Kapitujt

Dalja: 28. Petkat e priftėrinjve

28

1 “Prej bijve tė Izraelit merre pranė teje Aronin, vėllanė tėnd, me bijtė e tij qė tė ushtrojnė priftėrinė pėr mua: Aroni, Nadabi, Abiuhi, Eleazari dhe Itamari.

2 Puno pėr Aronin, vėllanė tėnd, petkat e shenjta qė tė paraqesin nderin dhe madhėrinė. 3 Thuaju tė gjithė mjeshtėrve qė i kam pajisur me dije qė t’ia punojnė petkat Aronit qė tė kushtohet nė shėrbesėn e priftėrisė sime. 4 Dhe ja, petkat qė duhet t’i punojnė: parzmorja, shpinorja, guna, kėmisha e qendisur, kėsula dhe brezi. Le t’i punojnė petkat e shenjta pėr Aronin e pėr bijtė e tij qė tė kryejnė shėrbesėn priftėrore nė nderin tim. 5 Ata le tė pėrdorin ar, pėlhurė ngjyrė vjollce, tė kuqe, tė kuqe tė mbyllur dhe li tė tjerrė”.

Shpinorja

6 “Shpinoren le ta punojnė prej arit, me pėlhurė ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe me li tė dredhur ‑ tė punuar me mjeshtri. 7 Le t’i ketė dy krahėza dhe nė dy anėt e skajeve tė saja tė bashkohet me to. 8 Rrypi qė ėshtė mbi tė pėr ta shtrėnguar duhet tė jetė i tė njėjtės pėrmbajtje dhe njė tėrėsi me tė: prej arit, pėlhure ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe me li tė dredhur. 9 Merri dy gurė tė paēmueshėm alabastri dhe gdhendi nė ta emrat e bijve tė Izraelit: 10 gjashtė emra nė njėrin gur e gjashtė tjerėt nė gurin tjetėr, sipas rendit tė lindjes sė tyre. 11 Gdhendi gurėt me mjeshtrinė e gdhendėsit tė gurėve e zgavroj emrat e bijve tė Izraelit ashtu si skalitet vula; pėrreth tyre vėri rreth ari. 12 Nguli dy gurėt mbi krahėzat e shpinores qė tė jenė nė pėrkujtim tė bijve tė Izraelit. Kėshtu Aroni le t’i mbarė para Zotit emrat e tyre mbi tė dy krahėt pėr t’i pėrkujtuar. 13 Edhe skajet punoj prej arit 14 dhe dy vargje prej arit tė pastėr nė trajtė tė tejes me mjeshtri gėrshetimi e atėherė mbėrthej vargjet me skajet e arta”.

Parzmorja

15 “Punoje edhe parzmoren e gjykimit me mjeshtri, sipas punimit tė shpinores me ar, me pėlhurė ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe me li tė dredhur: 16 le tė jetė katrore dhe e dyfishtė: njė pėllėmbė gjatė e njė pėllėmbė gjerė. 17 Vėri nė tė katėr radhė gurėsh: nė rreshtin e parė vėr gurin: rubin, topaz e smaragd. 18 Nė rreshtin e dytė: karbunkull, safir e jaspis. 19 Nė rreshtin e tretė: hiacint, agat e ametist. 20 Nė tė katėrtin: krisolit, oniks e beril. Le tė jenė tė rrethuar me ari sipas radhės sė tyre. 21 Le t’i kenė emrat e bijve tė Izraelit: le tė jenė tė gdhendur dymbėdhjetė emrat: ēdo gur emrin e njėrit nga tė dymbėdhjetė fiset. 22 Edhe parzmores punoja vargjet si teje tė gėrshetuar me mjeshtri, ari tė pastėr. 23 Po edhe dy rrathė ari e vėri nė majė tė dy anėve tė parzmores.

24 Vargjet e arta mbėrthej me rrathėt qė janė nė rrethin e saj, 25 kurse dy majėt e kėtyre vargjeve mbėrthej nė rrethin e krahėzave tė shpinores nė pjesėt e pėrparme. 26 Punoji edhe dy rrathė tė artė dhe lidhi pėr dy kėndet e poshtme tė parzmores nė buzė pėrbrenda qė ėshtė e sjellė prej shpinores. 27 Punoji po ashtu edhe dy rrathė tė tjerė ari qė do tė vihen nė secilin rryp tė poshtėm tė shpinores nė pjesėn e pėrparme tė saj aty ku pėrpiqet rrypi i shpinores 28 e shtėrngoje parzmoren pėr rrathėt e saj e pėr rrathėt e shpinores me njė shirit purpure ngjyrė vjollce, kėshtu qė parzmorja tė rrijė pėrmbi rrypin e shpinores qė parzmorja e shpinorja tė mos mund tė ndahen. 29 Kėshtu, pra, Aroni sa herė qė tė hyjė nė Shenjtėrore, le t’i mbartė mbi zemrėn e vet emrat e fiseve tė bijve tė Izraelit nė parzmoren e gjykimit: qė t’i pėrkujtojė gjithmonė para Zotit. 30 Vėri nė parzmoren e gjykimit edhe ‘Urim e Tummim’, qė tė jenė edhe ata mbi zemrėn e Aronit sa herė qė tė hyjė nė praninė e Zotit. Kėshtu Aroni ta mbarė mbi zemrėn e vet nė praninė e Zotit pėrherė gjykimin e bijve tė Izraelit”.

Guna

31 “Gunėn e shpinores punoje tė tėrė prej pėlhure tė ngjyrės vjollce, 32 e nė mes tė saj grykėn pėr krye. Buza pėrreth le tė qepet porsi gryka nė pancir, qė tė mos shqyhet. 33 Kurse nė fund tė gunės, gjithkund pėrreth, punoji prej pėlhurės ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur si shega e ndėrmjet shegave kumbonėzat ari, 34 kėshtu qė tė jetė njė kumbonėz e njė shegė, e njė kumbonėz e njė shegė. 35 Le tė veshet me tė Aroni kur kryen shėrbesėn qė tė dėgjohet tingėllima kur hyn e del prej shenjtėrores kėshtu s’do tė vdesė”.

Shenja e shugurimit

36 “ Punoje edhe njė paftė krejt ar tė kulluar e nė tė gdhende ashtu si gdhendet nė vulėn e unazės: “I shuguruar Zotit”. 37 Lidhe me shirit ngjyrė vjollce pėr kėsulė, 38 nė ballin e Aronit. Kėshtu Aroni le t’i marrė mbi vete tė gjitha mungesat qė do tė mund t’i njollosnin kushtet e dhuratat qė izraelitėt i kushtojnė. Le ta mbajė gjithmonė nė ballė qė tė fitojė pėr ta pėrkrahjen e Zotit.

39 Punoja kėmishėn prej lirit tė pastėr; po ashtu edhe kėsulėn prej lirit tė pastėr; edhe brezin tė qendisur me mjeshtri”.

Petkat pėr priftėrinj

40 “Po edhe pėr bijtė e Aronit punoj kėmisha tė linjta; punoji edhe breza dhe kėsula nė shenjė nderi e madhėrie. 41 Veshe me to Aronin, vėllanė tėnd, dhe bijtė e tij; atėherė lyeji me vaj, mbushjau duart me pushtet dhe shuguroji qė ta kryejnė shėrbesėn priftėrore nė nderim tim. 42 Punoju edhe tė linjtat qė tė mbulojnė veten qė prej veshkeve e deri kofshėt. 43 Le t’i mbartin Aroni e bijtė e tij kur hynė nė Tendėn e takimit ose kur i afrohen lterit pėr tė kryer shėrbesėn nė shenjtėrore qė tė mos bien nė faj e tė vdesin: ėshtė urdhėresė rituale e pėrhershme pėr tė dhe pėr pasardhėsit e tij pas tij”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Petkat e priftėrinjve