Kapitujt

Numrat: 14. Populli kundėrshton

14

1 Atėherė populli e ngriti zėrin me britma tė mėdha e krejt natėn e kaloi nė vajtim 2 dhe tė gjithė bijtė e Izraelit nynykatėn kundėr Moisiut e Aronit e thoshin: “Oh, po tė kishim vdekur nė Egjipt ose nė kėtė shkretėtirė tė gjerė! 3 Po pse na pruri Zoti nė kėtė vend qė tė vdesim prej shpatės, kurse gratė e fėmijėt tanė tė merren skllevėr? Po a nuk ėshtė mė mirė tė kthehemi nė Egjipt”. 4 Dhe i thoshin njėri‑tjetrit: “Le ta caktojmė njė tjetėr prijės e tė kthehemi nė Egjipt”!

5 Kur e dėgjuan kėtė, Moisiu e Aroni ranė pėrmbys me fytyrė pėrdhe para mbarė bashkėsisė sė izraelitėve, 6 kurse Jozuehi, biri i Nunit dhe Kalebi, biri i Jefoneut, qė edhe kėta e kishin pėrshkuar nė vrojtim vendin, i shqyen petkat e veta 7 dhe iu drejtuan me kėto fjalė mbarė bashkėsisė sė izraelitėve: “Vendi qė e pėrshkuam ėshtė shumė i mirė. 8 Nėse Zoti do tė na pėrkrahė, ai do tė na shtjerė nė tė dhe do tė na dhurojė njė tokė qė rrjedh qumėsht e mjaltė. 9 Mos u bėni kryengritės kundėr Zotit as mos e kini frikė popullin e kėtij vendi, sepse janė kafshatė e vogėl pėr ne! S’ka mė kush u del zot, kurse me ne ėshtė Zoti! Mos kini frikė”!

Hidhėrimi i Zotit dhe ndėrmjetėsimi i Moisiut

10 Ndėrsa mbarė bashkėsia mendonte t’i vrasė me gurė, kur ja, Lavdia e Zotit iu dėftua tė gjithė bijve tė Izraelit pėrmbi Tendėn e takimit, 11 dhe Zoti i tha Moisiut: “Deri kur do tė mė pėrbuzė ky popull? E deri kur nuk do tė mė besojė megjithėse i bėra ndėr sy tė tij tė gjitha ato mrekulli? 12 Murtajėn do t’ia ēoj e do ta shfaros! Kurse prej teje do tė bėjė njė popull mė tė madh e mė tė fortė se ky”!

13 Atėherė Moisiu i tha Zotit:

“Do tė dėgjojnė egjiptianėt, prej mesit tė tė cilėve e nxore me fuqinė tėnde kėtė popull 14 e do t’u thonė banorėve tė kėtij vendi, tė cilėt e kanė marrė vesh, se ti, o Zot, je nė kėtė popull dhe se u dėftohesh faqe‑faqas dhe se Reja jote i mbron dhe se ti u prin ditėn nė shtyllėn e Resė e natėn nė shtyllėn e zjarrit, 15 por e vrave kėtė popull si tė ishte njė njeri i vetėm! Atėherė do tė thonė patjetėr popujt qė dėgjuan ēfarė flitet pėr ty: 16 “Zoti nuk pati fuqi ta shtjerė popullin nė tokėn qė me pėrbetim u betua, e prandaj i shfarosi nė shkretėtirė! 17 Le tė madhėrohet pra, fuqia e Zotit siē u pėrbetove kur the: 18 ‘Jam Zot i durueshėm dhe mėshirėmadh; e duroj paudhėsinė e fajin, sepse i ndėrshkoj mėkatet e etėrve nė fėmijė deri nė tė tretin e nė tė katėrtin brez, por askėnd nuk lė pa ndėshkuar’. 19 Falja, po tė lutem, mėkatin kėtij populli nė saje tė mėshirės sate tė pakufi, siē e pėrkrahe kėtė popull prej Egjiptit deri kėtu”.

Falja dhe ndėshkimi

20 Zoti i tha Moisiut:

“Po ia fal nė fjalėn tėnde. 21 Por, pasha jetėn time, siē ėshtė e vėrtetė se Lavdia e Zotit do ta mbushė mbarė botėn, 22 asnjė njeri qė i pa veprat e mia tė madhėrueshme dhe shenjat qė i bėra nė Egjipt e nė shkretėtirė dhe mė vuri nė provė Tani dhjetė herė dhe nuk i vuri vesh zėrit tim, 23 nuk do ta shohė vendin, tė cilin ua premtova etėrve me pėrbetim dhe asnjė prej atyre qė mė pėrbuzėn s’do ta shohė. 24Por, shėrbėtorin tim Kalebin qė me njė frymė krejt tjetėr mė dėgjoi, do ta shtjer nė tokėn qė e pėrshkoi dhe fara e tij do ta zotėrojė. 25 Pasi amalekasit dhe kananejtė banojnė nė vėrri, nesėr ju bėni ēojėn e kthehuni nė shkretėtirė nė drejtim tė Detit tė Kuq”.

26 Zoti foli prapė me Moisiun e me Aronin:

27 “Deri kur kjo bashkėsi e mbrapshtė do tė murmurisė kundėr meje? I kam dėgjuar ankesat e izraelitėve qė i bėjnė kundėr meje! 28 Pra, thuaju: ‘Pasha jetėn time ‑ thotė Zoti ‑ do tė bėj me ju ashtu siē ju kam dėgjuar se flisni pėr mua! 29 Po nė kėtė shkretėtirė do tė bien kufomat tuaja. Tė gjithė ju qė jeni tė regjistruar njėzet vjet e pėrpjetė e keni nynykatur kundėr meje. 30 Po ju bėj be se nuk do tė hyni nė tokėn nė tė cilėn jam betuar se do t’ju vendos, me pėrjashtim tė Kalebit, birit tė Jefoneut, e tė Jozuehit, birit tė Nunit! 31 Por do tė bėj tė hyjnė fėmijėt tuaj, pėr tė cilėt thatė se do tė jenė preja e armiqve; ata do ta shohin tokėn qė juve nuk ju pėlqeu! 32 Kufomat tuaja do tė bien rrafshit po nė kėtė shkretėtirė; 33 kurse bijtė tuaj do tė jenė barinj pėr dyzet vjet, le tė vuajnė pėr shkak tė pabesnikėrisė suaj derisa tė shkrihen kufomat tuaja nė shkretėtirė. 34 Sipas numrit tė ditėve gjatė tė cilave e vrojtuat tokėn ‑ njė vjet pėr njė ditė ‑ pėr dyzet vjet shpaguani fajin tuaj. Do tė shihni se ē’do tė thotė tė mė pėrbuzni mua! 35 Unė Zoti e thashė fjalėn time, po ju betohem se kėshtu do tė sillem me mbarė kėtė bashkėsi tė mbrapshtė qė u ngrit kundėr meje: po nė kėtė shkretėtirė le tė shkrihet e le tė mbarojė”!

36 Kėshtu, pra, tė gjithė ata burra qė Moisiu i kishte dėrguar pėr tė bėrė vrojtime nė atė vend, tė cilėt, pasi u kthyen, e nxitėn bashkėsinė tė murmurojė kundėr tij, duke folur zi pėr vendin e thėnė se ėshtė i keq, 37 ranė vdekur tė shuplakuar nė praninė e Zotit. 38 Vetėm Jouehi i Nunit dhe Kalebi i Jefoneut shpėtuan prej tė gjithė atyre qė patėn shkuar ta vrojtojnė atė vend.

Pėrpjekje e kotė e izraelitėve

39 Moisiu u tregoi krejt kėto fjalė pėr fjalė tė gjithė bijve tė Izraelit, e gjithė popullin e mbuloi hije e zezė. 40 Kur ja, heret nė mėngjes, mėkuan dhe u nisėn tė ngjitėn nė majė tė malit e thanė: “Ja, jemi tė gatshėm tė ngjitemi nė vendin pėr tė cilin Zoti ka thėnė se kemi mėkatuar”!

41 Por Moisiu u tha: “Pėrse po e shkelni fjalėn e Zotit? Kjo s’do t’ju dalė mbarė! 42 Mos u ngjitni se Zoti nuk ėshtė me ju! Ndryshe do tė bini tė vrarė te kėmbėt e armiqve tuaj! 43 Para i keni amalekasit e kananejtė, prej shpatės sė tyre do tė mbaroni, sepse nuk deshėt ta dėgjoni Zotin! Zoti nuk do tė jetė me ju”! 44 Por ata kryekėcyer u ngjitėn nė majė tė malit, kurse Arka e Dėshmisė sė Zotit dhe Moisiu nuk luajtėn nga zemėrimia. 45 Amalekasit dhe kananejtė, qė banonin nė atė mal, zbritėn, i sulmuan dhe i shpėrndanė duke i pėrndjekur deri nė Hormė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Populli kundėrshton