Kapitujt

Numrat: 12. Maria e Aroni kundėr Moisiut

12

1 Atėherė folėn Maria e Aroni kundėr Moisiut pėr shkak tė gruas etiopase me tė cilėn ishte martuar 2 dhe thanė: “A thua Zoti ka folur vetėm me Moisiun? Po a nuk ka folur, po ashtu, edhe me ne”? Kur Zoti e dėgjoi kėtė gjė 3 ‑ e Moisiu ishte njeri tejet i pėrvuajtur, mė i pėrvujti ndėr njerėz qė banojnė pėrmbi tokė.

Pėrgjigjja e Zotit

4 Dhe foli menjėherė me tė, me Aronin e me Marinė; tha: “Ejani vetėm ju tė tre nė Tendėn e takimit”.

Kur shkuan, 5 Zoti zbriti nė shtyllėn e resė dhe qėndroi nė hyrje tė Tendės. I thirri Aronin e Marinė. Kur kėta shkuan, 6 u tha:

“Dėgjojini fjalėt e mia!

Nėse ėshtė ndėr ju ndonjė profet i Zotit,

unė atij do t’i dėftohem nė vėgim

ose do t’i flasė nė ėndėrr.

7 Porse i tillė nuk ėshtė shėrbėtori im Moisiu:

ai ėshtė njeriu i besimit nė mbarė bashkėsinė time!

8 Sepse unė bisedoj goja ‑ gojas me tė,

dhe ai e sheh Zotin zbuluetas

e jo me fjalė tė fshehta e me figura.

Pėrse atėherė nuk patėt frikė t’i shpifeni

shėrbėtorit tim Moisiut”?

9 Hidhėrimi i Zotit u ndez kundėr tyre dhe Ai shkoi. 10 Edhe reja qė ishte pėrmbi Tendėn u tėrhoq, kur ja, Maria u pa se ishte zbardhuar prej gėrbulės e bė e bardhė si bora.

Kur e shikoi atė Aroni e pa se e kishte mbuluar gėrbula, 11 i tha Moisiut: “Po tė lutem, Imzot, mos na ngarko me rrjedhimet e kėtij mėkati qė e bėmė marrėzisht. 12 Mos lejo qė ajo tė mbesė porsi fėmija i vdekur, mishi i tė cilit ėshtė gjysmė i kalbur ndėrsa del prej kraharorit tė s’ėmės. A po sheh se gati mė tepėr se gjysmėn e mishit tė saj ia ka brenjtur gėrbula”.

Moisiu ndėrmjetėson pėr Marinė

13 Atėherė Moisiu klithi drejt Zotit e i tha:

“O Hyj, po tė lutem, shėroje”!

14 E Zoti iu pėrgjigj:

“Po ta kishte pėshtyer i ati nė fytyrė, a thua nuk do t’i ishte dashur tė paktėn shtatė ditė tė qėndrojė e mbuluar prej turpit? Le tė ndahet pėr shtatė ditė jashtė zemėrimiės e pastaj le tė kthehet”.

15 Kėshtu, pra, Maria qe hedhur jashtė zemėrimiės pėr shtatė ditė, dhe populli nuk bėri ēojė prej atij vendi derisa Maria s’qe thirrur tė kthehet pėrsėri nė zemėrimiė.

16 Atėherė populli ēoi prej Haserotit dhe i nguli tendat nė shkretėtirėn Faran.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Maria e Aroni kundėr Moisiut