Kapitujt

Kolosianėve: 1. Shėrbesa e Palit nė Kishė

1

1 Pali, pėr vullnet tė Hyjit apostull i Krishtit Jezus, edhe vėllai Timote:

2 shenjtėrve qė janė nė Kolos, vėllezėrve besimtarė nė Krishtin:

Hyji, Ati ynė, ju dhėntė hir e paqe!

Pali falėnderon Hyjin pėr kolosianėt

3 E falėnderojmė Hyjin, Atin e Zotit tonė Jezu Krishtit dhe lutemi vazhdimisht pėr ju, 4 sepse morėm vesh pėr fenė tuaj nė Jezu Krishtin dhe pėr dashurinė qė keni ndaj tė gjithė shenjtėrve, 5 pėr arsye tė shpresės qė ruhet pėr ju nė qiell. Pėr tė keni dėgjuar nė saje tė fjalės sė tė vėrtetės ‑ Ungjillit, 6 qė arriti te ju dhe po jep fryte e po zhvillohet, si nė mbarė botėn, ashtu edhe ndėr ju, qė prejditės kur dėgjuat dhe e njohėt hirin e Hyjit me anė tė sė vėrtetės, 7 ashtu si e keni mėsuar prej Epafrit tė dashur, shokut tonė nė shėrbesė. Ai na zėvendėson ndėr ju si mbarėshtues besnik i Krishtit. 8 Ai edhe na njoftoi pėr dashurinė tuaj nė Shpirtin Shenjt.

Personi dhe vepra e Krishtit

9 Prandaj edhe ne, qė atė ditė, kur morėm vesh pėr kėtė gjė, nuk pushojmė sė luturi pėr ju dhe tė kėrkojmė prej Hyjit tė fitoni me ēdo urti e kuptim shpirtėror njohurinė e plotė tė vullnetit tė tij, 10 qė tė jetoni nė mėnyrė tė denjė pėr Zotin dhe t’i pėlqeni Atij plotėsisht, duke dhėnė fryte veprash tė mira dhe duke pėrparuar nė njohurinė e Hyjit, 11 qė tė forcuar me ēdo fuqi si i pėrgjigjet pushtetit tė Hyjnisė sė tij, tė jeni tė fortė e tė durueshėm nė ēdo provė, qė me gėzim 12 ta falėnderoni Atin, i cili ju bėri tė aftė tė keni pjesė nė trashėgimin e shenjtėrve nė dritė.

13 Ai na nxori

nga pushteti i errėsirės

dhe na kaloi

nė Mbretėrinė e Birit tė vet tė dashur,

14 nė tė cilin kemi shpėrblimin

‑ faljen e mėkateve.

15 Ai ėshtė shėmbėllesa e Hyjit tė papashėm,

i Parėlinduri ‑ para ēdo krijese.

16 Sepse nė Tė u krijua ēdo gjė

nė qiell e nė dhe,

ēka shihet e ēka nuk shihet:

qoftė Fronet, qoftė Zotėrimet,

qoftė Principatat, qoftė Pushtetet

‑ gjithēka u krijua nėpėr Tė dhe pėr Tė.

17 Ai ėshtė para ēdo gjėje

dhe ēdo gjė qėndron nė Tė.

18 Ai ėshtė Kryet e Trupit ‑ Kishės;

Ai ėshtė Fillimi,

i Parėlinduri ndėr tė vdekurit

‑ qė tė jetė nė gjithēka i Pari.

19 Sepse Hyjit i pėlqeu

tė banojė nė Tė e tėrė Plotėsia

dhe, me anė tė Tij,

20 ‑ duke vendosur paqen me anė tė gjakut tė kryqit [tė Tij] ‑

tė pajtojė me vete gjithēka

qoftė nė tokė qoftė nė qiell.

21 Edhe ju qė dikur ishit tė pėrjashtuar dhe armiq pėr shkak tė veprave tuaja tė kėqija, 22 tani Hyji ju pajtoi me vete nė saje tė trupit tė vdekshėm tė Krishtit ‑ nėpėr vdekje ‑ qė t’ju nxjerrė para Tij tė shenjtė, tė drejtė e tė patėmetė. 23 Por duhet tė qėndroni tė themeluar nė fe, tė qėndrueshėm dhe tė palėkundshėm nė shpresėn qė jep Ungjilli, pėr tė cilin dėgjuat, i cili iu predikua secilės krijesė nėn qiell. Kėtij Ungjilli unė Pali iu bėra mbarėshtues.

Shėrbesa e Palit nė Kishė

24 Dhe tani vetė u gėzohem vuajtjeve tė mia pėr tė mirėn tuaj dhe plotėsoj nė trupin tim ēka u mungon mundimeve tė Krishtit pėr Trupin e tij ‑ Kishėn. 25 U bėra mbarėshtues i Saj nė fuqi tė misionit qė Hyji mė caktoi pėr tė mirėn tuaj qė ta bėj tė njohur njėherė e pėrgjithmonė Fjalėn e Hyjit: 26 ‑ Misterin e mbajtur fshehur gjatė shekujsh dhe breznish, tė cilin tani ua zbuloi shenjtėrve tė tij. 27 Kėtyre Hyji deshi t’ua bėjė tė njohur lavdinė e begatshme tė kėtij Misteri nė paganė: d. m. th. : Krishti ėshtė ndėr ju, shpresa e lavdisė! 28 Ne kumtojmė Atė. Qortojmė ēdo njeri dhe mėsojmė gjithkėnd me ēdo njohuri pėr tė bėrė qė gjithkush tė arrijė pėrsosmėrinė nė Krishtin. 29 Pėr kėtė arsye edhe mundohem dhe luftoj me ndihmėn e fuqisė sė tij i cili me plot fuqi vepron nė mua nė mėnyrė tė pushtetshme.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Kolosianėve > Shėrbesa e Palit nė Kishė