Kapitujt

1 e Timoteut: 2. Vėrejtje rreth lutjes

2

1 Po tė porosis, pra, mė sė pari le tė bėhen

kėrkesa, lutje, lutja, falėnderim pėr tė gjithė njerėzit, 2 pėr mbretėr dhe pėr tė gjithė ata qė janė nė pushtet, qė ta kalojmė jetėn tė qetė e tė kthjellėt nė pėrkushti tė plotė dhe nė mėnyrė tė denjė. 3 Kjo gjė ėshtė e mirė dhe e pėlqyeshme para Hyjit, Shėlbuesit tonė, 4 vullneti i tė cilit ėshtė qė tė shėlbohen tė gjithė njerėzit dhe ta arrijnė njohjen e sė vėrtetės. 5 Sepse,

Hyji ėshtė njė i vetėm,

njė i vetėm ėshtė edhe Ndėrmjetėsi mes Hyjit

e njerėzve:

Njeriu ‑ Jezu Krishti,

6 i cili e flijoi vetveten si shpėrblim pėr tė gjithė njerėzit.

Kėtė dėshmi Ai e dha nė kohėn e caktuar. 7 Kėsaj dėshmie unė iu bėra predikatar dhe apostull ‑ ju them tė vėrtetėn, nuk gėnjej ‑ mėsues i fesė dhe i sė vėrtetės pėr paganėt.

8 Dua, pra, qė meshkujt nė ēdo vend tė luten duke i lartėsuar duart e pastra pa hidhėrim dhe pa grindje.

9 Gjithashtu dua qė (edhe) gratė, tė veshura si ka hije, tė stolisen me turpshmėri dhe me urti, jo me gėrsheta, me ar, me perla dhe me petka luksi, 10 por, me vepra tė mira, si u ka hije grave qė i kushtohen pėrshpirtėrisė.

11 Nė kohėn e mėsimit gruaja le tė dėgjojė nė heshtje dhe me nėnshtrim tė plotė. 12 Nuk lejoj qė gruaja tė mėsojė nė Kishė, as tė sundojė burrin, por ‑ tė rrijė nė qetėsi. 13 Sepse i pari u krijua Adami, atėherė Eva. 14 Dhe nuk qe gėnjyer Adami, por, gruaja e gėnjyer, e theu urdhrin. 15 Dhe do tė shėlbohet duke lindur fėmijė nė qoftė se qėndron me urti nė fe, nė dashuri dhe nė shenjtėri.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Timoteut > Vėrejtje rreth lutjes