Kapitujt

Numrat: 7. Dhurimi i qerreve

7

1 Ditėn kur Moisiu i dha fund sė ndėrtuari Tendės dhe e ngrehi atė e leu dhe e shuguroi me tė gjitha orenditė e saja, po ashtu edhe lterin dhe tė gjitha veglat pėrkatėse tė tija, 2 prijėsit e Izraelit, krerėt e barqeve qė ishin paranikėt e secilit fis tė cilėt kryen regjistrimin, sollėn 3 si dhuratė para Zotit gjashtė qerre tė mbuluara dhe dymbėdhjetė qe. Dy prijės sollėn njė qerre e secili nga njė ka. I sollėn para Banesės. 4 Zoti i tha Moisiut: 5 “Merri prej tyre qė tė jenė nė shėrbim tė Tendės sė takimit dhe jepjau levitėve secilit sipas arsyes sė detyrės sė tij. 6 Kėshtu, pra, si i mori Moisiu qerret dhe qetė, ua dha levitėve. 7 Dy qerre dhe katėr qe ua dha Gersonajve, sipas nevojės sė detyrės sė tyre. 8 Katėr qerret e tjera dhe tetė qetė ua dha bijve tė Merariut sipas detyrės sė tyre nėn drejtimin e Itamarit, tė birit tė Aronit prift. 9 Kurse Kaatajve nuk u dha as qerre as qe, sepse shėrbejnė nė Shenjtėrore dhe barrėt i mbartin nė krah.

Dhuratat pėr shugurimin e lterit

10 Atėherė krerėt, ditėn kur u lye lteri, sollėn dhuratat e veta para lterit. 11 Zoti i tha Moisiut: “Ēdo ditė nga njė prijės le t’i sjellė dhuratat e veta pėr shugurimin e lterit”.

12 Ditėn e parė e solli dhuratėn e vet Nahasoni, biri i Aminadabit, prej fisit tė Judės. 13 Dhurata e tij ishte: njė pjatė e argjendtė e rėndė njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė e argjendtė e rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ sipas peshės sė Shenjtėrores, tė dyja plot me endės tė ngjeshur nė vaj pėr fli, 14 njė tas i artė dhjetė siklash plot me kem, 15 njė mėzat, njė dash e njė qengj vjetak pėr fli shkrumbimi, 16 dhe njė cjap pėr fli pėr mėkat. 17 Si fli pajtimi dy qe, pesė desh, pesė cjep, pesė qengja vjetakė: kjo ishte ndihmesa e Nahasonit, birit tė Aminadabit.

18 Ditėn e dytė solli Natanaeli, biri i Suarit, prijėsi i fisit tė Isaharit, 19 njė pjatė tė argjendtė tė rėndė njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė tė argjendtė tė rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ sipas peshės sė Shenjtėrores, tė dyja plot me majė mielli tė ngjeshur me vaj pėr fli, 20 njė tas tė artė dhjetė siklash plotė me kem, 21 njė mėzat, njė dash e njė qengj vjetak pėr fli shkrumbimi 22 dhe njė cjap pėr fli pėr mėkat. 23 Si fli pajtimi dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja vjetakė: kjo ishte ndihmesa e Natanaelit, birit tė Suarit.

24 Tė tretėn ditė prijėsi i bijve tė Zabulonit, Eliabi, biri i Helonit, 25 dhuroi njė pjatė tė argjendtė qė peshonte njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė argjendi tė rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ me peshėn e Shenjtėrores ‑ tė dyja plot me mė tė mirin miell, 26 njė tas tė artė tė rėndė dhjetė sikla plot me kem, 27 njė mėzat, njė dash dhe njė qengj vjetak pėr flinė e shkrumbimit 28 dhe cjapin pėr flinė pėr mėkat. 29 Kurse si fli pajtimi solli dy qe, pesė desh, pesė cjep, dhe qengja vjetakė pesė: kjo ishte ndihmesa e Eliabit, tė birit tė Helonit.

30 Tė katėrtėn ditė prijėsi i bijve tė Rubenit, Elisuri, biri i Sedeurit, 31 solli njė pjatė tė argjendtė qė peshonte njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė tė argjendtė tė rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ me peshėn e siklit tė Shenjtėrores ‑ tė dyja plot me endės tė ngjeshur me vaj si fli bimore, 32 njė tas tė artė tė rėndė dhjetė sikla plot me kem, 33 njė mėzat, njė dash e njė qengj vjetak pėr flinė e shkrumbimit, 34 njė cjap pėr flinė pėr mėkat. 35 Kurse si fli pajtimi solli dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja vjetakė: kjo ishte ndihmesa e Elisurit, birit tė Sedeurit.

36 Tė pestėn ditė prijėsi i bijve tė Simonit, Salamieli, biri i Surisadait, 37 solli njė pjatė tė argjendtė tė rėndė njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė tė argjendtė tė rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ me peshėn e siklit tė Shenjtėrores ‑ tė dyja plot me majė mielli tė ngjeshur me vaj pėr flinė kushtimore bimore, 38 njė tas tė artė tė rėndė dhjetė sikla plot me kem, 39 njė mėzat, njė dash e njė qengj vjetak pėr flinė e shkrumbimit, 40 dhe cjapin pėr flinė pėr mėkat. 41 Kurse pėr flinė e pajtimit dy qe, pesė desh, pesė cjep e pesė qengja vjetakė: kjo ishte ndihmesa e Salamielit, birit tė Surisadait.

42 Tė gjashtėn ditė prijėsi i bijve tė Gadit, Eliasafi, biri i Deuelit, 43 dhuroi njė pjatė tė argjendtė tė rėndė njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė tė argjendtė tė rėndė shtatėdhjetė sikla, sipas peshės sė Shenjtėrores ‑ tė dyja plot me majė mielli tė ngjeshur me vaj pėr flinė bimore, 44 njė tas tė artė tė rėndė dhjetė sikla plot me kem, 45 njė mėzat, njė dash e njė qengj vjetak pėr flinė e shkrumbimit, 46 cjapin pėr flinė pėr mėkat. 47 Kurse pėr flinė e pajtimit dy qe, pesė desh, pesė cjep e pesė qengja vjetakė: kjo ishte dhurata e Eliasafit, birit tė Euelit.

48 Tė shtatėn ditė prijėsi i bijve tė Efraimit, Elisamai, biri i Amiudit, 49 solli njė pjatė tė argjendtė tė rėndė njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė tė argjendtė tė rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ me peshė tė siklit tė Shenjtėrores ‑ tė dyja plot me majė mielli tė ngjeshur nė vaj pėr flinė bimore, 50 njė tas tė artė dhjetė siklash plot me kem, 51 njė mėzat, njė dash e njė qengj vjetak pėr flinė e shkrumbimit, 52 cjapin pėr flinė pėr mėkat. 53 Kurse pėr flinė e pajtimit: dy qe, pesė desh, pesė cjep e pesė qengja vjetakė: kjo ishte ndihmesa e Elisamait, birit tė Amiudit.

54 Tė tetėn ditė prijėsi i bijve tė Manaseut, Gamalieli, biri i Fadasurit, 55 dhuroi njė pjatė tė argjendtė tė rėndė njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė argjendi tė rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ me peshėn e siklit tė Shenjtėrores ‑ tė dyja plot me mė tė mirin miell pėr flinė bimore tė ngjeshur me vaj, 56 njė tas tė artė tė rėndė dhjetė sikla plot me kem, 57 njė mėzat, njė dash e njė qengj vjetak pėr flinė e shkrumbimit 58 dhe cjapin pėr flinė pėr mėkat. 59 Kurse pėr flinė e pajtimit: dy qe, pesė desh, pesė cjep e pesė qengja vjetakė: kjo ishte ndihmesa e Gamalielit, birit tė Fadasurit.

60 Tė nėntėn ditė prijėsi i bijve tė Beniaminit, Abidani, biri i Gjedeonit, 61 dhuroi njė pjatė tė argjendtė tė rėndė njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė tė argjendtė tė rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ tė peshės sė Shenjtėrores ‑ dhe tė dyja plot me majė mielli tė ngjeshur me vaj pėr flinė bimore, 62 njė tas tė artė tė rėndė dhjetė sikla plot me kem, 63 njė mėzat, njė dash dhe njė qengj vjetak pėr flinė e shkrumbimit 64 e cjapin pėr flinė pėr mėkat. 65 Kurse pėr flinė e pajtimit: dy qe, pesė desh, pesė cjep e pesė qengja vjetakė: kjo ishte ndihmesa e Abidanit, birit tė Gjedeonit.

66 Tė dhjetėn ditė prijėsi i bijve tė Danit, Ahiezeri, biri i Amisadait, 67 dhuroi njė pjatė tė argjendtė tė rėndė njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė tė argjendtė tė rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ me peshėn e Shenjtėrores ‑ tė dyja plot me majė mielli tė ngjeshur me vaj pėr flinė bimore, 68 njė tas tė artė tė rėndė dhjetė sikla plot me kem, 69 njė mėzat, njė dash e njė qengj vjetak pėr flinė e shkrumbimit, 70 cjapin pėr flinė pėr mėkat. 71 Kurse pėr flinė e pajtimit: dy qe, pesė desh, pesė cjep e pesė qengja vjetakė: kjo ishte dhurata e Ahiezerit, birit tė Amisadait.

72 Tė njėmbėdhjetėn ditė prijėsi i bijve tė Aserit, Fegieli, biri i Okranit, 73 dhuroi njė pjatė tė argjendtė tė rėndė njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė tė argjendtė tė rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ me peshėn e Shenjtėrores ‑ tė dyja plot me endės tė ngjeshur me vaj pėr flinė bimore, 74 njė tas tė artė tė rėndė dhjetė sikla plot me kem, 75 njė mėzat, njė dash e njė qengj vjetak pėr flinė e shkrumbimit 76 dhe cjapin pėr flinė pėr mėkat. 77 Kurse pėr flinė e pajtimit: dy qe, pesė desh, pesė cjep e pesė qengja vjetakė: kjo ishte ndihmesa e Fegielit, birit tė Okranit.

78 Tė dymbėdhjetėn ditė prijėsi i bijve tė Neftaliut, Ahirai, biri i Enanit, 79 dhuroi njė pjatė tė argjendtė tė rėndė njėqind e tridhjetė sikla, njė kupė tė argjendtė tė rėndė shtatėdhjetė sikla ‑ sipas peshės sė Shenjtėtores ‑ tė dyja tė mbushura me endės tė ngjeshur me vaj pėr flinė bimore, 80 njė tas tė artė tė rėndė dhjetė sikla plot me kem, 81njė mėzat, njė dash e njė qengj vjetak pėr fline e shkrumbimit 82 dhe cjapin pėr flinė pėr mėkat. 83 Kurse pėr flinė e pajtimit: dy qe, pesė desh, pesė cjep e pesė qengja vjetakė: kjo ishte dhurata e Ahirait, birit tė Enanit.

84 Kėto u dhanė si ndihmesė prej prijėsve tė Izraelit pėr shugurimin e lterit atė ditė kur u shugurua: pjata tė argjendtė dymbėdhjetė, kupa tė argjendta dymbėdhjetė, tasa tė artė dymbėdhjetė. 85 Secila pjatė e argjendtė peshonte njėqind e tridhjetė sikla, secila kupė e argjendtė peshonte shtatėdhjetė sikla, d. m. th. se tė gjitha enėt e argjendta sė bashku peshonin dy mijė e katėrqind sikla me peshėn e Shenjtėrores. 86 Dymbėdhjetė tasat e artė plot me kem tė rėndė secili nga dhjetė sikla tė peshės sė Shenjtėrores, d. m. th. gjithsej njėqind e njėzet sikla ari tė peshės sė Shenjtėrores. 87 Gjithsej mėzetėr pėr flinė e shkrumbimit dymbėdhjetė, desh dymbėdhjetė, qengja vjetakė dymbėdhjetė me njomjet e tyre; pėr flinė pėr mėkat dymbėdhjet cjep. 88 Pėr flitė e pajtimit tė gjithė qetė sė bashku njėzet e katėr, desh gjashtėdhjetė, cjep gjashtėdhjetė, qengja vjetakė gjashtėdhjetė: kėto u kushtuan nė shugurimin e lterit, kur qe shuguruar.

89 Kur Moisiu hynte nė Banesėn e Dėshmisė pėr tė folur me Zotin, e dėgjonte zėrin qė vinte prej Pajtimores qė ishte pėrmbi Arkėn e Dėshmisė, ndėrmjet dy kerubinėve. Prej andej i fliste.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Dhurimi i qerreve