Kapitujt

Numrat: 4. Vėllazėrit e levitėve:

4

1 Zoti foli me Moisiun e Aronin e tha:

2 “Ndaje numrin e bijve tė Kaatit prej bijve tė Levit sipas vėllazėrive dhe barqeve tė tyre, 3 prej tridhjetė vjet deri nė pesėdhjetė vjet, tė tė gjithė atyre qė e kanė nė kujdes tė punojnė nė Tendėn e takimit.

4 Dhe, ja, shėrbesa e bijve tė Kaatit nė Tendėn e takimit: kujdesim pėr gjėrat mė tė shenjtat.

5 Kur do tė duhet tė bėhet ēoja, Aroni dhe bijtė e tij le tė hyjnė e le ta heqin koltrinėn qė ėshtė e varur nė hyrje para e me tė le ta mbulojnė Arkėn e Dėshmisė. 6 Pastaj le ta mbulojnė pėrsėri me mbulesėn e lėkurave tė delfinit, mbi tė le ta shtrijnė njė pėlhurė vjollce, dhe le t’i shtijnė shtojagat. 7 Po ashtu edhe tryezėn e bukėve tė kushtimit le ta mbulojnė me pėlhurė ngjyrė vjollce e mbi tė le tė vėnė enėt, kusitė, qypat, lugėt pėr flitė e njomjes. Bukėt duhet tė jenė vazhdimisht nė tė. 8 Atėherė le tė shtrijnė mbi tė njė pėlhurė tė kuqe, tė cilėn le ta mbulojnė prapė me mbulesėn e lėkurave tė delfinit e le t’i shtijnė shtojagat. 9 Le ta marrin edhe pėlhurėn ngjyrė vjollce, e me tė le ta mbulojnė shandanin me dritėza, zhirheqės e lotmbajtės dhe tė gjitha enėt e vajit, qė janė tė domosdoshme pėr t’i pėrgatitur dritėzat. 10 Pėrmbi tė gjitha le tė vėnė mbulesėn prej lėkurash delfini dhe le ta vėnė mbi mbartėse. 11 Gjithashtu edhe lterin e artė le ta mbėshtjellin me pėlhurė ngjyrė vjollce e le ta mbulojnė me lėkura delfini dhe le t’i shtijnė shtagat. 12 Tė gjitha enėt qė pėrdoren pėr shėrbesė nė Shenjtėrore, le t’i mbėshtjellin me pėlhurė ngjyrė vjollce, le tė shtrijnė mbi tė mbulesėn prej lėkurash delfini dhe le t’i vėnė mbi mbartėse. 13 Po edhe lterin le ta pastrojnė nga hiri dhe le ta mbėshtjellin me pėlhurė tė kuqe: 14 le t’i vėnė mbi tė tė gjitha enėt, tė cilat i pėrdorin nė shėrbesėn e tij, d. m. th. prushorėt, pirunjtė, lopatėzat, kupat. Tė gjitha enėt e lterit le t’i mbulojnė sė bashku me mbulesė lėkurash delfini e le t’i fusin shtagat.

15 Pasi Aroni e bijtė e tij ta kenė mbėshtjellė Shenjtėroren dhe tė gjitha enėt e shenjta tė saja kur tė bėhet ēoja nga zemėrimia, atėherė le tė hyjnė bijtė e Kaatit pėr t’i mbartur ashtu tė mbėshtjella, por tė mos e prekin Shenjtėroren qė tė mos vdesin.

16 I pėrket Eleazarit, birit tė Aronit prift, tė kujdeset pėr vajin e dritėzave, pėr kemin e erėndshėm, pėr flinė kushtimore bimore qė kushtohet vazhdimisht, pėr vajin e shugurimit si dhe pėr tė gjitha qė i pėrkasin kultit tė Banesės dhe pėr tė gjitha orenditė qė janė nė Shenjtėrore”.

17 Zoti foli me Moisin e Aronin e tha:

18 “Mos lejoni tė shuhet vėllazėria e Kaatajve prej fisit tė Levit, 19 por bėni kėshtu me ta qė tė jetojnė e tė mos vdesin, kur t’u afrohen gjėrave mė tė shenjta: Aroni e bijtė e tij le tė hyjnė e le ta caktojnė punėn e secilit dhe le tė ndajnė ēka kush duhet tė mbartė. 20 Ata tė mos hyjnė as pėr tė parė, qoftė edhe njė moment tė vetėm, nė Shenjtėrore; ndryshe do tė vdesin”.

B. Gersonajt

21 Zoti foli me Moisiun e tha:

22 “Regjistroji edhe bijtė e Gersonit sipas vėllazėrive e barqeve tė tyre; 23 numėroji tė gjithė prej tridhjetė vjetėve e pėrpjetė deri nė pesėdhjetė vjet qė mund tė hyjnė nė rend pėr tė shėrbyer nė Tendėn e takimit.

24 Ja detyra e vėllazėrive tė Gersonajve nė shėrbim e nė mbartje: 25 le tė mbartin koltrinat e Banesės, Tendėn e takimit, mbulesėn e saj dhe mbulesėn mbi tė tė lėkurave tė delfinit, koltrinėn qė varet nė hyrje tė Tendės sė takimit, 26 koltrinat e tremes dhe velin nė hyrje tė tremes qė rrethon Banesėn dhe lterin, litarėt dhe veglat tė gjitha qė u janė dhėnė pėr tė kryer shėrbimin e tyre. 27 Nėn urdhrin e Aronit e tė bijve tė tij Gersonajt le tė mbartin e secili le tė dijė ēka i duhet tė bėjė. 28 Kjo ėshtė detyra e vėllazėrisė sė Gersonajve nė Tendėn e takimit. Le tė jenė nėn drejtimin e Itamarit, birit tė Aronit prift”.

C. Merariajt

29 “Regjistroji edhe bijtė e Merariut sipas vėllazėrive dhe barqeve tė tyre 30 tė gjithė ata tridhjetė vjet e pėrpjetė deri nė pesėdhjetė vjet, qė hyjnė nė rend pėr tė kryer detyrėn e shėrbimit tė vet nė Tendėn e takimit.

31 Ja detyrat e tyre: le tė mbartin dėrrasat e Banesės dhe shtagat e tyre, shtyllakėt dhe fundėsorėt e tyre, 32 shtyllakėt e tremes pėr rrethim me fundėsorėt e tyre, kunjat dhe litarėt e tyre: tė gjitha veglat pėr shėrbimin e tyre: shkruani me emėr secilėn gjė qė duhet tė mbartin. 33 Kjo ėshtė detyra e bijve tė Merariut dhe shėrbimi i tyre nė Tendėn e takimit. Le tė jenė nėn drejtimin e Itamarit, birit tė Aronit prift”.

Regjistrimi i levitėve

34 Moisiu, Aroni dhe prijėsit e bashkėsisė i regjistruan bijtė e Kaatit sipas vėllazėrive dhe barqeve tė tyre, 35 tė gjithė ata tridhjetė vjet e pėrpjetė deri nė pesėdhjetė vjet qė mund tė hynin nė rend nė shėrbim tė Tendės sė takimit: 36 dolėn dy mijė e shtatėqind e pesėdhjetė. 37 Ky ėshtė numri i anėtarėve tė familjeve tė Kaatit, qė shėrbejnė nė Tendėn e takimit: kėta i regjistruan Moisiu e Aroni me urdhėrin qė Zoti i dha Moisiut.

38 U regjistruan edhe bijtė e Gersonit sipas vėllazėrive dhe barqeve tė tyre 39 tė gjithė ata tridhjet vjet e pėrpjetė deri nė pesėdhjetė vjet, qė hyjnė nė rend pėr shėrbim nė Tendėn e takimit: 40 u gjetėn sipas vėllazėrive dhe barqeve tė tyre dy mijė e gjashtėqind e tridhjetė. 41 Ky ėshtė numri i Gersonajve, i tė gjithė atyre qė shėrbejnė nė Tendėn e takimit, qė i regjistroi Moisiu e Aroni sipas urdhrit tė Zotit.

42 U regjistruan edhe anėtarėt e familjes sė Merariut sipas vėllazėrive dhe barqeve tė tyre 43 tė gjithė ata tridhjetė vjet e pėrpjetė deri nė pesėdhjetė vjet, qė shėrbejnė nė Tendėn e takimit: 44 dhe dolėn tri mijė e dyqind. 45 Ky ėshtė numri i familjeve tė bijve tė Merariut, qė i regjistruan Moisiu e Aroni sipas urdhrit qė Zoti i dha Moisiut.

46 Tė gjithė levitėt e regjistruar, tė cilėt i shkruan pėr emėr Moisiut, Aroni dhe prijėsit e Izraelit sipas vėllazėrive dhe barqeve tė tyre 47 tridhjetė vjet e pėrpjetė deri nė pesėdhjetė vjet, tė gjithė ata qė mund tė hyjnė nė rend pėr shėrbim nė Tendėn e takimit dhe pėr tė mbartur barrė nė Tendėn e takimit, 48 e dolėn tetė mijė e pesėqind e tetėdhjetė. 49 Me urdhėrin qė Zoti i dha Moisiut ai i regjistroi secilin sipas detyrės qė kryente e ēka mbarte, ashtu si i kishte urdhėruar Zoti.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Vėllazėrit e levitėve: