Kapitujt

Dalja: 35. Ligji i pushimit shtunor

35

1 Moisiu e bashkoi mbarė bashkėsinė e bijve tė Izraelit e u tha: “Kėto janė gjėrat qė Zoti ka urdhėruar tė bėhen: 2 gjatė gjashtė ditėve kryeni punėt, e shtata ditė duhet tė jetė pėr ju ditė e shenjtė, e shtunė, pushim i plotė nė nder tė Zotit. Kush tė punojė nė kėtė ditė, le tė vritet. 3 Ditėn e shtunė as zjarr mos ndizni nė banesat tuaja”.

Bashkimi i lėndės sė ndėrtimit

4 Pastaj Moisiu i tha mbarė bashkėsisė sė i zraelitėve: “Ja ēka ka urdhėruar Zoti: 5 ’Ndani prej pasurisė suaj ndihmesa pėr Zotin’.

Ēdo zemėrmirė e bujar le ta kushtojė vullnetarisht ndihmėn e vet nė nder tė Zotit: ar, argjend e bronz, 6 pėlhurė ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe li tė tjerrė, lesh dhish, 7 lėkura deshėsh tė regjura e tė ngjyrosura kuq dhe lėkura delfinėsh, drurė akacie, 8 vaj pėr tė ndriēuar e erėra tė mira pėr tė pėrgatitur vajin e shugurimit dhe temianin pėr kemim, 9 gurė oniksi e margaritarė pėr stolisje tė shpinores e tė parzmores.

10 Dhe tė gjithė ata ndėr ju qė janė mjeshtėr le tė vijnė e le tė bėjnė ēka urdhėroi Zoti, 11 d. m. th. Banesėn dhe Tendėn e saj, mbulesėn, komēet, dėrrasat me shtagat, shtyllakėt e bazat; 12 Arkėn dhe shtagat, Pajtimoren dhe koltrinėn qė vihet pėr ta zėnė atė; 13 tryezėn me shtaga e me enė dhe me bukė tė kushtimit; 14 shandanin pėr tė mbajtur dritėzat, pjesėt e tija pėrkatėse, llambat dhe vajin pėr tė ushqyer llambat; 15 lterin e kemimit dhe shtagat e vajin e shugurimit dhe temianin e erėndshėm; koltrinėn e derės sė Banesės; 16 lterin e flive tė shkrumbimit dhe skarėn e tij bronzi me shtagat dhe me enėt e tija, legenin dhe fundėsorin e tij; 17 koltrinat e tremes me shtyllakėt e me bazat dhe koltrinėn nė hyrje tė tremes; 18 kunjat e Banesės dhe tė tremes me kordelet e tyre; 19 petkat e qėndisura tė shėrbesės nė shenjtėrore, petkat e shenjta tė Aronit prift si dhe petkat e bijve tė tij qė tė ushtrojnė priftėrinė time”.

20 Atėherė mbarė bashkėsia e bijve tė Izraelit u largua prej pranisė sė Moisiut. 21 Atėherė secili qė ishte bujar nė zemėr dhe qė e nxiste shpirti, erdhi e solli me vullnetin e vet ndihmesėn nė nder tė Zotit pėr tė punuar Tendėn e takimit dhe gjithēka ėshtė e domosdoshme pėr kult e pėr petka tė shenjta. 22 Erdhėn trima e gra e tė gjithė sollėn vullnetarisht mbėrthecka, vathė, unaza, bylyzykė, gjerdana dhe stoli tė ndryshme ari: u mblodhėn si ndihmesė nė nder tė Zotit. 23 Kush kishte pėlhurė ngjyrė vjollce, tė kuqe ose tė kuqe tė mbyllur, li tė tjerrė lesh dhish, lėkura deshėsh tė regjura, lėkura delfinėsh, 24 ndonjė gjė argjendi ose bronzi, ia kushtuan Zotit. Po edhe ata qė patėn ndonjė dru akacie, e prunė pėr ndonjė nevojė ndėrtimi.

25 Po edhe gratė mjeshtre nė punimin e pėlhurės, sollėn tė gjitha vullnetarisht pėlhura qė kishin punuar ngjyrė viollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur e li tė tjerrė 26 dhe lesh dhish. 27 Krerėt sollėn gurė oniksi dhe margaritarė, pėr shpinoren e parzmoren, 28 erėra tė mira dhe vajra pėr tė rregulluar llambat dhe pėr tė pėrpunuar vajin e shugurimit dhe pėr tė pėrgatitur temian tė erėndshėm. 29 Tė gjithė izraelitėt ‑ burra e gra me zemėr bujare sollėn ndihmesė pėr t’i kryer ato vepra qė Zoti kishte urdhėruar nėpėr Moisiun ‑ i sollėn kėto porsi ndihmesė vullnetare nė nder tė Zotit.

Ndėrtuesit e Shenjtėrores

30 Pastaj Moisiu u tha bijve tė Izraelit: “Shikoni! Zoti e ka thirrur me emėr Beseleelin, birin e Uriut, tė birit tė Hurit, tė fisit tė Judės; 31 dhe e ka mbushur me shpirtin e Hyjit, e pajisi me shkathtėsi, dije e aftėsi pėr ēdo veprimtari: 32 tė sendėrtojė gjithēka mund tė punohet me ar, me argjend e me bronz, 33 t’i presė margaritarėt e t’i vendojė tė gdhendė nė dru, gjithēka i pėrket mjeshtrisė sė farkėtarisė e tė gdhendjes. 34 Po kėtij dhe Ooliabit tė birit tė Ahisamehut, tė fisit Dan, u dha edhe aftėsinė t’i mėsojnė edhe tė tjerėt. 35 I pajisi tė dy me aftėsi pėr tė kryer me mjeshtri ēdo punė tė gdhendjes, tė prestarisė, tė qendisjes e tė vekėtarisė tė pėlhurave tė ngjyrės vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur e tė lirit tė tjerrė, janė tė zotėt tė kryejnė ēdo punė e tė sendėrtojnė tė reja”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Ligji i pushimit shtunor