Kapitujt

Dalja: 39. Petkat e kryepriftit

39

1 Me pėlhurėn ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe me li tė dredhur punuan petkat liturgjike pėr shėrbesė nė Shenjtėrore. Punuan petkat e shenjta tė Aronit, sikurse Zoti i ka urdhėruar Moisiut.

Shpinorja

2 Shpinoren e punuan prej arit, me pėlhurė ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe me li tė dredhur. 3 Punuan pllaka ari dhe i prenė nė fije tė holla qė tė mund t’i gėrshetojnė me mjeshtri nė pėlhurė ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe nė li tė dredhur. 4 Pėr shpinoren i punuan krahėzat qė ishin tė lidhura me tė nė dy skajet e tyre. 5 Rrypi qė ishte mbi tė dhe e mbante tė shtrėnguar, ishte i tė njėjtit punim dhe njė cope me tė, i punuar me ar, me pėlhurė ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe me li tė tjerrė, po ashtu si i kishte urdhėruar Zoti Moisiut. 6 I punuan edhe dy gurė oniksi, tė ndryer nė rrathė ari me emrat e bijve tė Izraelit tė gdhendur nė ta me mjeshtri tė gdhendjes sė gurėve tė paēmueshėm. 7 I venduan nė krahėzat e shpinores qė tė jenė gurė pėrkujtues tė bijve tė Izraelit, po ashtu si i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

Parzmorja

8 E punuan edhe parzmoren me punim mjeshtror si shpinoren prej arit, me pėlhurė ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur e me li tė tjerrė, 9 katror, tė dyfishtė, njė pėllėmbė gjatė e gjerė. 10 Nė tė vunė katėr radhė margaritarėsh: nė rreshtin e parė ishte: rubini, topazi e smeraldi; 11 nė tė dytin: karbunkulli, safiri e jaspisi; 12 nė tė tretin: hiacinti, ahati e ametisti; 13 nė tė katėrtin: krisoliti, oniksi e berili: ishin tė rrethuar me ar sipas radhės sė tyre. 14 Dhe nė dymbėdhjetė gurėt ishin tė gdhendur emrat e dymbėdhjetė fiseve tė Izraelit: secili gur nga njė emėr, tė secilit fis. 15 Nė parzmore punuan vargje si teje tė gėrshetuar me mjeshtri, prej arit tė kulluar. 16 I punuan pastaj edhe dy rrathė tė artė edhe aq unaza tė arta. Dy unazat i vunė nė dy skajet e parzmores; 17 dy vargjet e arta i mbėrthyen nė dy unazat, qė ishin nė dy skajet e parzmores. 18 Dy majėt e dy vargjeve i lidhėn nė dy buzėt e krahėzave tė shpinores nė pjesėn e saj tė pėrparme. 19 I punuan edhe dy unaza ari dhe i vunė nė dy skajet e parzmores nė buzėn e saj tė brendshme kundėr shpinores, po ashtu siē i urdhėroi Zoti Moisiut. 20 Punuan edhe dy unaza tė tjera tė arta, e i vunė nė dy krahėzat e shpinores poshtė nė krahun e saj tė pėrparmė pėrbri vendit ku lidhet mbi rrypin e shpinores. 21 Atėherė e shtrėnguan parzmoren me unazat e saja pėr unazat e shpinores me shirit purpure ngjyrė vjollce, kėshtu qė parzmorja rri mbi rrypin e shpinores qė tė mos mund tė ndahet prej shpinores, po ashtu si i urdhėroi Zoti Moisiut.

Guna

22 E punuan edhe gunėn e shpinores, vepėr e mjeshtrit tė pėlhurės, prej pėlhurės ngjyrė vjollce 23 e nė mes tė saj, lart, grykėn pėr tė qitur kokėn, si gryka nė pancir; buzėn e grykės e qepėn qė tė mos shqyhet guna. 24 Nė fund tė gunės, te kėmbėt, gjithkund pėrreth, i punuan prej pėlhure ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe prej lirit tė tjerrė shega, 25 kurse prej arit krejt tė kulluar punuan kumbonėza, qė i vunė ndėrmjet tė shegave nė pjesėn e fundme tė gunės gjithkund pėrreth, 26 kėshtu qė tė jetė njė kumbonėz ndėrmjet tė secilės shegė: njė kumbonėz e njė shegė e prapė njė kumbonėz e njė shegė; kryeprifti i stolisur me to ecte, kur ushtronte shėrbesėn, siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

Petkat e priftėrinjve

27 I punuan edhe kėmishat e linjta me mjeshtri pėlhure pėr Aronin e pėr bijtė e tij; 28 punuan edhe kėsulėn prej lirit tė tjerrė dhe stolitė pėr kėsula prej lirit tė tjerrė, edhe tė linjtat prej lirit tė tjerrė, 29 brezin liri tė tjerrė , ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur, me mjeshtri robaqepėsi, siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

Keza ‑ shenja e shugurimit

30 E punuan edhe paftėn ‑ kezėn e shugurimit, prej arit krejt tė pastėr. Shkruan nė tė me mjeshtri tė gdhendėsit “I shuguruar Zotit” 31 dhe e shtrėnguan pėrmbi nė kėsulė me shirit ngjyrė vjollce, sikurse Zoti i kishte urdhėruar Moisiut.

32 Kėshtu u kryen tė gjitha punimet e Banesės dhe tė Tendės sė takimit. Bijtė e Izraelit kryen gjithēka sikurse Zoti i kishte urdhėruar Moisiut: bėnė pikėrisht ashtu.

Dorėzimi i veprave tė kryera Moisiut

33 Atėherė ia sollėn Moisiut Banesėn:

‑ Tendėn, e tė gjitha pjesėt pėrkatėse tė saja, komēet, dėrrasat, shtagat, shtyllakėt, bazat, 34 mbulesėn me lėkura deshėsh tė regjura dhe mbulesėn me lėkura delfinėsh, koltrinėn;

35 Arkėn e Dėshmisė, shtagat, pajtimoren;

36 Tryezėn, tė gjitha pjesėt pėrbėrėse tė saja, bukėt e kushtimit;

37 Shandanin prej arit tė kulluar, dritėzat nė rendin e tyre dhe pjesėt pėrkatėse tė tyre, vajin e ndriēimit;

38 Lterin e artė, bagmin, temjanin me erėra tė mira, koltrinėn pėr nė hyrje tė Tendės;

39 Lterin bronzi, skarėn e tij bronzi, shtagat e enėt e tija tė gjitha;

‑ Legenin dhe fundėsorin e tij;

40 Koltrinat e tremes, shtyllakėt me bazat e tyre, koltrinėn pėr nė hyrje nė treme, litarėt e saj e kunjat. Nuk mungoi asgjė prej enėve pėr shėrbesė nė Banesė, pėr Tendėn e takimit;

41 Petkat liturgjike pėr tė kryer shėrbesėn nė shenjtėrore priftėrinjtė, petkat e shenjta tė Aronit prift edhe petkat e bijve tė tij, 42 i sollėn bijtė e Izraelit, pikė pėr pikė siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

43 Moisiu, pasi i pa se tė gjitha ishin kryer si duhet, i bekoi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Petkat e kryepriftit