Kapitujt

Numrat: 15. Pushteti i Priftėrinjėve dhe i Levitėve

15

1 Zoti foli me Moisiun e tha:  

2 “Fol me izraelitėt dhe thuaju: Kur tė keni hyrė nė tokėn qė do ta banoni, tė cilėn unė do t’jua jap 3 e t’i kushtoni Zotit ndonjė fli tė djegur nė zjarr: fli shkrumbimi, ose therore pėr tė kryer ndonjė kusht ose fli vullnetare, ose fli me rastin e tė kremteve tuaja, duke bėrė kėshtu prej bagėtive tuaja tė trasha ose tė imėta erė tė kėndshme nė nder tė Zotit, 4 secili qė tė kushtojė therore, le tė kushtojė edhe si fli kushtimore bimore tė dhjetėn pjesė tė efit endės tė ngjeshur me vaj nė masėn e njė tė katėrt tė hin-it, 5 po edhe aq verė ta qesė si njomje pėrmbi flinė e shkrumbimit ose pėr therore pėr ēdo qengj. 6 Pėrmbi flinė e dashit le tė jenė si fli kushtimore bimore dy tė dhjetat e efit endės tė ngjeshur me tė tretėn pjesė tė hinit vaj; 7 dhe le tė kushtojė verė tė tretėn pjesė tė njėjtės masė si njomje nė erė tė kėndshme Zotit. 8 Kur fli shkrumbimi ose therore kushton ndonjė gjedh, qoftė pėr tė kryer ndonjė kusht ose edhe si fli pajtimore, 9 jep pėrmbi ēdo gjedh edhe tri tė dhjeta tė efit mė tė mirit miell tė ngjeshur me njė gjysmė hin-i vaj, 10 e po aq verė pėr njomjen nė erė tė kėndshme Zotit. 11 Kėshtu vepro pėr ēdo gjedh, dash, qengj e dhi. 12 Sipas numrit tė theroreve qė do tė kushtoni, po ashtu bėni pėr secilėn sipas numrit tė tyre.

13 Ēdo vendas le tė veprojė kėshtu kur tė kushtojė ndonjė fli djegieje nė erė tė kėndshme Zotit.

14 Po edhe ēdo i huaj qė banon ndėr ju ose qė ka ngulur tė jetojė me ju brez pas brezi, le ta kushtojė flinė e djegies nė erė tė kėndshme Zotit nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse edhe ju.

15 Njė rregullore e vetme le tė jetė si pėr ju ashtu edhe pėr tė ardhur brez pas brezi nė praninė e Zotit.

16 Po i njėjti ligj le tė jetė dhe e njėjta rregullore si pėr ju ashtu edhe pėr tė huajin qė banon ndėr ju”.

Kushtimi i bukės sė parė

17 Zoti foli me Moisiun e tha:

18 “Fol me bijtė e Izraelit e thuaju: Kur tė keni hyrė nė tokėn qė unė do t’jua jap, 19 e tė filloni tė hani bukėn e atij vendi, ndani dhuratė pėr Zotin 20 prej tė lashtave tė magjes suaj ndajeni veēmas njė kulaē si fli lartėsimi ashtu siē bėhet kushti prej lėmės me ritin e lartėsimit, 21 po ashtu edhe prej magjes kushtoni fli nė nder tė Zotit”.

Shpėrblimi i fajeve tė padijes

22 “Nėse do tė gaboni pa e ditur e nuk do ta mbani ndonjė prej urdhrave qė Zoti ia ka dhėnė Moisiut 23 dhe nėpėr tė ua dha juve prej ditės qė filloi tė japė urdhra e mė tutje brez pas brezit ‑24 nėse do tė ndodhė kėshtu: nė qoftė se mbarė bashkėsisė i shpėton kjo padije, atėherė mbarė bashkėsia le ta kushtojė njė mėzat si fli shkrumbimi nė erė tė kėndshme pajtuese Zotit dhe flinė kushtimore bimore me njomjen e saj siē e kėrkon rregulla e saj edhe cjapin pėr flinė pėr mėkat. 25 Prifti le ta bėjė ritin e zgjidhjes pėr mbarė bashkėsinė e bijve tė Izraelit, dhe do t’ju falet faji, sepse nuk e bėtė me ndėrgjegje dhe ata e kushtuan dhuratėn e vet tė djegies nė nder tė Zotit pėr vete e pėr fajin e gabimin e vet. 26 Dhe do t’i falet mbarė bashkėsisė sė bijve tė Izraelit dhe tė ardhurve qė banojnė ndėr ta, sepse ėshtė faj i mbarė popullit i bėrė me padije.

27 Po nėse ėshtė njė njeri qė gabon me padije, le tė kushtojė njė ftujė si fli pėr mėkatin e vet. 28 Prifti le ta kryejė mbi tė ritin e zgjidhjes, sepse me padijeni ra nė faj para Zotit. Kur mbi tė ta ketė kryer ritin e zgjidhjes, do t’i falet faji. 29 Qoftė pėr vendasin, qoftė pėr tė ardhurin, kini po tė njėjtin ligj kur ndonjėri mėkaton me padijeni.

30 Por njeriu qė mėkaton dijekeqas, qoftė vendas ose i ardhur, ai ēohet kundėr Zotit, i tilli le tė shfaroset prej popullit tė vet. 31 Ai e pėrbuzi urdhrin e Zotit dhe zhbėri urdhrin e Zotit, prandaj le tė zhduket dhe le ta marrė mbi vete rrjedhimin e fajėsisė sė vet”.

Prishja e tė shtunės

32 Kur izraelitėt ishin nė shkretėtirė gjetėn njė njeri duke mbledhur dru ditėn e shtunė. 33 E kapėn dhe e ēuan te Moisiu, Aroni dhe mbarė bashkėsia e Izraelit. 34 Kėta, prej se nuk dinin ēfarė duhet tė bėjnė me tė, e mbyllėn nė burg. 35 E Zoti i tha Moisiut: “Ky njeri le tė dėnohet me vdekje: me gurė le ta vrasė mbarė bashkėsia jashtė zemėrimiės”! 36 Pasi e qitėn jashtė zemėrimiės, e vranė me gurė. Vdiq ashtu siē kishte urdhėruar Zoti.

Thekėt e petkut

37 Zoti i tha Moisiut edhe:

38 “Fol me bijtė e Izraelit dhe thuaju: t’i punojnė nė kindet e petkave tė veta thekė e tė vėnė nė ta napa ngjyrė vjollce, 39 qė kur t’i shikoni le t’ju bien nė mend tė gjitha urdhėrimet e Zotit e t’i vini nė veprim, kėshtu qė tė mos i ndiqni mendimet tuaja e tė mos i lavirėsoni sytė tuaj pas gjėrave tė ndryshme, 40 por duke i pėrkujtuar vazhdimisht urdhė‑ rimet e mia, t’i zbatoni ato e do tė jeni tė shenjtė pėr Hyjin tuaj. 41 Unė jam Zoti, Hyji juaj, qė ju nxora nga dheu i Egjiptit pėr tė qenė Hyji juaj. Unė Zoti, Hyji juaj”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Pushteti i Priftėrinjėve dhe i Levitėve