Kapitujt

Kolosianėve: 3. Detyrat shoqėrore tė jetės sė re

3

1 Nėse, pra, u ngjallėt bashkė me Krishtin, kėrkoni ēka ėshtė lart, ku gjendet Krishti ndenjur nė fron nė tė djathtėn e Hyjit! 2 Dėshironi gjėrat qė janė lart e jo kėto pėrmbi tokė! 3 Sepse vdiqėt dhe jeta juaj ėshtė e fshehur me Krishtin nė Hyjin. 4 E kur tė duket Krishti ‑ Jeta juaj, atėherė edhe ju bashkė me Tė do tė shfaqeni plot lavdi.

5 Bėni, pra, tė vdesin gjymtyrėt tuaja, ato tokėsoret: fėlligėshtia, papastėrtia, epshet, dėshirat e kėqija, lakmimi i tepruar i pasurisė ‑ qė ėshtė idhujtari ‑ 6 pėr shkak tė tyre vjen hidhėrimi i Hyjit [mbi ata qė nuk dėgjojnė]. 7 Po, dikur edhe ju ecėt kėsaj udhe, kur jetuat nė kėto vese. 8 Por tani edhe ju flakni larg tė gjitha kėto: hidhėrimin, zemėrimin, tė keqen, blasfeminė; goja juaj tė mos pėrdorė fjalė tė ndyta! 9 Mos rreni njėri‑tjetrin!

Ju e zhveshėt njeriun e vjetėr me veprat e tij 10 dhe veshėt njeriun e ri qė pėrtėrihet nė njohurinė e drejtė nė pėrgjasim tė Krijuesit tė vet. 11 Aty nuk ka mė:

grek ‑ hebre,

rrethprerje ‑ parrethprerje,

barbar ‑ skit,

skllav ‑ tė lirė,

por Krishti ėshtė gjithēka dhe nė tė gjithė.

12 Vishuni, pra, pasi jeni tė zgjedhurit e Hyjit, shenjtėr e tė dashur me zemėr tė dhimbshme, me mirėsi, me pėrvujtėri, me butėsi, me duresė. 13 Durojeni njėri‑tjetrin dhe faleni njėri‑tjetrin nė qoftė se ndokush ka ndonjė ankim kundėr tjetrit. Sikurse Zoti ju fali ju, po ashtu bėni edhe ju! 14 E pastaj, pėrmbi tė gjitha vishuni me dashurinė! Ajo i mban sė bashku tė gjitha virtytet. 15 Paqja e Krishtit mbretėroftė nė zemrat tuaja ‑ nė tė cilėn edhe jeni tė grishur tė jeni tė gjithė njė Trup i vetėm. Dhe jini mirėnjohės!

16 Fjala e Krishtit banoftė nė ju me tėrė begatinė e vet! Mėsoni ēdo dije dhe kėshillojeni njėri‑tjetrin me plot urti! Kėndojini lavde Hyjit me gjithė zemėr me psalme, himne dhe kėngė tė pėrshpirtshme! 17 Ēkado qė tė thoni dhe tė bėni, le tė jetė nė nder tė Emrit tė Jezusit Zot, duke falėnderuar me anė tė Tij Hyjin Atė.

Detyrat shoqėrore tė jetės sė re

18 Ju gra, dėgjojini burrat tuaj ashtu si ka hije nė Zotin. 19 Ju burra, duajini gratė tuaja dhe mos jini me to tė vrazhdėt!

20 Ju fėmijė, dėgjojini prindėrit nė gjithēka, sepse kjo gjė i pėlqen Zotit. 21 Ju etėr, mos i tutukatni fėmijėt tuaj qė tė mos e humbin guximin.

22 Ju skllevėr, dėgjojini zotėrinjtė tuaj tokėsorė nė gjithēka, jo vetėm ndėr sy sikurse tė doni t’u pėlqeni njerėzve, por me thjeshtėsinė e zemrės, me frikėn e Zotit. 23 Ēfarėdo pune qė tė bėni, bėjeni me vullnet, si ta bėnit pėr Zotin e jo pėr njerėz 24 tė sigurtė se do tė merrni prej Zotit trashėgimin si shpėrblim. Zotėria ėshtė Krishti; shėrbejini Atij! 25 Patjetėr, ai qė bėn padrejtėsi, do tė shpaguhet pėr padrejtėsinė qė bėri. Nuk ka krahambajtje.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Kolosianėve > Detyrat shoqėrore tė jetės sė re