė e tyre: 33 tė gjallė zbritėn nė Sheol, i mbuloi dheu dhe u zhdukėn nga bashkėsia. 34 Atėherė mbarė populli i izraelitėve qė qėndronte pėrreth ikėn nė britmėn e atyre qė u borėn e thoshin: “Tė mos na pėrpijė edhe ne toka”!

35 Po edhe prej Zotit doli zjarri dhe i pėrpiu dyqind e pesėdhjetė burrat qė po flijonin kemin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Kryengritja e Koreut, Datanit dhe Abiram...