Kapitujt

Jakobi: 3. Gjuha

3

1 Vėllezėrit e mi, mos u bėni shumė mėsues, duke e ditur se do tė gjykohemi mė rėndė. 2 Pėr tė vėrtetė, tė gjithė gabojmė shumė. Nė qoftė se ndokush nuk gabon nė fjalė, ai ėshtė njeri i pėrsosur, i aftė tė sundojė mbarė trupin. 3 Nėse kuajve u vėmė frerėt nė gojė pėr t’i vėnė nėn sundim, atėherė mund tė drejtojmė mbarė trupin e tyre. 4 Ja, edhe anijet: sa tė mėdha janė ato dhe sa tė forta erėrat qė i shtyejnė! E pra, njė timon i vogėl i drejton atje ku do timonieri! 5 Kėshtu edhe gjuha ėshtė njė gjymtyrė e vogėl, por mund tė mburret pėr gjėra tė mėdha.

Ja, njė zjarr i vogėl se ē’pyll tė madh mund tė djegė! 6 Po, edhe gjuha ėshtė zjarr! Njė botė e tėrė padrejtėsie ėshtė gjuha mes gjymtyrėve tona, ajo qė e fėlliq tė gjithė trupin dhe, e ndezur nga ferri, e bėn shkrumb tė tėrė jetėn. 7 E njėmend, tė gjitha llojet e egėrsirave, tė shpendėve, tė zvarranikėve dhe tė kafshėve tė detit mund tė zbuten, dhe njerėzit i kanė vėnė nėn sundim, 8 kurse gjuhėn – e keqe e paqetėsueshme, plot vrer qė sjell vdekjen – asnjė njeri nuk mund ta mbizotėrojė.

9 Me tė lavdėrojmė Zotin edhe Atin, por me tė edhe mallkojmė njerėzit e krijuar nė pėrngjasimin e Hyjit: 10 prej tė njėjtės gojė del bekimi dhe mallkimi. E pra, vėllezėrit e mi, nuk duhet tė jetė ashtu! 11 A thua burimi nga e njėjta vrimė qet ujė tė ėmbėl e tė hidhur? 12 A thua, vėllezėrit e mi, fiku mund tė prodhojė ullinj? Ose hardhia fiq? As burimi i njelmėt nuk mund tė qesė ujė tė ėmbėl.

Urtia prej sė larti

13 A ėshtė ndokush ndėr ju i urtė dhe i menēur? Me sjellje tė bukur le t’i dėftojė veprat e veta tė frymėzuara nga butėsia me urti. 14 Por, nė qoftė se nė zemrėn tuaj keni smirėn e hidhur dhe shpirtin e grindjes, mos u mbani me tė madh dhe mos rreni kundėr sė vėrtetės! 15 Kjo urti nuk ėshtė ajo qė vjen prej sė larti, por ėshtė tokėsore, shqisore, djallėzore. 16 Sepse, ku ėshtė smira dhe grindja, atje ka pėshtjellim dhe ēdo tė keqe. 17 Kurse urtia qė vjen prej sė larti mė sė pari ėshtė e pastėr, pastaj pajtuese, e butė, e pėrshtatshme, plot mėshirė dhe vepra tė mira, e durueshme dhe jo shtiake. 18 Fryti i drejtėsisė mbillet nė paqe pėr ata qė punojnė pėr paqe.

Kapitujt

Kapitujt